Connect with Us

Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Greqi/ Gjashtë në pranga

Kronika

Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Greqi/ Gjashtë në pranga

Publikuar

-

Një grup grabitesish shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë greke, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të realizuara në shtetin fqinj, Greqi.

Mediat greke nënvizojnë se banditët kryenin grabitje nën kërcënimin e armëve në biznese, shtëpi dhe parkingje private nëpër Athinë.

Në pranga kanë rënë: Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Roland Rroshi, Dhimitër Ramadani dhe Dionis Gjojdeshi.

Policia gjatë arrestimit sekuestroi një sasi të madhe armatimi dhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi dhe telefona./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me “Benz”-in

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen tre makina te kthesa e Kamzës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë tek kthesa e Kamzës.

Tre makinat, një “Ford”, një “Benz” dhe një “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëmë material.

Për shkak të aksidenti është krijuar trafik i rënduar në rrugë, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE