LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritet t’i zërë vendin Johannes Hahn/ Kush është eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica

8 Shtator 2019, 06:54, Politikë CNA
Pritet t’i zërë vendin Johannes Hahn/ Kush është

Për postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë pritet që të kandidohet nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, eurodeputetja kroate, Dubravka ?uica.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por sipas BË, burime diplomatike në Bruksel pohuan se zonja ?uica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën.

Paraprakisht do të zhvillohen seanca dëgjimore më të gjirhë kandidatët e përzgjedhjet nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe pas prezantimit pritet të merret në tërësi edhe votëbesimi i Parlamentit Europian.

Dubravka ?uica është anëtare e Bashkimit Demokratik Kroat që prej vitit 1990, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2009, ka shërbyer si kryebashkiake e Dubrovnikut.
Kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, ?uica u zgjodh eurodeputete. Këtë vit ajo u zgjodh edhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane.

Nëse kandidatura e saj konfirmohet, shkruan oraneës.tv, atëherë ky është një lajm i mirë për aspiratat e Ballkanit Perëndimor për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ndërsa në rastin e Serbisë, në disa raste ?uica ka deklaruar se nuk është realiste që Serbia të anëtarësohet brenda vitit 2025.

Në një deklaratë të bërë në maj të vitit të kaluar, ajo tha se Serbia duhet të paraqesë më herët listën e personave të zhdukur gjatë luftës, si dhe të kthejë pasuritë e trashëgimisë kulturore. Deri tani, postin e Komisionerit për Zgjerimin e ka mbajtur Johannes Hahn, i cili pritet të marrë një portofol të ri në kabinetin e ardhshëm.

Lajmet e fundit nga