Connect with Us

Reforma zgjedhore/ Prapaskenat, LSI dhe Mediu nuk i besojnë Lulzim Bashës

Politikë

Reforma zgjedhore/ Prapaskenat, LSI dhe Mediu nuk i besojnë Lulzim Bashës

Publikuar

-

Paralajmërimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha për prezantimin e një platforme për reformën zgjedhore dhe mundësia e nisjes së bisedimeve me Partinë Socialiste për një draft konsensual, ka alarmuar jo vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe aleatët e tjerë të PD.

Mosbesimi dhe shqetësimi i LSI, aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike është frika e arritjes së një kompromisi mes PD-PS për reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin zgjedhor.

Kërkesa themelore e të gjitha partive dhe grupeve politike për reformën zgjedhore, me përjashtim të PD-LSI, është ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke implementuar korrektimin kombëtar të votave.

Ky propozim parashikon rritjen e përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar në të njëjtën kohë pozitat e dy partive të mëdha, PD-PS, shkruan sot, Shqiptarja.com.

Partia Demokratike ka një marrëveshje me LSI, PR, PDK, LZHK, PBDNJ, PAD etj., ku përfshihet edhe reforma zgjedhore.

Por, në të gjitha propozimet dhe deklaratat e PD për reformën zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

Kjo është edhe arsyeja se pse LSI nuk i beson Lulzim Bashës për reformën zgjedhore, por kërkon që të jetë pjesë e tryezës së mundshme, siç u shpreh dy ditë më parë në Report Tv Edmond Panariti.

LEXO EDHE:  Basha provokon revolucion/ Mos zgjidhni largimin, ngrihuni, luftoni

Në këtë linjë me LSI bashkohet edhe Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun dhe partitë e tjera të koalicionit opozitar.

Mesazhi i aleatëve

Në një tjetër mbledhje të komisionit për reformën zgjedhore, kreun i LZHK, Dashamir Shehi, i ka dhënë një mesazh të qartë PD-së.

Shehi është shprehur se çështja kryesore është sistemi zgjedhor. “Politika këtu fillon me sistemin, sepse për këtë punë jemi mbledhur, nëse do ta mbajmë këtë sistem apo do ta ndërrojmë. Unë kam ardhur me shpresën që do ta ndërrojmë sistemin. Kjo është një çështje e madhe politike.

Nga kjo fillon politika. Nëse do të rrimë me sistemin proporcional rajonal apo do ta bëjmë proporcional kombëtar apo do ta bëjmë proporcional të korrektuar apo do ta bëjmë sistem maxhoritar?

Nuk ka rëndësi kjo. Ka 30 sisteme, nëse do të merremi me sistemin. Sistemi është kryesori, është kryefjala. Nga sistemet derivon pjesa politike, kurse te pjesa teknike kemi ardhur nga fatkeqësia, sepse ne vjedhim votat e njëri-tjetrit, ndryshe nuk do të merreshim fare me këtë punë”, ka pohuar Shehi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman mbështet hapjen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Gjermani ku u takua sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Gajtë takimit dypalësh, Cakaj dhe ministri gjerman kanë diskutuar për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit

“Diskutuam hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!

LEXO EDHE:  Basha provokon revolucion/ Mos zgjidhni largimin, ngrihuni, luftoni

LEXO EDHE:  Top Story, e ardhmja e Vetting-ut dhe protesta e PD

Po ashtu, ndamë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian 🇦🇱🇩🇪🇪🇺!

Në fund, shprehëm mirënjohjet më të veçanta për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit që nga fillimi! Po ashtu, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit 🏗🤝🧱!

Gjithmonë falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin institucional e demokratik dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në përgjithësi”,  shkruhet në njoftimin e plotë për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”.

Ndërkohë, ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar prej dy ditësh, të gjithë ish-deputetëve dhe strukturave të PD-së, u është drejtuar një mesazh, nëpërmjet të cilit Basha kërkon që të gjithë të jenë të pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për të mbështetur Ervin Salianjin.

Por, ashtu sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, të siguruara nga CNA.al, vetëm një pjesë e ish-deputetëve i janë përgjigjur kërkesës së Bashës.

Në sallën e Gjykatës nuk kanë qënë të pranishëm Edi Paloka, Valentina Duka, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, etj.

LEXO EDHE:  Basha provokon revolucion/ Mos zgjidhni largimin, ngrihuni, luftoni

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e analistit/Marrëveshja Rama-Basha ndarje pazaresh, do zhgënjehemi!

Gjithashtu në Gjykatë mungonin edhe shumica e anëtarëve të kryesisë dhe sekretariati.

Po ashtu në sallën e gjyqit sot mungonin edhe alëatët e Partisë Demokratike, që nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, apo edhe të tjerë përfaqësues të LSI-së.

Pra, siç duket ish-deputetët e PD-së dhe aleatët janë distancuar në mënyrë të qartë duke treguar hapur se nuk mbështesin Salianjin nuk mbështesin Salianjin dhe babalizmin politik të Lulit me skenarë manipulues./ CNA.al

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë

Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Padia për Dvoranin/ Meta: Rasti flagrant, Prokuroria të bëj punën e saj

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka folur për mediat, pas dëshmisë rreth 20 minuta në Prokurorinë e Tiranës për kreun e KED Ardian Dvorani.

Meta tha se provat e depozituata janë të mjaftueshme dhe se askush nuk mund ti shmanget veprimit të Prokurorisë.

“Jemi këtu në respekt të pritjes suaj dhe natyrisht që nuk mund të largohesha pa respektuar edhe vëmendjen dhe durimin tuaj pavarësisht se për momentin ka çështje edhe më të mprehta.

Me pak fjalë mund t’ju them se jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i prokurorisë pas kallëzimit penal që kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencës.

Kemi dhënë sqarime plotësuese në vijim të provave dhe dokumente që kemi dorëzuar. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim.

Mendoj që është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Mund t’ju them se kushtetuta e thotë shumë qartë se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejt përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i Kryemadhit/ Paralajmëron Ramën, shqiptarët do të ngrenë zgupthi

LEXO EDHE:  “P*rdh P*rdh se lirohesh”/ Demokratët masakrojnë Bashën në portalin e djathtë

Dhe lidhur me gjykatën Kushtetuese integriteti i së cilës është i një interesi mbarëkombëtar sepse është kjo Gjykatë që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe sovranitetin e shtetit dhe interesat kombëtare. Dua të siguroj qytetarët shqiptarë se Presidenti i tyre ka zbatuar Kushtetutën.

Të gjitha provat e depozituar deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit. Ne nuk bëjmë presione pavarësisht se ka vënë në dyshim dinjitetin e shtetit. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do bashkëpunojmë më ngushtë me prokurorinë se ky është një rast flagrant. Vendin ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, por mund t’iu them se do të vijojmë të komunikojmë me qetësi me qytetarët shqiptarë për t’i ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës. Sapo të kthehem në zyrë do autorizoj Blushi të publikojë spotin e parë sepse Kushtetua është mjaft e rëndësishme”, deklaroi Meta.

LEXO TE PLOTE