Connect with Us

Paralajmëron Vasili/ Nëse nuk hapen negociatat në tetor, fajtorët të dalin jashtë nga politika

Politikë

Paralajmëron Vasili/ Nëse nuk hapen negociatat në tetor, fajtorët të dalin jashtë nga politika

Publikuar

-

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili,  ka reaguar përmes një postim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Sipas Vasilit, Shqipëria gjendet në një moment delikat dhe nëse nuk hapen negociatat as në tetor fajtorët duhet të dalin jashtë politikës.

Postimi i plotë

Moshapja e negociatave ne tetor,fajtoret jashte nga politika!!

Tetori i ketij viti eshte nje stacion kritik per Integrimin Europian te Shqiperise.

Cdo moment kur eshte marre ne diskutim kjo ceshtje ka qene mjaft i rendesishem,por ky tetor ndryshon rrenjesisht nga te gjithe momentet e tjere.

Shqiperia shkon ne Europe ne tetorin me delikat me momentin historikisht me negativ te saj.

Tradicionalisht me pare ka pasur hapa qofte edhe simbolike, por qe mëtonin te ishin hapa perpara,ne momentet e verifikimeve,qe Brukseli ka bere perpara marrjes se vendimit te rendesishem,qe ende nuk eshte arritur.

Ky tetor eshte pa asnje diskutim me i errti,qe Shqiperia po kalon.

Shperberja vertikale e te gjithe pushteteve eshte nje realitet trondites:
-qe nga parlamenti i asgjesuar nga kapja prej qeverise dhe shnderrimi ne noter i saj
-tek qeverisja produkt dhe sherbetore e krimit trafiqeve dhe parave te pista,
-tek pushteti gjyqesor i kapur,i shantazhuar e i perdhosur dhe pa gjykatat e nivelit me te larte dhe me nje prokurori, qe mbulon dhe nuk zbulon krimin dhe korrupsionin
-deri tek asgjesimi i themelit te demokracise dhe ndarjes se pushteteve, qe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme te cilat u asgjesuan dhe u zevendesuan nga votimet moniste ne 30 qershor.

Ky moment i erret shperberes eshte prezantimi me i zymte i Shqiperise perballe nje Europe ku kerkojme te marrim hapjen e negociatave,te cilat kane deshtuar per vite me radhe ne kete tetor kritik.

Do duhej domosdoshmerisht dhe menjehere nje akt madhor reflektues,qe do te mund te rihapte nje perspektive europiane te rrezikuar keqas dhe me shanse afer zeros.

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe te menjehershme do te ishin i vetmi hap, dhe asnje tjeter, per te dhene nje sinjal pergjegjshmerie te thelle politike nga Shqiperia drejt Europes.

Kerkush ne Shqiperi sot nuk ka nevoje per nje qendrim as mish as peshk per negociatat,sepse realisht ai do te ishte thjesht nje bllokim dhe hap prapa dhe asgje me shume,pervecse vetem do ti sherbente propagandes idiote te qeverise se rilindjes,e cila njihet per paturpesine e saj ne kremtimin e hiçsukseseve dhe hapjen e shampanjes e dekoratat per hapjen e negociatave imagjinare te radhes.

LEXO EDHE:  Situata në Shkodër/ Vasili kërkon shpalljen e emergjencës

Duhet pra nje qendrim i qarte per hapjen e negociatave.

Qendrimet dele dash te deritanishme te Europes per hapjen e negociatave,vendosja e kushteve,duartrokitjet per reforma inekzistente ,pergezimet artificiale dhe hipokrite ne funksion te interesave personale te burokrateve te vegjel ne Bruksel, vetem kane renduar se tepermi situaten ne Shqiperi.

Shperberja shteterore e te gjitha niveleve e pasqyruar shume qarte ne raportin e OSBE-IDIHR per votimet e paligjshme te 30 qershorit eshte nje deshmi politike, qe e ben tetorin e integrimit akoma me te zymte.

Rikthimi i votimeve moniste pa zgjedhje,refuzimi i dekreteve kushtetuese te presidentit,qe krijoi hapesiren per te shpetuar pluralizmin dhe sigurine ne vend si dhe kapja e te gjithe pushteteve nga rilindja jane atentate te verteta ndaj integrimit europian te vendit

Sot nevoitet veprimi madhor zgjedhjet e lira dhe te ndershme,ai eshte i vetmi, qe ka mbetur per shpetimin e Integrimit Europian dhe evitimin e izolimit faktik qe do te pasoje per vendin.

Nuk na duhen ne tetor fraza te bukura kalemxhinjsh europiane, qe qendisin negociata qe nuk hapen,kushte qe shtohen dhe shpresa te rrema bajate te nje objektivi, qe s’realizohet kurre.

Negociata ose hapen pa asnje kusht dhe ecim perpara ose do te thote te shohim nje film bajat te pare disa here.

Alibi per moshapjen e negociatave nuk ka dhe as qe mund te kete.

Instrumenti mbretereshe eshte aty perpara te gjitheve dhe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Kush i pengon ato duhet te behet gati te dale perfundimisht nga politika dhe ky eshte nje verdikti i hidhur nga i cili fajtoret nuk do te shpetojne dot me asnje mjet e menyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat për fshehjen e pasurisë/ PD kërkesë Prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për Ervin Bushatin

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës informacion zyrtarë se në cfarë faze janë hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati, 16 muaj pasi e kallëzoi penalisht.

Gjithashtu, PD-ja kërkon që të dijë nga prokuroria e Tiranës nëse pas datës 19 dhjetor kur u krijua SPAK, a ka shpallur moskompetencën për t’i kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pasi Bushati është deputet.

PD e akuzon Bushatin për fshehje të pasurisë, ekzaktësisht për dy trualle dhe një sipërfaqe ndërtimi në Tiranë, dy pasuri të fituara nga ALUIZNI në Qerret të Kavajës, njëra sipërfaqe ndërtimi dhe tjetra truall, një pasuri truall në Sarandë dhe po ashtu edhe një garazh në qytetin bregdetar.

PD KËRKESË ZYRTARE PROKURORISË: NA INFORMO PËR FAZËN KU NDODHEN HETIMET NDAJ DEPUTETIT SOCIALIST ERVIN BUSHATI DHE NËSE DOSJA I KA KALUAR SPAK

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

LEXO EDHE:  Zbulohet përgjigjja e Ramës/Shkullaku: Me gjysmë letre, dha vetëm …!

LEXO EDHE:  Raporti i Bankës Botërore/ Vasili akuza qeverisë: Me këto “reforma” do jemi të parët në botë për korrupsion

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja e parakohshme e kryebashkiakut të Rrogozhinës/ Balla i jep lamtumirën

Publikuar

-

Nga

taulant balla

Ditën e sotme u nda nga jeta në mënyrë të papritur, për shkak të një infarkti, kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla.

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Memollës, ndërsa e cilëson të parin e bashkisë së Rrogozhinës një përfaqësues të denjë.

“Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie”, shkruan Balla në rrjetet sociale./ CNA.al

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marku për tubimin e Metës/ “Shqipëria mund të shkojë në luftë civile për më pak se 24 orë”

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Mark Marku ka dalë në krah të presidentit Ilir Meta dhe tubimin e thirrur për në datën 2 mars e ka cilësuar të ligjshëm.

Ai pretendon se çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët, ndërsa akuzat i drejton nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij,  Rama po tenton të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të kufizimit të kompetencave të Presidentit.

”Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real, pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit. Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla, por nuk është e paligjshme.

Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët. Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne që s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në Parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, Parlamenti nuk ekziston, s’është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë”, tha pedagogu në emisionin “Kjo Javë”.

LEXO EDHE:  Vendimi i KE/ Rama: Nuk ka asnjë surprizë, i kemi bërë detyrat e shtëpisë

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Italia bën lëvizjen e papritur

Marku deklaroi më pas se Shqipëria është një vend delikat, ku nuk është vështirë të shkohet në luftë civile brenda më pak 24 orëve prej tensioneve dhe qeverisjes abusive.

“Ka një ndryshim në të folurën e Metës, por nuk ka ndryshim në reflektimin e qeverisë. Po kanë ndikuar ndërkombëtarët, por dikush që nuk përfaqëson një institucion apo forcë politike, një njeri që është në funksionin e Presidentit ka kaluar nga emocionaliteti në racionalitet. U fol fillimisht se do të shpërndante Parlamentin, dhe pse ky Parlament nuk ekziston. Nëse ti akuzon një njeri për arrgoancë, ti s’mund të jesh arrogant. A mundet Presidenti të shpërndajë parlamentin, kur shumica nuk është më shumicë. Është një pakt, që të shpërndahet Parlamenti duhet që pjesa tjetër të ketë zgjedhur kryeministrin, pra është një paradoks. Ne jemi vend delikat, themi Rama është i fortë, kështu kanë thënë dhe të tjerë para tij, por Shqipëria ka shkuar brenda 24 orëve në luftë civile, 200- 300 veta kanë shkuar dhe kanë djegur kryeministrinë dhe kanë përzënë kryeministrin”, nënvizoi pedagogu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE