Connect with Us

Lëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës!

Politikë

Lëvizja e Re prezanton Ekipin e Tiranës!

Publikuar

-

Pas takimeve të suksesshme në Dibër, Shijak, Kavajë dhe Durrës, LRE –  Lëvizja e Re ka zhvilluar një takim prezantues të Ekipit Nismëtar të Tiranës.

Lëvizja e Re është partia e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, e cila sapo ka ardhur në skenën politike shqiptare në këtë fillimshtatori si rezultat i transformimit të LDE – Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë.

Lëvizja e Re – LRE ka ardhur si një sfidë idealiste politike, si një parti e djathtë, opozitare, proinstitucionale, properëndinore, projetës dhe probiznes.

Duket qartë se pedagogu Galdini dhe Ekipi i tij Drejtues në LRE e kanë ndarë mendjen që Lëvizjen e Re ta kthejnë në një lëvizje politike shprese dhe aspiratash për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ditën e djeshme në Tiranë, Lëvizja e Re prezantoi Ekipin e saj Nismëtar për Kryeqytetin.

Kryetari Nismëtar për Tiranën do të jetë sipërmarësi i njohur Bashkim Çalliku.

Bashkim Çalliku ka jetuar për shumë vite në Francë dhe ka aktivitete biznesi në Francë dhe Shqipëri.

Ai është gjithashtu edhe Anëtar i Dhomës së Tregëtisë Shqiptaro – Franceze.

Në Ekipin Nismëtar të Tiranës, Kryetari i LRE për Tiranën Bashkim Çalliku, prezantoi edhe shumë kolegë, profesionistë të lirë, arkitektë, avokatë, sipërmarës, inxhinierë, ekonomistë dhe pedagogë e studentë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Lëvizjes së Re, pedagogu Arian Galdini u tha të pranishmëve:

“Ju sot i bashkoheni jo thjesht një partie të re politike, jo thjesht LRE – Lëvizjes së Re, por një projekti patriotik për të bërë bashkë qytetarët e thjeshtë, të ndershëm e të papërlyer e për tu dhënë të gjithë shqiptarëve një alternativë shprese dhe besimi.

Shqiptarët me të drejtë e kanë humbut besimin tek politika, tek çdo parti politike dhe tek çdo politikan, sepse në 30 vite kanë takuar e u janë prezantuar vetëm batakçinj e plaçkaxhinj. Për 30 vjet ne kemi patur vetëm parti politike dhe pluralizëm plaçkaxhinjsh. Tani ka ardhur koha për ndryshim rrënjësor.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

Dhe ndryshimi nuk vjen nga shkëmbimi i roleve mes plaçkaxhinjve, as rrotacioni i plaçkaxhinjve, as tek alternativat se plaçkaxhiu që është në pushtet është e keqja më e madhe dhe plaçkaxhinjtë në opozitë janë e keqja më e vogël. Jo. Të gjithë plaçkaxhinjtë e politikës shqiptare, majtas e djathtas, në qeverisje a në opozitë, duhen konsideruar njëlloj dhe anëtarë të të njëjtit Klub, Klubit të Plaçkaxhinjve. Prandaj duhet ti refuzojmë njëlloj të gjithë plaçkaxhinjtë.

Nëse ata na duken sot ende si të plotfuqishëm dhe të frikshëm, nëse ata na duken sot si mure të larta e të pakalueshme, ftesa jonë si Lëvizje e Re është shume e thjeshtë: Hiqu tullën tënde. Kjo është motoja jonë: Hiqu tullën tënde.

Nuk ka nevojë as të bërtasësh, as të ulërasësh, as të bësh revolucion, e as të bësh namin, duhet vetëm që secili prej nesh tu heqë tullën e vetë. Si bëhet kjo? Shumë lehtë. Hiqu tullën tënde, mos u shko më në protesta, mitingje, festa e ahengje, salla e takime. Hiqu tullën tënde, mos u shko më pas, mos i dëgjo më, mos i përfill më, mos u jep votën, mos u shit votën. Hiqu tullën tënde dhe do ta shohësh se ata që duken si mure të pakalueshme do bien si kështjella rëre. Kjo është motoja e Lëvizjes së Re: Hiqu tullën tënde.

Ky është revolucioni i vërtetë. Kur ne u presim burimin e fuqisë atyre plaçkaxhinjve që janë lart, pra kur u  heqim votën tonë, fytyrën tonë, pjesëmarjen tonë, përdorimin tonë, ata do bien krejt si liliputë. Kini besim se do tia dalim. LRE është partia e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer. Ne do bashkojmë qytetarët e dobët për ti mundur Plaçkaxhinjtë e fortë. Ne do të jemi partia e Davidëve të ndershëm dhe me dinjitet që do ti mundim dhe turpërojmë Goliathët Plaçkaxhinj që na kanë sunduar e bërë keq në këto 30 vite. Do tia dalim.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha paralajmëron nga Shkozeti/ Vonesat s’mund të tolerohen, familje me fëmijë po flenë jashtë

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur sot në Shkozet, ku ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili përveç dëmeve materiale shkaktoi 51 viktima.

Në një postim në rrjete soaciale, Basha thotë se në Shkozet disa familje me fëmijë po flenë jashtë, ndërsa ngre akuzat se askush nuk është interesuar për ta.

“Në Shkozet, familje që jetojnë me qera, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojne të flenë jashte. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për tu sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëherëshme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.”, deklaron kryedemokrati.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të korruptonte policin, arrestohet një person

Basha paralajmëron se vonesat dhe zvarritjet janë të patolerueshme, teksa kërkon angazhimin sa më të shpejtë të vlerësimit të banesave dhe strehimit të tyre.

“Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara.

Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale”, thekson kryetari i PD./ CNA. al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një zyrtari i është dëmtuar pallati”/ Kryemadhi tregon si e “përbuzi” Bashkia e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregoi në emisionin “Kjo Javë” se një zyrtari i është dëmtuar pallati nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se Bashkia e Tiranës e kishte pritur në mënyrë arrogante zyrtarin, emrin e të cilit preferoi të mos e tregonte, ndërsa akuzoi Bashkinë se nuk e kishte lejuar zyrtarin në fjalë të merrte një inxhinier privat.

“A e dini ju që një zyrtar ka shkuar dhe ka thënë hajde se më është dëmtuar pallati dhe ato në mënyrë arrogante i kanë thënë shko merru me bashkinë dhe ky i ka thënë po shkoj të marr një inxhinier në mënyrë private. Dhe ata nuk e kanë lejuar, i kanë thënë se po e more në mënyrë private duam një licensë dhe që t’ja njohim raportin, duhet të punojë dy ditë falas për Bashkinë e Tiranës. Nuk po e përmend emrin, ata nuk e kanë njohur kush ka qenë se po ta kishin njohur do kishin shkuar të gjitha mediat atje”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së tërmeti të 26 nëntorit, teksa u shpreh se kryeministri Rama duhet të ishte thirrur në Prokurori.

Sipas Kryemadhit, Rama ka mosvperuar me dashje, duke mos i nxjerrë banorët nga pallatet pas tërmetit të 21 shtatorit, ndërsa hodhi akuza dhe për mungesë kapacitetesh në përballimin e situatës.

“Është një gjë shumë e shëmtuar ajo që Rama bëri në atë ditë fatkeqësie, e mosveprimit me dashje, sepse, mosveprimi për të nxjerrtë viktimat jasht ka qenë më dashje.

Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet që me 21 shtator. Kjo është arsyeja pse s’ju përgjigjem dhe thirrjes së tij për të bashkëpunuar, sepse nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që çfarë thotë në mgjes, nuk thotë në drekë.

Kemi një kryetar bashkie që thotë janë të banuara, nga ana tjetër kemi një grup emergjence që nuk egziston.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të korruptonte policin, arrestohet një person

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të korruptonte policin, arrestohet një person

Shteti ka një buxhet për emergjencat që çdo vit, vihet dhe nuk preket. Jo vetëm që prej 6 vitesh nuk është derdhur asnjëherë por është shfrytëzuar për fasada. Kjo është përsëri një vepër penale.

Nga ana tjetër kemi mosngritjen e emergjencave sociale. Kemi një mosveprim të gjithë institucioneve shtetërore.

A është me dashje a është padashje i ngelet Prokurorisë të hetojë. Unë kam patur njerëzit e mi te hotel “Mira Mare” që më kanë çuar video, dhe ditën që ka ndodh tragjedia, në orën 7 nuk kishte shkuar askush për të nxjerrë viktimat që thërrisnin për ndihmë.

Kjo qeveri ka patur 40 e ca fadroma e metrapik, për një vit të tërë tek Unaza e Re, duke shembur shtëpiat, e nuk paskin patur atje për të mbajtur një soletë që mos rrënohej.Ka patur mungesë totale të kapaciteteve.”, theksoi Kryemadhi më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE