Connect with Us

Nga Denis Dyrnjaja/ Ina nga heroinë në viktimë, për shkak të biografisë

Opinione

Nga Denis Dyrnjaja/ Ina nga heroinë në viktimë, për shkak të biografisë

Publikuar

-

Një nga abuzimet më të mëdha që ndodh rëndom në Shqipëri është keqpërdorimi i emrit për llogari të të tjerëve, më saktë për llogari të të tretëve. Shumë portale kanë lajm “Arrestohet për evazion fiskal vjehrri i polices Ina Nuka”.

Titulli të lë “shijen” që Ina Nuka nuk është dhe aq korrekte si police, ose nuk është aq fatkeqe që u plagos në një protestë të opozitës, ku desh humbi disa gishta nga shpërthimi i një mjeti pirroteknik, sepse e paska vjehrrin abuzues (gjithnjë nëse provohet fajësia ndaj tij).

Ky është rasti tipik kur ne shquajmë veten si njerëz që merremi me biografi. Çfarë kusuri ka Ina se bën një zullum vjehrri, bashkëshorti i saj, madje vëllai, babai apo motra e saj.

Pra çdo kush prej nesh nuk mund të vuajë pasojat e gabimeve apo fajeve të të tjerëve. Përgojimi është cënim i dinjitetit dhe personalitetit të personit, që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen ose personin objekt të veprimtarisë abuzive ose kriminale.

Në një sistem si ky që kemi zgjedhur të jetojmë, pra në demokraci përgjegjësia është individuale e jo kolektive. Kjo llogaria me biografi me farefis e shoqëri është një reminishencë e sistemit të shkuar diktatorial. Boll me anatemime kolektive. Kush bën krim të vuajë pasojat, të tjerët s’kanë kusur të përgojohen e të kthehen “në gjah” për publikun duke i shkatërruar jetën dhe privatësinë.

Askush s”duhet dhe nuk mund të ndjehet fajtor ose bashkëfajtor me dikë tjetër qoftë ai dhe person i afërt ose shumë i afërt familjar. Biografia është një arkaizëm në kohët që jetojmë. Në diktaturë njerëzit ndëshkoheshin ose nderoheshin sipas biografisë. Sot jetojmë në demokraci, por mendojmë ende si në diktaturë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kush e “ndëshkoi” Durrësin, ikja e Dakos apo Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të cilit ishte afër Durrësit. Deri tani raportohet të ketë disa persona të lënduar por më shumë se sa aq ka qenë paniku në një tërmet 5.6 ballë i përsëritur më pas nga një tjetër 5.2, lëkundje të cilat kanë tronditur kryeqytetin  dhe Durrësin më shumë i cili ka qenë më afër epiqendrës.

Po të shohësh rrjetet sociale dhe komentet e njerëzve dy janë pikat kryesore që i referohen tërmetit.

Së pari në Durrës thonë na ra tërmeti se na iku Vangjush Dako, por edhe më shumë edhe më tej parashikuesi i këtij tërmeti ka qenë Ilir Meta i cili thoshte se do të kishte një shkundje apokaliptike në Shqipëri.

Tani në Durrës, duhet të votojnë që të zgjedhin se kush nga të dy ishte shkaktari i këtij tërmeti, largimi i Vangjush Dakos dhe mos kandidimi i tij apo parashikimi i dhënë nga Ilir Meta që është banor i Durrësit në Gjirin e Lalëzit.

Ndonjë tjetër do të donte të kishte dhe një opsion nga opozita apo Partia Demokratike, kryesisht Lulzim Basha, por sështë se ka ndonjë lidhje të tretë me Durrësin sepse Ferdinand Xhaferri i cili  ndoshta afrohet me Ilir Metën si profet, në këtë aspekt  premtoi vetëm rregullimin e cilësisë së diellit dhe të rërës, nuk hyri tek tërmetet, ndërsa Ilir Meta ishte ai që e parashikoi.

Në finale tashmë duhet të gjejmë ishte Dako apo Meta që sollën këtë tërmet që thuajse e shkundi fare Durrësin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një idiot politik që parashikon tërmete

Publikuar

-

Nga

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi i pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji- Minierave, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmiologjisë.

Si për t’u tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idiotët politikë që bëjnë parashikime, tërmeti dëmtoi më rëndë se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmiologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmiologjike” diku afër Linzës, dhe profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë një katëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po ndodhnin në atë moment në botë.

Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vëmendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti, tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërish dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik, që duhet marrë në konsideratë. Historiku i tërmeteve shkatërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi.

Çdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lartë historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijojë hapësira për gjendjen e emergjencës.

Kaq i ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi i lejeve etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni.

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan Zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solid, si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vetë me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëjë tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodhë, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit të radhës./Mero Baze-TemA

LEXO TE PLOTE

Opinione

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “Opinion”, në TV “News 24”, ku vendimi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm, i dhenë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, ka qenë në fokus.

Duke folur për dënimin e Saimir Tahirit, Gjekmarkaj vlerësoi se dënimi i tij ishte i pritshëm, kurse ka zbuloi ksuh e ka mbrojtur gjithmonë “krahun e tij të djathtë”.

“Ky ishte një vendim i pritshëm. Rama e ka mbrojtur. Ambasada amerikane tregon se ato ishin orë negociatash dhe jo orë për të marrë vendimin. Reforma në drejtësi, tanimë, vihet në dyshim. Vendimi ishte qesharak për akuza që kanë qenë të rënda. I vendosën njollën e të fajshmit, por deklaratat e tij ishin si triumf. Tahiri mbrëmë ka trembur vendimmarrësit. Është një histori banale dhe qesharake e tregon sesa tragjike është gjendja në Shqipëri. Gjykatësit ishin nën frikë, sepse nuk e kanë kaluar ende vettingun, artikuloi analisti Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE