Connect with Us

Protestuesi në Hon Kong, thirrje SHBA-së ti mbroj nga Kina

Bota

Protestuesi në Hon Kong, thirrje SHBA-së ti mbroj nga Kina

Publikuar

-

Aktivistët pro-demokracisë u mblodhën pranë konsullatës amerikane në Hong Kong të dielën ndërsa përpiqen të rrisin presionin ndërkombëtar ndaj Pekinit pas tre muajsh protestash të mëdha dhe ndonjëherë të dhunshme.

Miliona njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut gjatë 14 javëve të fundit në sfidën më të madhe për sundimin e Kinës që nga dorëzimi i qytetit nga Britania në vitin 1997.

Një turmë e madhe njerëzish, disa duke valvitur flamurin amerikan, u mblodhën në një park në distriktin komercial të Hong Kongut dhe marshuan pranë konsullatës së Uashingtonit.

Ata i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të bëjnë presion ndaj Pekinit për të përmbushur kërkesat e tyre dhe që Kongresi të miratojë një projekt-ligj të propozuar së fundmi që shpreh mbështetje për protestën.

Protestat filluan nga planet për një projekt-ligj tani të anuluar, për të lejuar ekstradimet në Kinë, që shihet nga kundërshtarët si lëvizja e fundit e Pekinit për të cënuar liritë unike të Hong Kongut.

Por pasi Pekini dhe udhëheqësit e qytetit reaguan ashpër, lëvizja u shndërrua në një fushatë më të gjerë duke kërkuar demokraci më të madhe, përgjegjshmëri të policisë dhe një amnisti për të arrestuarit në protesta./VOA- Titulli është i CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 51 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane bëjnë të ditur se 51 persona janë konfirmuar, të prekur nga koronavirusi.

Ansa.it raporton se 39 raste janë konfirmuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjera në Veneto. Ndërkohë, koronavirusi dy persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të virusit vdekjeprurës.

Viktima e parë ishte Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Padova, ku ishte shtruar së bashku me një tjetër person, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Mësohet se ai është banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29./ CNA.al

LEXO TE PLOTE