Connect with Us

Komisioni i Venecias takime në Tiranë/ Basha përjashtohet nga axhenda

Politikë

Komisioni i Venecias takime në Tiranë/ Basha përjashtohet nga axhenda

Publikuar

-

Një delegacion  i Komisionit të Venecias do të “zbresë”, nesër në Tiranë, në lidhje  me dokumentimin e shkeljeve të pretenduara kushtetuese të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Disa media në prag të ardhjes së deelgacionit,  raportuan se të dërguarit e Venecias përveç krerëve të shtetit dhe autoriteteve që ata kanë përzgjedhur, do të zhvillonin dhe një takim zyrtar me kreun e PD-së Lulzim Basha,

CNA.al mbodhi informacione prej të cilave mësoi se delegacioni i Komisionit të Venecias nuk ka takim zyrtar me Lulzim Bashën. Komisioni i Venecias, duket se nuk i njeh partitë që kanë dalë nga sistemi. Në këto rrethana e ka braktisur totalisht  si dhe ka refuzuar takimin me Lulzim Bashën.

Pas një investigimi CNA.al mësoi se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias pas  thirrjeve të shumta nga Tirana zyrtare dhe kërkesës së bërë  prej Partisë Demokratike kanë pranuar jo të zhvillojnë takim zyrtar, por të pinë një kafe në orën 8 të mëngjesit në hotel “Rogner” me Oerd Bylykbashin e PD-së dhe Klajda Gjoshën e LSI-së.

Ajo që bie në sy në axhendën e  Komisionit të Venecias të bërë publike në faqen e tyre zyrtare është se nuk është parashikuar takim i delegacionit me opozitën joarlamentare

Pra,  Komisioni i Veneciaa do të vijë të zhvillojë takime me Presidentin, me Kuvendin, Komisionin Parlamentar hetimor si dhe  autoritete që mendon se janë të arsyeshme për  procesin e kërkuar, por ka braktisur PD dhe Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Galdini thumbon Bashën: Me kaqola e klientët e përhershëm do mbetemi…

“Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit për kompetencat e një Presidenti për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar. Delegacioni do të takojë autoritetet shqiptare: Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozita në Kuvend, përfshirë Komisionin e Posaçëm Hetues, si dhe Ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ushtruesin e detyrës Kryetari i Gjykatës Kushtetuese”, njoftohet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

Kjo është e gjithë axhenda. Pra, përtej lajmeve se ka një takim zyrtare dhe  Komisioni i Venecias do të takohet me zyrtar të lartë të Partisë Demokratike kjo nuk  është e vërtetë.

Komisioni i Venecias nuk ka në axhendë takim me Lulzim  Bashën dhe Partinë Demokratike, por një kafe me Bylykbashin dhe Gjoshën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Ai është Tritan preshi

LEXO EDHE:  Basha tregon ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon problemin e vërtetë/ Ja pse i ftoj qytetarët të dalin në shesh më 2 mars

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Mark Marku deklaroi sot se presidenti ka të drejtë të protestojë më 2 mars me qytetarët, ndërsa akuzoi kyeministrin Edi Rama se po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të kufizojë kompetencat e Kreut të Shtetit, me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Pas kësaj ka reaguar vetë Meta, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se problemi i vërtetë është te Kapja e Kushtetueses dhe jo te kufizimi i presidentit.

“I dashur Profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike! Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

Marku për tubimin e Metës/ “Shqipëria mund të shkojë në luftë civile për më pak se 24 orë”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për fshehjen e pasurisë/ PD kërkesë Prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për Ervin Bushatin

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës informacion zyrtarë se në cfarë faze janë hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati, 16 muaj pasi e kallëzoi penalisht.

Gjithashtu, PD-ja kërkon që të dijë nga prokuroria e Tiranës nëse pas datës 19 dhjetor kur u krijua SPAK, a ka shpallur moskompetencën për t’i kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pasi Bushati është deputet.

PD e akuzon Bushatin për fshehje të pasurisë, ekzaktësisht për dy trualle dhe një sipërfaqe ndërtimi në Tiranë, dy pasuri të fituara nga ALUIZNI në Qerret të Kavajës, njëra sipërfaqe ndërtimi dhe tjetra truall, një pasuri truall në Sarandë dhe po ashtu edhe një garazh në qytetin bregdetar.

PD KËRKESË ZYRTARE PROKURORISË: NA INFORMO PËR FAZËN KU NDODHEN HETIMET NDAJ DEPUTETIT SOCIALIST ERVIN BUSHATI DHE NËSE DOSJA I KA KALUAR SPAK

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

LEXO EDHE:  80 ditë në çadrën e historisë/Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  80 ditë në çadrën e historisë/Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

LEXO TE PLOTE