Connect with Us

Politikanë dhe gazetarë “thyejnë” rrjetin/ Ironia therëse përmes fotove

Satire Politike

Politikanë dhe gazetarë “thyejnë” rrjetin/ Ironia therëse përmes fotove

Publikuar

-

Ngjarjet e ditës, debatet, janë përkthyer në meme nga faqet e njohura humoristike.

Politikanë gazetarë, kanë rënë në “kurthin” e memeve shoqëruar me një ironi therëse, përtej asaj çfarë ndodh realisht.

Problemet me ujin e pishëm në Tiranë, mbyllja e emisioneve të ashtuquajtura kundër Qeverisë apo edhe banalitet që vijnë nga analistët-gazetarë dhe jo vetëm të paneleve të ndryshme, janë bërë pjesë e memeve.

Kryefjalë e memeve ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndiqet nga kryeministri Edi Rama, avokati Spartak Ngjela dhe gazetarët Ylli Rakipi dhe Alfred Peza.

Realitetit gri shqiptar, i kanë dhënë nota humor memet e faqeve humoristike, të cilat CNA.al do t’i sjellë për lexuesit e saj. (Fotot i gjeni në galerinë lart)./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Zbulohen të pathënat/Basha ngjala për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se ka një dashuri të madhë dhe e kopjon në detaje Ilir Metën. Nga dëshira për ta ndjekur pas, si shpresë se bashkë po fitojnë zgjedhjet Luli, ndjek hapat e Metës dhe këtë deri në detaje.

Mesa duket ngjalat e Ilir Metës me Edi Ramën i shoqëruar nga Nar Koka në 2012 ne Gjirin e Lalzit, duken si profeci dhe shans për Lulin.

Duke dashur të fitojë të njëjtin “bekim” Luli sonte (e hënë) mblodhi aleatët afër vendit ku  Meta takoi Narin me Ramën.

Sërish me ngjala, sërish në Ishëm (komuna ku futet Gjiri Lalzit), por këtë herë është Luli me aleatët, mungon Mona, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dulja.

Por  Agron Duka mund ta përfaqësojë Narin, ashtu si Nard Ndoka kreun e qeverisë Rama, që e ka pasur disa herë aleat, gjithsesi rëndësi ka që aleatët e Lulit, po hanë ngjala pasi kanë përvëluar karrierën e tyre politike më Bashën, tani koha për kënge e valle për fitoret e rradhës.

Pritet që Ilir Meta ti bashkohet tryezës ose të çojë Çimin si misionar.

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Si dy vëllezër siamezë”/ Detaji që nuk u pa në intervistën e Metës tek Çim Peka

Publikuar

-

Nga

Gazetari Çim Peka dhe presidenti ynë, Ilir Meta janë bërë së fundi miq për kokë. Përtej faktit se eksplorojnë malet e Shqipërisë bashkë, Peka një vit më parë e shoqëroi Liken edhe në Tropojë, aty ku rreth 19 vite më parë shkonte i shoqëruar nga forca të shumta të policisë, të grupeve të gatshme, të Forcave të Armatosura, të FNSH dhe të RENEA.

Çim Peka i cili betohet për kokën e Lulit, i bën fresk Lalit, por duket se mik të ngushtë paska Ilir Metën.

Për më tepër mbrëmjen e djeshme, Meta ishte i ftuari “special” i Çim Pekës në emisionin e tij, ku dhe dukeshin si “biniakë siamezë”.

Po të shikosh me vëmendje videon, vihet re se jo vetëm kollaren që e kishin pothuajse njëlloj, por edhe kostumin dhe këmishat i kishin uniformë.

Mesa duket pas këpucëve mjaft të kushtueshme që i dhuroi Meta kohë më parë Çim Pekës, se fundi e paska shpërblyer edhe me një kostum. Ose të dy kanë dalë për shoping bashkë, ose Meta ka vendosur që t’i dhurojë Çimit një veshje të njëjtë me të tijën./ CNA.al

Foto/ Ilir Meta i blen këpucë 1 milionë leke Çim Pekës

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Video-Receta e Dumës për politikën/ Basha si “kek me çokollatë”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e krahason kryeministrin Edi Rama me një tepsi byreku.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” është vendosur para një pyetësori se me çfarë pjatash apo ëmbëlsirash i krahason figurat politike si: Jozefina Topalli, Sali Berisha, Majlinda Bregu, Edi Rama, Esmeralda Shkjau, Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Vangjush Dako, Mimi Kodheli, Ervin Salianji.

Duma ka thënë se e krahason kryeministrin Edi Rama me një gatim tradicional “Byrek me qepë”, ndërsa ish kryeministrin Sali Berisha me nje biftek të rëndë, ndërsa kreun e PD Lulzim Bashën me një “kek me çokollatë”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: