Connect with Us

Kush e vrau policin në Lazarat?/ Ish ministri i Ramës në mbrojtje të autorëve

Kronika

Kush e vrau policin në Lazarat?/ Ish ministri i Ramës në mbrojtje të autorëve

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 1″ Ylli Manjani” është shprehur se shteti po e thellon të keqen.

Sipas tij asgjë s’ka ndryshuar më një vit më parë kur bëhet  fjalë për krimin.

Manjani ka sjellë si provë vrasje e policit në Lazarat, Ibrahim Basha.

“Shteti thellon të keqen. Asgjë bindëse që të provojë fajësinë e të dënuarve dhe mbi të gjitha t’i përgjigjet pyetjes: Kush e vrau policin?  Mjer kë zë taksirati! Reforma,Vetingu, SPAK, BKH, KLP, KLGJ, KED ngjajnë gjithnjë e më shumë si emra pesticidesh, që vetëm helmojnë njerëzit”, shkruan Manjani në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se autorët që janë dënuar me 162 vite burg, janë të pafajshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

FNSH “blindon” Sarandën/ Kontrolle masive për kapjen e personave të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e FNSH po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Publikoi videon e kryebashkiakut duke marrë kokainë/ Artan Hoxha thirret në Polici

Publikuar

-

Nga

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot video-skandalin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqej në ambientet e një lokali duke thithur kokainë.

Për të folur për këtë çëshjte Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Por teksa ai fliste moderatorit Blendi Fevziu i ka ardhur një mesazh, ku zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, i kërkonte që Hoxha të paraqitet në Komisariat, pët të dëshmuar lidhur me këtë çështje dhe deklaratat se nga kush është shantazhuar.

Me ironi vetë Fevziu, u shpeh: “Do të shoqëroj unë pas emisionit, se ja kam marrë dorën”.

Kjo është hera e dytë, që Artan Hoxha thirret për tu marrë në pyetje nga Policia. Kujtojmë që tre vite më parë, Hoxha u shoqërua tek Krimet e Rënda, ndërsa i’u sekuestruan dhe telefonat, pasi denoncoi lirimin nga Prokuroria të pilotit i cili drejtonte avionin me drogë që u rrëzua në Gjirin e Lalëzit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga “çështje familjare”/ Zbardhet e shkuara e errët e kryebashkiakut socialist

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, i cili u kap duke thithur kokainë, duket se problemet me drejtësinë i ka të herëshme.

Një muaj pas betimit si kryetar i bashkisë Bulqizë, vëllai i tij, Vangjel Alla, është përfshirë në një plagosje me armë. Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator të 2019 .

Por vetëm një muaj më pas, Enio Alla, djali 19 vjeçar i  kryebashkiakut të Bulqizës, është arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gram lëndë narkotike e llojit “Canabis sattiva”.

Gjatë arrestimit ai i ka kërkuar uniformave blu të mos e ndalojnë për shkak se është djali i një Kryebashkiaku./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës akuza qeverisë: Rilindja mendon njësoj si Enveri

LEXO EDHE:  “Turp e faqe e zezë”/ Ish-ministri i Ramës denoncon skandalin

 

LEXO TE PLOTE