Connect with Us

Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?

Opinione

Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?

Publikuar

-

rama dergon meten ne kushtetuese

Nga Mero Baze

– Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me pretendimin e shumicës, se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke e përdorur postin që mban për qëllimet politike të opozitës dhe destabilizimin e vendit, duke u përpjekur të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe duke futur vendin në kaos.

Ballafaqimi me Presidentin dhe pyetjet ndaj tij, nuk vlejnë për të konstatuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi ajo është konsumuar në sytë e të gjithëve, por vlen më shumë për të kuptuar vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Nga kjo varet shumë jo aq fati i Ilir Metës, por serioziteti me të cilin shumica, duhet të mbrojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, nuk është thjeshtë një trill i shumicës dhe as një kokëfortësi për të mos respektuar Presidentin. 

Me aktin politik të çdekretimit të 30 Qershorit, Ilir Meta tentoi t’u heqë të drejtën shqiptarëve të zgjedhin dhe të zgjidhen, duke u hequr një nga të drejtat e tyre themelore në demokraci. 

Akti i tij politik futi në rrugë pa krye procesin zgjedhor, duke e përdorur kompetencën e tij formale të caktimit të datës, si një mekanizëm lufte politike që ndau vendin. 

Ai e poshtëroi misionin kushtetutes të Presidentit në gërmë dhe në frymë, duke ndezur flakët e një lufte civile dhe duke përdorur postin e tij, jo si simbol i unitetit kombëtar, por si simbol i luftëtarit të përçarjes kombëtare.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, është një triumf mbi të keqen dhe një çmontim i strategjisë së luftës civile në vend, për nevoja tërësisht politike të opozitës që udhëheq presidenti Ilir Meta. 

Merita e shumicës nuk është se zgjodhi 61 kryetarë bashkie më 30 Qershor, por se zgjodhi të mos fuste shqiptarët në një luftë vëllavrasjeje për shkak të Ilir Metës.

Tani pas 30 Qershorit qëndrimi ndaj Ilir Metës vlen për të kuptuar, nëse shumica e bëri 30 Qershorin për të marrë bashkitë apo për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe lufta civile.

Nëse socialistët përpiqen të bëjnë kompromis me Ilir Metën, ata nuk kanë më asnjë të drejtë më 30 Qershorin dhe betejën politike për ta mbrojtur atë.

Serioziteti me të cilin ata duhet ta trajtojnë Ilir Metën, si një njeri që ka marrë peng zyrën e Presidentit të Shqipërisë, duke e përdorur atë kundër unitetit kombëtar, paqes sociale dhe të drejtës së shqiptarëve për të votuar, do të tregojë shumë, nëse 30 Qershori ishte një betejë për këto vlera, apo për 61 Bashki.

Nuk ka rëndësi pastaj çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese. Rëndësi ka që socialistët të tregojnë se nuk zgjodhën të mbrojnë një datë më 30 Qershor, por historinë e shtetit shqiptar./TemA/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Publikuar

-

Nga

Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj të hëne, me siguri që nuk do t’i kenë shpëtuar dy lajme, në pamje të parë, pa lidhje me njëri- tjetrin.

I pari kishte të bënte me dialogun e rregullt që kryeministri mban me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pasi ai botoi një foto të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, një nga komentuesit kishte ironizuar duke thënë që rëndësi ka se çfarë ndërtohet dhe jo sesa vidhet  (lexo këtu). Kaq është dashur që në stilin e tij, Rama të shpërthejë: “O i vjedhur nga mendë”, “Kur u ndanë kaq të ranë”, e të tjera ofendime të cilat bëhen shumë, po të bashkohen edhe me përgjigjet banale që u ktheheshin dialoguesve të tjerë.

Kjo copëz bisede, që haset rëndom në komunikimin në Facebook të kryeministrit, ngre në fakt disa pyetje: A është normale që një qytetar të kërkojë llogari se nuk duhet të na verbojnë vetëm veprat e Rilindjes por edhe paratë e shpenzuara për to? A nuk ka qenë pikërisht ky edhe standarti i socialistëve, kur ishin në opozitë (psh a nuk kanë thënë ata të njëjtën gjë për rrugën e Kombit)? A nuk meriton ky dyshim një përgjigje serioze nga një kryeministër serioz? A nuk duhet të ishte kjo llogaridhënie pjesë e bashkëqeverisjes me aleatin e vetëm, popullin?

Nëse nuk do të bëhej për këto qëllime, ç’kuptim do të kishte që kreu i qeverisë të shkojë e të përleshet në rrjetet sociale, me trutharë që nuk meritojnë përgjigje?

Pikërisht tek kjo pyetje e fundit qëndron edhe thelbi i këtij lloj komunikimi. Sepse, kur vepron kështu, Rama as nuk rrëmbehet, as nuk del nga kontrolli. Këtë gjë e provon më së miri edhe dëshmia e shumë redaktorëve që pohojnë se këto copëza dialogjesh i përcillen shtypit nga vetë zyra e komunikimit e kryeministrit. Këtë e përforcon edhe fakti se mediat pro qeveritare, i vendosin këto lajme në hapësira të dukshme dhe u bëjnë atyre një jehonë përtej të zakonshmes.

Pra, Edi Rama e ka këtë lloj incidenti në dialog, këtë shkëmbim permanent sharjesh e fyerjesh në strategjinë e tij të komunikimit.

Dhe pikërisht këtu kjo histori lidhet me një tjetër lajm të shpërndarë me zell nga mediat pranë qeverisë sot. Bëhet fjalë për atë batutën që kryeministri lëshoi në inagurimin e një shkolle të re: “Nuk do më shihni vetëm në ekranet e shtëpive tuaja, por edhe kur të hapni frigoriferin”

Po pse i duhet Ramës kjo vetë- ironi? Pse duhet t’u kujtojë ai mbarë shqiptarëve se u shfaqet në TV me dendurinë e një sundimtari afro- aziatik? Pse nuk ka droje të lërë imazhin e njeriut që më shumë shet fjalë sesa punë?

Në fakt ai nuk do këtë. Ai e ka instiktin për të kuptuar se është bërë i neveritshëm me ERTV-në e tij dhe me gjithë mediat e mëdha që e kopjojnë fjalë për fjalë propagandën e tij. Ai e di që ajo që bën nuk është as normale, as demokratike. Dhe pikërisht ngaqë e kupton këtë, ai është i pari që vrapon për ta qesharakëzuar.

Loja e tij është e qartë: Mos e lër zemërimin dhe përbuzjen të ngjizen në forma serioze, por normalizoi ato duke i banalizuar.

Prandaj Edi rend i pari që tallet me Ramën që na është bërë si njeri i familjes përmes TV-ve, prandaj ai bën rrugaçin dhe fillon e shan kur e pyesin për çmimet e koncensioneve të rilindjes.

Pas gjashtë viteve degraduese në pushtet, kur nuk ka më asnjë justifikim të besueshëm dhe kur gjërat kanë degjeneruar deri në pikën ku propaganda nuk bën më fajde, Edi Ramës i ka mbetur vetëm kjo armë: ta shesi vesin si normal, duke na yshtur të qeshim me të.

©Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Fatura e rëndë e tepsisë

Publikuar

-

Nga

Në mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme shqiptare zhvilloi tenderin për ndërtimin e linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë Prishtinë. Projekti financohej përmes një huaje nga banka gjermane KFW dhe në garë morën pjesë 2 kompani, kroatja Dalekovod dhe boshnjakja Energoinvest. Në mënyrë të papritur KFW shpalli fituese firmën kroate, e cila kishte ofruar një çmim plot 8.2 milionë euro më të lartë se sa Energoinvesti i Bosnjes. Por paratë ishin hua dhe do të paguheshin nga qytetarët shqiptarë. Sapo mori vesh shpalljen e fituesit, Sali Berisha e bllokoi tenderin.

Në atë kohë, presioni mbi qeverinë ishte i madh. Nga njëra anë banka gjermane kërcënonte me anullim të financimit, nga ana tjetër opozita e atëhershme akuzonte qeverinë se ishte duke sabotuar interesat kombëtare dhe bashkimin energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por Sali Berisha qëndroi deri në fund dhe vendosi anullimin e procedurës.

Tenderi u përsërit në vitin 2014 dhe për ironi Rama, që në atë kohë akuzonte Berishën se po favorizonte serbët, shpalli fituese të njëjtën kompani që donte të shpallte qeveria e Berishës, bosnjake Energoinvest. Qytetarëve shqiptarë ju kursyen 8.2 milionë euro dhe më vonë edhe vetë KFW e pranoi se tenderi i parë kishte patur parregullsi.

Do të kalonin më shumë se tetë vite që në Shqipëri të përsëritej një rast thuajse identik me atë të linjës së Kosovës. Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, vetëm se këtë herë interesat korruptive nuk vijnë nga jashtë, por janë të brendshme dhe madje në luftë me njëra tjetrën.

Zanafilla e këtij konflikti ishte vendimi i ARRSH për të skualifikuar të 5 ofertat me çmimet më të ulëta në tender dhe për të shpallur fituese ofertën më të lartë, e cila kishte një diferencë prej 4.3 milionë euro me vendin e parë. Ky ishte detonatori që ka ndezur një luftë të ashpër brenda llojit me përplasje të forta mes institucioneve dhe klaneve ekonomike në qeveri. Komisioni i Prokurimit Publik, organi më I lartë vendimarrës në fushën e prokurimeve e gjeti të paligjshëm vendimin e ARRSH dhe e ndryshoi fituesin e tenderit duke ja dhënë ofertës më të ulët. Por ARRSH e refuzoi ta zbatonte vendimin për ndryshimin e fituesit, çka çoi në anullimin e tenderit nga Ministria e Energjisë.

Lufta e ashpër e interesave korruptive që ka shpërthyer brenda Partisë Socialiste po i ngarkon qytetarët shqiptarë me një faturë të dyfishtë. Kostoja e parë e kësaj fature është ajo e korrupsionit, e cila ka përmasa monstruoze dhe mund të shkojë deri në 5 milionë euro për një kontratë të vetme, sic u ekspozua nga tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Por veç rritjes së kostove, lufta brenda llojit në qeveri ka sjellë edhe një faturë tjetër po kaq të rëndë për qytetarët, atë të bllokimit total të investimeve publike dhe veprave të zhvillimit. Projektet e infrastrukturës janë shembulli më i qartë.

Për gjithë vitin 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka lidhur asnjë kontratë të re investimi në rrugë. Në këto 8 muaj e gjysmë, ARRSH ka patur 7 procedura tenderimi në proces. Ato janë dy procedurat për ndërtimin dhe supervizimin e lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, dy të tjera për lotin I të Unazës së Tiranës, supervizimin e lotit 2 po të Unazës dhe dy procedura të tjera për sinjalistikën ttugore në Jug dhe në Veri. Por për tetë muaj e gjysmë, ARRSH nuk ka mund të mbyllë me sukses asnjë prej këtyre tenderave. Shkaku i dështimit është pikërisht konflikti mes klaneve ekonomike brenda maxhorancës, të cilat përleshen për çdo kontratë dhe tender publik.

Ky bllokim i projekteve të infrastrukturës ka një kosto të madhe për qytetarët, po aq sa rritja e faturave për shkak të korrupsionit. Qytetarët e Sarandës, të cilët shpresonin se në vitin 2021 më në fund do të udhëtonin 3 orë me shpejtë për në Tiranë, tashmë duhet të presin pa afat. Gati 1 milionë qytetarët e Tiranës, të cilët presin zgjidhjen përfundimtare të nyjes hyrëse tek sheshi Shqiponja, janë kapur peng nga sherri që kanë grupet e ngushta te interesit në qeveri se kush prej tyre do ta përfitojë llokmën e madhe 20 milionë euro të kësaj kontrate.

Por teksa investimet e reja dështojnë pafundësisht, të vetmet kantiere ku punohet janë ato të hapura nga viti i kaluar e më parë. Në fakt, tenderat publikë në Shqipëri gjithmonë kanë patur korrupsion. Por me sa duket në të kaluarën vendimarrja ka qenë e koordinuar deri në hierarkinë më të lartë të qeverisë. Ndërsa tani lufta mes klaneve ekonomike brenda PS-së është bërë aq e fortë sa që kafshët kanë dalë nga kafazi dhe nuk po i binden më as zbutësit, bablokut te madh.

Kjo është një pikë pa kthim, që e shndërron qeverinë dhe Partinë Socialiste në një organizatë të mirëfilltë interesash private ekonomike, në kundërshtim të hapur me interesin publik. Dhe tani Edi Rama nuk ka kujt t’ja faturojë më tepsinë, pervecse vetes së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Kardhiqi, preludi i unazës

Publikuar

-

Nga

Perplasja e forte per tenderin 20 milione euro te rruges Kardhiq-Delvin eshte vetem nje nga frontet e luftes se ashper qe ka shperthyer mes klaneve ekonomike brenda maxhorances.
Fronti tjeter i kesaj lufte pritet te shpertheje brenda pak ditesh dhe eshte ai i Unazes se Madhe te Tiranes.

Jane te njejtit aktore dhe eshte e njejta perplasje identike. Ne 22 korrik, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e lotit te pare te Unazes, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e Shqiponjës. Ne garë moren pjesë 8 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Alb Building me 1.72 miliardë lekë ose 14.2 milionë euro, ndërsa e dyta ishte e Salillarit me 1.77 miliardë lekë.

Por ashtu si ne rastin e Kardhiqit, pas shqyrtimit të ofertave, Autoriteti Rrugor Shqiptar skualifikoi për mospërmbushje të kritereve dy ofertat më të ulëta duke shpallur fituese kompaninë e vendit të tretë, vëllezërit Hysa, e cila ka ofruar ta ndërtojë veprën me 14.7 milione euro, pra 500 mije euro me shume se oferta me e ulet.

Edhe ne tenderin e Unazes, vendimi i ARSH është kundërshtuar nga kompanite me ofertat me te uleta, perkatesisht Alb Building dhe Salillari, te cilat e ankimuan shpalljen e fituesit në Komisonin e Prokurimeve. Ashtu siç parashikon procedura, me marrjen e ankesës KPP ka pezulluar menjeherë lidhjen e kontratës, deri në vendimin përfundimtar që do te marr pas shqyrtimit të dokumentave. Dosja ka tre jave qe qendron ne KPP dhe deri tani nuk ka asnje vendim.

Ngjashmeria mes dy tenderave eshte e frikshme. Ne te dy rastet ARRSH ka skualifikuar ofertat me te uleta. Ne tenderin e Kardhiq-Delvine ajo shpalli fituese kompanine me oferten me te larte duke skualifikuar 5 ofertat me te uleta, ndersa ne tenderin e Unazes u shpall fituese oferta e trete me e larte dhe u skualifikuam dy kompanite me ofertat me te uleta.

Por kjo nuk eshte koicidenca e vetme. Ne te dy tenderat, fituesi eshte i njejti. Ose me sakte prokurimi ka shkuar ne kompani me lidhje te forta me njera tjetren. Behet fjale per kompanine Vellezerit Hysa. Edhe pse ne tenderin e Kardhiqit kjo kompani nuk figuron vete ne konsorciumin fitues, ajo merr pjese permes kompanise satelit te saj, Sulova. Kjo e fundit eshte nje kompani qe figuron ne pronesi te Elton Mustes, per vite te tera ish ekonomisti i kompanise Vellezerit Hysa.

Por vendimi i ARRSH-se per t’i cuar dy tenderat me te medhenj te infrastruktures rrugore per vitin 2019 ne te njejten dore duket se nuk ka qene i koordinuar ne te gjithe hierarkine e pushtetit. Prova per kete ishte ndryshimi i fituesit nga Komisioni i Prokurimit.

Ne tenderin e Kardhiqit vendimi i ARRSH-se per te shpallur fituese oferten me te larte u cilesua si i paligjshem nga Komisioni i Prokurimeve, i cili permbysi fituesin duke urdheruar kualifikimin e ofertes me te ulet, asaj te konsorciumit te perbere nga Gjoka dhe Cobial me oferte 4 milione euro me te ulet. Por pas refuzimit te Sonila Qatos per te ndryshuar fituesin dhe kur gjerat dolen totalisht jashte kontrollit, ne loje hyri Ministria e Infrastruktures qe urdheroi anullimin e tenderit.

Gjasat jane qe edhe ne rastin e Unazes vendimi i ARRSH-se te rrezohet serish dhe fituesi te ndryshoje. Ne kete situate ka dy skenare. Ose Sonila Qato zbaton vendimin e KPP-se dhe ndryshon fituesin ose e refuzon serish ashtu sic beri me Kardhiqin dhe tenderi i Unazes mund te shkoje drej anullimit. Gjithmone nese nuk do te kete ndryshime ne kupolen drejtuese te ARRSH-se dhe Ministrise se Infrastruktures, nje skenar ky qe pas ketyre qe kane ndodhur nuk eshte me i paimagjinueshem.

Tenderat 40 milione euro te rruges Kardhiq-Delvine dhe Unazes se Tiranes nxorren ne syte e opinionit publik luften e ashper mes klaneve ekonomike te maxhorances. Por mbi te gjitha ato ekspozuan ne driten e diellit pazaret dhe korrupsionin ne tenderat publike ne Shqiperi. Tashme Partia Socialiste nuk eshte me nje parti politike por nje organizate e mirefillte interesash te cilat tani jane ne lufte te ashper brenda llojit. Bishat tashme kane dale nga kafazi. Qytetareve u mbetet vetem te paguajne faturen./CNA.al

LEXO TE PLOTE