LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vila e korrupsionit" në Gjirin e Lalzit/ "Shkundet" Meta

8 Shtator 2019, 07:50, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është shfaqur dje në bregdet i rrethuar nga macet. Përgjatë gjithë verës, Metën e kemi nga mali në fushë, herë i rrethuar nga kafshët e herë mes perimeve, ndërkohë që nuk harronte të kthente mbrapsht ndonjë ligj në Kuvend.

Por, paraqitja e tij e djeshme me macet ka ngjallur reagime të ndryshme tek qytetarët.

Kur përmendet macja dhe Meta, qytetarëve iu kujtohet vila e famshme në Gjirin e Lalzit. Ndaj nuk kanë denjuar ta pyesin se a ka bërë tualete për gjithë macet me të cilët u shfaq i rrethuar.

Një tjetër hamendje e qytetarëve ka qenë se e ka braktisur bashkëshortja kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndaj ai ka përfunduar tek macet.

Në fakt, Meta nuk u pa as në 15 vjetorin e LSI-së, dhe dalja e tij me macet, ngriti dyshime dhe hamendësime.

“Të qenka ftohur shumë Mona, duket që të ka lënë vetëm. Po mos e vrit mendjen, sa të kalojë kjo valë e do të kthehet prap. Mos u mërzit fare, femrat janë gjithmonë tradhtare”, i shkruan një komentues Presidentit.

Ndër të tjera nuk kanë munguar talljet, por edhe “shpërthimet” e qytetarëve ndaj Presidentit

“O ku je katandisur, zoti të dënoftë për vjedhjet dhe vrasjet që i ke bërë këtij populli. Drejtësia vonon por nuk harron… E neveritshme të dëgjosh këtë palo President dhe gruan e tij të flasin për drejtësi, dashuri dhe dhembshuri për popullin. Shumë e neveritshme….Presidenti ka luajtur fare nga mendtë”.

Janë këto disa nga komentet, të cilat bashkë me të tjerat po i sjellim më poshtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga