Connect with Us

Tirana kryeqyteti më i ndotur/ Nuk përmbahet Sazan Guri

Sociale

Tirana kryeqyteti më i ndotur/ Nuk përmbahet Sazan Guri

Publikuar

-

Ambientalisti Sazan Guri, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me raportin e BE, të publikuar para disa ditësh, e sipas të cilit Tirana rënditet ndër kryeqytet me nivelin më të lartë të ndotjes.

Duke ironizuar me vlerësimin që i bëhet nga ndërkombëtarët kryeqytetit të Shqipërisë, Guri shkruan: “Këta mortjet e botës që e zgjedhin për 10, na thonë dot: Pse ata jetojnë në komplekse banimi me 24% ndërtim dhe 26% hapësirë publike, 30% gjelbërim, 20% për shërbime të tjera e për fëmijë, për moshë të tretë?”

Postimi i plotë

Mqs Tiranen, keta mortjet e botes e zgjedhin per 10, na thone dot: Pse ata jetojne ne komplekse banimi me 24% ndertim dhe 26% hapesire publike, 30% gjelberim, 20% per sherbime te tjera e per femije, per moshe te trete?. Pse ata nuk kane asnje veper urbane me te larte se fjala e Zotit (kishe, xhamni, sinagoge) ne rrezen prej 500-1000m, kur te ne po ndertohet 5m larg xhamise?? Pse ata nuk kane shesh piramid, kur ne e kemi me lartesi 1,2 m? Pse ata nuk kane prishur asnje veper te pare, qofte teater, estrade, stadium, cirk, shkolle, parlament, kur ne vetem te prishim cdo gje te pare? Pse ata kane dendesi banimi 40, 45, max 145 banore/ha, ne 1000-1500 banore/ha? Pse ata kane qytet te paster, ndersa Tirana, si Shkupi e Prishtina, kryeqyteti me i ndotur sipas raportiti te BE pak jave me pare? kush pergjigjet sakte, oferta e meposhtme qendron edhe ketu?!./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Turizmi dhe Tërmeti/ Nëse nuk merren masa, pasojat do të jenë të mëdha

Publikuar

-

Nga

Duke u nisur nga fakti që inventari i hoteleve në Durrës – Golem është më i madhi se në çdo destinacion tjetër në Shqipëri, dhe nga fakti që Fluturimet charter për pushime në plazh në Shqipëri sjellin më shumë se 90 për qind të turistëve në këtë rajon, mund të them që, nëse nuk merren masa për të përballuar këto efekte, pasojat në turizëm do të jenë të mëdha…

Nga Besnik Vathi

Operator Turistik

Nga përvoja botërore, Tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore në një destinacion turistik e dëmtojnë rëndë edhe turizmin në atë destinacion. Dhe nëse nuk menaxhohet drejt, këto dëme kanë pasoja të shtrira për një kohë të gjatë. Duke parë raste të shumta se çfarë efektesh kanë pasur dhe se si janë menaxhuar këto, do të doja të parashtroja disa mendime se ç’duhet bërë në mënyrë të menjëherëshme dhe në faza të mëvonshme për turizmin në Shqipëri, në kushtet e pasojave të mundshme të pas-tërmetit.

Tërmeti i 26 Nëntorit solli dëme të mëdha, jo vetëm në banesa por edhe në hotelet dhe apartamentet që përdoren për pushime në plazh në Rajonin e Durrës – Golem. Dëmet që solli tërmeti janë: Hotele të shembura plotësisht, – Hotele të dëmtuara rëndë dhe që ndoshta duhen shembur, – Hotele të dëmtuara rëndë dhe që duhen konstruktuar, – Hotele të dëmtuara lehtë dhe që duhen riparuar. Këto dëme do të ishin katastrofale edhe në jetë të humbura tek turistët e huaj, nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë sezonit veror.

Zona Durrës – Golem ku edhe efektet shkatërruese dhe dëmtuese të tërmetit ishin më të mëdhatë, është destinacioni më i madh në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj për pushime në plazh. Në pamundësi për të pasur të dhëna të sakta dhe të verifikuara për peshën specifike që mund të ketë kjo zonë si destinacion turistik në raport me totalin në numër dhe të ardhura, do ta kemi të vështirë të parashikojmë saktë efektet e tërmetit në industrinë e turizmit në Shqipëri për vitin që vjen. Megjithatë, duke u nisur nga fakti që inventari i hoteleve në Durrës – Golem është më i madhi se në çdo destinacion tjetër në Shqipëri, dhe nga fakti që Fluturimet charter për pushime në plazh në Shqipëri sjellin më shumë se 90 për qind të turistëve në këtë rajon, mund të them që, nëse nuk merren masa për të përballuar këto efekte, pasojat në turizëm do të jenë të mëdha.

Dëmet fizike në një pjesë të hoteleve do të pasohen me dëmin e madh në imazhin e turizmit në Plazhet e Shqipërisë. Pasojat mund të jenë në anulime të kontratave me Hotelet, anulimin e charterave drejt Shqipërisë dhe shtyrjen për vite të tjera të prurjeve të reja nga operatorë të rinj.

Por çfarë duhet bërë që këto efekte negative mbi turizmin shqiptar të shmangen;

  1. Riparimi i Dëmeve fizike në Hotelet dhe Apartamentet pritëse.

LEXO EDHE:  Sfidon Veliajn për bashkinë e kryeqytetit/ Pse Tirana duhet të zgjedhë Arben Skënderin

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Mister skenari, blindohet Tirana

Duhet të fillojë menjëherë riparimi i dëmeve në hotele dhe apartamentet pritëse, për të qenë të gatshëm për sezonin e ri të plazhit. Kuptohet që hotelierët e kanë parasysh këtë dhe do mundohen ta bëjnë menjëherë, qoftë me kompanitë e sigurimit, bankat apo fondet e tyre. Eshtë e rëndësishme që riparimet të mos jenë maskime apo mbulime të defekteve, por riparime tërësore për të pasur ndërtesa të sigurta dhe të përshtatshme

  1. Kontrolli i Sigurisë së ndërtesave të hoteleve dhe apartamenteve pritëse dhe Certifikimi Sizmik i tyre mundësisht nga Kompani Ndërkombëtare.

Në ligjin për Turizmin ishte parashikuar edhe Standardizimi, Kategorizimi dhe Klasifikimi i Njësive akomoduese. Por ky proces nuk ka përfunduar as me rregullore dhe as ka filluar në praktikë. Autoritetet përkatëse duhet ta përshpejtojnë rregullimin ligjor dhe ta fillojnë sa më shpejt këtë proces, duke përfshirë natyrisht edhe kontrollin dhe sigurinë e ndërtesave. Ndërkohë pa pritur rregullimin ligjor, menjëherë duhet të bëhet kontrolli teknik i ndërtesave në zonën Durrës – Golem për të shkuar deri në mbyllje të atyre hoteleve dhe apartamentëve pritëse që nuk garantojnë sigurinë për të ardhmen. Eshtë e domosdoshme që të gjithë hotelet dhe apartamentet pritëse të kërkojnë, me ndërhyrjen e shtetit certifikimin sizmik të ndërtesave të tyre mundësisht nga Kompani të besueshme Ndërkombëtare. Këto certifikata do të kishin vlerë të madhe besueshmërie për vazhdimin dhe mosanulimin e kontratave për vitin që vjen.

  1. Subvencionimi i Operatorëve të Huaj.

Nga praktika ndërkombëtare, rajone dhe destinacione të dëmtuara fizikisht dhe moralisht nga Fatkeqësi Natyrore apo Konflikte politike dhe sociale, mbrohen nga shteti për të mos pasur pasoja. Në rastin tonë, rruga më e sigurt dhe më e nevojshme në këtë situatë pas tërmetit do të ishte subvencionimi gjatë vitit që vjen apo edhe viteve më pas i Tour-Operatorëve të Huaj me qëllim që të mbajnë apo të rrisin numrin e turistëve që sjellin drejt rajonit të Durrës – Golem.

  1. Pjesëmarrja e zgjeruar në Panaire Ndërkombëtare

Në kushtet e reja të krijuara, pjesëmarrja në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit duhet të rritet edhe me financimin më të madh nga ana e shtetit dhe duke zgjeruar sa më shumë hartën e pjesëmarrjes.

  1. Lehtësi fiskale për Hotelet e Rajonit Durrës – Golem.

Evidentimi i dëmeve të pësuara në hotele, duhet të shoqërohet edhe me masa lehtësuese fiskale për ato biznese të dëmtuara, në mënyrë që të përballojnë jo vetëm riparimin e dëmeve në objektet e dëmtuara, por edhe të jenë në gjendje të promovojnë më shumë aktivitetin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Duke bashkuar shqetësimin tim me atë të qindra mijë aktorëve në fushën e turizmit, do të doja që ndërhyrja e shtetit dhe autoriteteve lokale të ishte sa më e shpejtë për të shmangur sa më shumë efektet e kësaj katastrofe./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza, ja sa arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillojnë përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë, përgjithësisht parashikohet një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale. Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët.

LEXO EDHE:  OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

LEXO EDHE:  Sfidon Veliajn për bashkinë e kryeqytetit/ Pse Tirana duhet të zgjedhë Arben Skënderin

Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë.
Ju urojmë një javë të mbarë!

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 9 dhjetor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e bukur dhe plotësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit nuk do ketë me asnjë debat. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe jeta për ta do marre plotësisht një tjetër kthese. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës dhe do e keni gjithë kohës situatën nen kontroll.

DEMI 21. prill – 21. maj

Venusi dhe Jupiteri do kenë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do ndihen te kënaqur me takimet qe do realizojnë. Financat do favorizohen gjate gjithë kohës. Gjendja do jete shume here me e mire nga sa kishit menduar dhe do mund te shlyeni edhe disa nga borxhet.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite e mbushur me surpriza te jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe gati për te hedhur hapat e mëdha. Beqaret duhet te dalin sa me shume dhe te pranojnë te njihen me persona nga me te ndryshmit. Vetëm ashtu do arrijnë ta gjejnë personin e përshtatshëm. Ne planin financiar situata do jete mjaft konfuze dhe delikate.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Merkuri do ju shtyje te luani e te argëtoheni si fëmijë te lumtur ju te dashuruarve. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kenë një dite te begate për sektorin e ndjenjave kështu qe me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar situata mund te dale plotësisht jashtë kontrollit nëse tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse arrini te ruani qetësinë dhe kuptoheni mire me partnerin tuaj sot, çdo gjë mes jush ka për te ecur si duhet e do përjetoni emocione. Nëse jeni beqare mundohuni te tregoheni sa me te logjikshëm dhe te mos i besoni te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Buxheti do ketë përmirësime fale disa parave qe do merrni nga te afërmit si një mënyrë shpërblimi për diçka qe keni bere.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse jeni ne një lidhje, jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft e qete sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni sepse partneri do ju dashuroje pafund dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Ju beqaret nuk duhet te pranoni menjëherë te krijoni lidhje me atë qe do iu propozoje, por duhet te mendoheni gjate e me pas te bëni zgjedhjen përfundimtare. Buxheti do jete i kënaqshëm nëse nuk tregoheni impulsive.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me ndjenja dhe emocione te paimagjinueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë partnerit dhe do e kuptoni sa shume ai ju do. Beqaret do fillojnë me shpejt nga sa e kishin menduar një histori dashurie mbresëlënëse. Buxheti ne shume momente do jete delikat kështu qe mundohuni te mos shpenzoni pa bere llogarite me pare.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Nuk do jeni aspak tolerante me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene delikate e problematike. Për asgjë nuk do ketë mirëkuptim mes jush. Beqaret do jene indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe kane për te mbetur serish te vetmuar. Gjendja e financave ka për te qene gjithë kohës e mire. Për asnjë moment nuk do keni probleme ne çift kështu qe mund te jeni te qete.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Te dashuruarit do kenë një dite shume interesante sot. Here pas here pasioni do jete mbizotërues dhe do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret do jene te gatshëm te provojnë edhe aventura vetëm për te mos mbetur me te vetmuar. Për ta shume gjera do jene ndryshe. Ne planin financiar fati do jete me ju dhe do arrini te kryeni edhe investime te mira.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do reflektoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe me qetësi e largpamësi do i zgjidhni disa probleme qe ju kane dale. Mbrëmja do jete me e qete dhe me emocionuese. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse dite me te mira i presin. Me shpenzimet tregohuni sa me te rezervuar qe te mundeni sepse vetëm ashtu do mund te keni një situate te stabilizuar.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do vije duke u përmirësuar sot dhe ne mbrëmje pasioni ka për te qene shume me i fuqishëm. Emocionet do jene si asnjëherë me pare. Beqaret nuk do jene shume te fiksuar pas gjetjes se dashurisë se madhe dhe nuk do bëjnë përpjekje te mëdha. Gjendja e financave do jete shume delikate dhe do ju duhet te bëni pafund kursime qe ta kaloni ditën pa probleme serioze.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jupiteri do sjelle fat me shumice ne planin sentimental dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Do i sqaroni me ne fund edhe disa keqkuptime te vogla dhe do e shihni te ardhmen me optimizëm. Beqaret do kenë gjithashtu një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me njohje fantastike. Për ta do rilinde dielli. Me shpenzimet duhet te jeni pak me te kursyer dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

LEXO TE PLOTE