Connect with Us

Lista e manipulimeve/ Të vdekurit “ngjallen”, për të votuar

Kosova & Rajoni

Lista e manipulimeve/ Të vdekurit “ngjallen”, për të votuar

Publikuar

-

Kosova i ngjall të vdekurit në ditën e zgjedhjeve. Kjo duke i mbajtur emrat e atyre që nuk janë në jetë në listën e votuesve. Njësoj ndodh edhe me ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Një pjesë e këtyre dy kategorive e japin votën sa herë mbahen zgjedhje në Kosovë. Keqpërdorimi kësisoj është prezent prej afro 20 vjetësh, porse ende nuk është gjetur formula për t`i dhënë fund këtij manipulimi.

“Po vinë me votu ata që janë dekë, para 1999 e s`po vijmë na prej gurbeti. Të kryme e ki. Aty jem”, ka qenë komenti i një mërgimtari që është përfolur goxha shumë në “Facebook” pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 6 tetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpër rrjete sociale e kafene, shumëkush ka ironizuar pse shteti më i ri evropian ka më shumë qytetarë me të drejtë vote se banorë sipas regjistrimit të vitit 2011. E në listën përfundimtare të votuesve i përfshin edhe qytetarët e vdekur, familjarët e të cilëve kanë dëshmi certifikatat e vdekjes të autoriteteve civile e dëshmitë e autoriteteve fetare.

Kosova ka të gjithë mekanizmat shtetërorë dhe ndihmën e bashkësive fetare, por prapëseprapë qytetarët në çdo proces zgjedhor shohin emrat e të dashurve të ndjerë në listën e votuesve. Ka raste kur raportohet edhe për “ngjalljen” e tyre pasi dikush ka nënshkruar poshtë emrit të tij dhe kundërligjshëm ka hedhur fletëvotimin në kuti. Mbikëqyrësit e shoqërisë civile dyshojnë se përveç neglizhencës së mekanizmave shtetërorë, problemet përsëriten në çdo proces zgjedhor edhe për shkak se subjektet politike mund të përfitojnë vota prej vëzhguesve të tyre të gatshëm për të marrë përsipër rrezikun “për të votuar” për të vdekurit, ose për mërgimtarët që nuk kanë mundësi të votojnë.

LEXO EDHE:  DASH: Ekstremizmi islamik në Kosovë është rritur gradualisht

E sistemi i drejtësisë, edhe kur i ndëshkon shkelësit e ligjit, i dënon me gjoba simbolike ose me kusht. Keqpërdorimet e kësaj fushe dhe kufizimet burokratike me të cilat përballen mërgimtarët, cenojnë demokracinë edhe ashtu të brishtë të Kosovës, vlerësojnë monitoruesit dhe analistët.

Alarmi evropian

“Mënyra e parë dhe mundësia e parë për keqpërdorim të votës është mospastrimi i listës zgjedhore me vetë faktin që ka njerëz në listë të votuesve që dihet me siguri se nuk do të votojnë, dhe kjo përbën rrezikshmëri të madhe që krejt sistemi të manipulohet, sepse mjafton një nënshkrim në listë të votuesve dhe ai person, kushdo mundet me ba, me pasë të drejtën me votu për shkak të atij nënshkrimi”, thekson Artan Murati, nga organizata joqeveritare KDI, që në tetorin e vitit të kaluar publikoi raportin “Çdo votë duhet të vlejë”.

Aty janë vënë në pah mangësi të shumta, me theks të veçantë mundësitë për keqpërdorim të emrave të qytetarëve të vdekur dhe të mërgimtarëve në listën e votuesve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hahn nuk dorëzohet: Skeptikët të hapin negociatat

Publikuar

-

Nga

Diskutimi për hapjen e negociatave ka bërë që Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dalin në një konferencë urgjente për mediat.

Në fjalën e tij, Hahn theksoi se duhet një dritë jeshile për hapjen e negociatave.

“Do doja që ky takim të kishte diçka për të festuar. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj që duhen vlerësuar. Shpresoj që të premten të festojmë. Ju nuk kërkoni asgjë më shumë sesa një dritë jeshile për të nisur negociatat”,tha ai.

Më tej, Hahn tha se besueshmëria e BE-së varet nga vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por a nënkupton dalja në konferencë vetëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ndarjen e dy vendeve në procesin e negociatave? I pyetur nga mediat për këtë çështje, Hahn tha se do të takohet nesër në mëngjes me Edi Ramën.

LEXO EDHE:  DASH: Ekstremizmi islamik në Kosovë është rritur gradualisht

LEXO EDHE:  Basha kushtëzon Ramën/Jep dorëheqjen, nëse do zgjedhje! Meta është patericë

“Nuk mund të komentojë qëndrimet e vendeve anëtare, por institucionet e BE kanë bërë rekomandim për të dy vendet”, shtoi Hahn.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkoi nga vendet e BE-së që t’i japin vendit të tij mundësinë për të çelur negociatat.
“Ne kemi bërë reforma të rëndësishme për gjithë Ballkanin jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, ju lutem mendoni për popullin e Maqedonisë”, tha ndër të tjera Zoran Zaev./CNA.AL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zaev për negociatat: Na pranoni, ne ndërruam dhe emrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur se një refuzim për hapjen e negociatave, do të ‘hidhte në erë’ qeverinë Maqedonase.

Në një intervistë për tanjug.rs, Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut për hir të hapjes së negociatave, ka ndërruar emrin dhe ka bërë marrëveshje me Bullgarinë e Greqinë.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtar në BE që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme ndaj e pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të fillojë me Maqedoninë e Veriut, dhe me Shqipërinë. Kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Bushati: Asocacioni heq pengesat për liberalizim të vizave dhe antarësim në UNESCO

LEXO EDHE:  DASH: Ekstremizmi islamik në Kosovë është rritur gradualisht

Alternativë tjetër për ne nuk ka. Ne nuk mund të heqim dorë nga BE sepse ajo është e ardhmja jonë. Nëse ndodh e kundërta, do të shkatërrohet qeveria dhe do të vijë dikush tjetër që do ta vazhdojë këtë rrugë.

Për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë si dhe me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, nënvizoi Kryeministri Maqedonas.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Akuza të forta kundër Hashim Thaçit/ Zbardhet skenari i tij me Serbinë

Publikuar

-

Nga

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për “Kosova Sot Online”, Kelmendi tha se “Lista Serbe është produkt i drejtpërdrejtë i Hashim Thaçit dhe Ivica Daciçit e Aleksandër Vucicit, por nën ndikimin Morgherinit dhe të BE-së. Natyrisht se kjo Listë është krijuar mbi këtë marrëveshje të fshehtë dhe vepron kryesisht nën dirigjimin dhe udhëheqjen e shtetit serb.

Aleksandër Vucic është krimineli që e udhëheq dhe tërësisht vepron nëpërmjet kësaj, duke mos lejuar unifikimin e shtetit dhe funksionimin e tij. Prandaj de fakto dhe de jure, me marrëveshjen e fshehtë edhe Veriu është nën sundimin e shtetit serb”.

Ndërsa komenton helmimin përmes fletëve të votimit,  Muhamet Kelmendi thotë se nuk duhet të kërkohen edhe më shumë provokime të tjera në Republikën e Kosovës nga ndërhyrja e Serbisë dhe Lista Serbe, për ta përjashtuar nga sistemi politik i Kosovës Listën Serbe, që sipas Klemendit, nuk përfaqëson asgjë tjetër, veçse i shërben si instrument i drejtpërdrejtë Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

Profesor Kelmendi madje akuzon Hashim Thaçin, duke deklaruar se Lista Serbe është një produkt i marrëveshjes së fshehtë të Hashim Thaçit me eksponentët e qeverisë së Beogradit, ngase dihet mirëfilli se si u krijua ky subjekt politik serb.

LEXO EDHE:  Bushati: Asocacioni heq pengesat për liberalizim të vizave dhe antarësim në UNESCO

LEXO EDHE:  Krimi që fsheh Ilir Meta

“Në fakt i pari kësaj afere të kryerjes së veprave penale është Hashim Thaçi që e krijoi veriun , pushtetin paralel serb atje, dhe dha pëlqimin për këtë subjekt kriminal. Vepra penale e tyre del kryesisht nga veprimet antikushtetuese dhe nga Kodi Penal i Kosovës. Mbi këtë bazë, këtë listë, jo vetëm që duhet ndaluar juridikisht që të vepron, por edhe penalisht duhet të ndiqet. Dënimet janë nga 5 vjet deti në burg të përjetshëm”, thekson profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Përtej këtyre veprimeve kriminale të Beogradit përmes Listës Serbe, me helmimin misterioz të stafit të KQZ-së-QNR, Kelmendi thotë se ata po kryejnë edhe vepra penale kundër nenit 1 të Kushtetutës, në të cilën del uniteti dhe pandashmëria e territorit.

“Ka edhe shumë vepra të tjera penale. Por si Thaçi, ashtu edhe anëtarët e Listës Serbe, si dhe vet ky subjekt, duhet të dënohen me neni 125 të Kodit Penal të Kosovës, por nuk ka kush për ta bërë. Organet e brishta dhe të korruptuara të Kosovës nuk e bëjnë këtë. Njerëzit e pa denjë dhe frikacakët e prokurorisë dhe të policisë, apo ndoshta AKI, e cila vetëm formalisht ekziston nuk merren me këto gjëra”, ka shtuar për “Kosova Sot Online”, profesori Muhamet Kelmendi.

LEXO TE PLOTE