LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministrit i del situata nga kontrolli/ Qytetarët tallen dhe ironizojnë Ramën

8 Shtator 2019, 07:19, Politikë CNA

Propaganda nga politikanët në rrjete sociale është bërë e padurueshme për qytetarët.

Këta të fundit, nuk duan t ‘ia dinë më, se cilit kah politik i përket politikani që propagandon apo se çfarë posti ka ai, por, “shpërthejnë”, menjëherë, duke ia përgënjeshtruar propagandën me fakte.

Të njëjtën gjë kanë bërë sot me kryeministrin Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë artikull të prestigjiozes Neë York Times, dedikuar Shqipërisë si parajsa ende për tu zbuluar e Europës, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama, ndërsa publikon një artikull kushtuar Tiranës.

Por për qytetarët vetëm për parajsë s’ bëhet fjalë, aq më tepër një parajsë pa ujë, për të cilën paguajnë shtrenjtë sa s’ka më.

“Po Europa e përballon o gjigand këtë parajsen tonë, po si të bëjnë shqiptarët e shkretë që s’po shtyjnë dot as mesin e muajit? Nejse se s’dua të ta prish hovin! Se do thuash jam dashakeqe pastaj…….Është e vërtetë ta besoj gënjeshtrën, parajsë e madhe, tani të gjithë të huajt EU,USA do vijnë të jetojnë në Shqipëri, sepse është një mrekulli e rrallë,  a medet thuaj. Prandaj nga 2013-ta dhe sot janë larguar me qindra e mijëra shqiptarë”, komentojnë qytetarët.

Me anë të ironisë, ata tallen me kryeministrin Rama, duke i thënë se “ti të ngop me lugë bosh”.

“Kemi ngel shumë të kënaqur, saqë tani po ikim të zbulojmë ndonjë vend të humbur ” si Gjermania, Anglia, Spanja, Italia, Zvicra, Greqia. Gjynaf dhe ata, të vemi t’i nxjerrim në dritë…..Ti të ngop me lugën bosh!……..

..Ty po të ikin ato pak që kanë ngelur në Shqipëri, lëre publicitetin ndryshe folet. Ndryshe sa njerëz pa gjak paskët qenë ju politikanët shqiptarë, turp t’ju vijë, në ç’vend jetoni që nuk njihni realitetin apo bëni sikur se njihni vetëm për karrige. Ju ka zënë truri dhjamë, duhet të zhvilloni shumë sektorë. 6 vjet qeverisje do t’u fliste në Shqipëri që të kthehen refugjatët dhe jo të ikin akoma në masë. Turp t’ju vijë”.

Janë këto disa nga komentet, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga Rama dhe për më tepër kanë shpëtuar pa u fshirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga