Connect with Us

Dhunuan dhe plagosën 21 vjeçarin/ Një në prnga, një në kërkim

Kronika

Dhunuan dhe plagosën 21 vjeçarin/ Një në prnga, një në kërkim

Publikuar

-

Policia ka bërë të munduar arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H., 25 vjeç, si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec.

Dy të rinjtë, dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me sende të forta, në fshatin Buçimas, shtetasin R.Ç., 21 vjeç, të cilit i kanë thyer edhe xhamat e automjetit të tij tip “Benz”.

Shtetasi R.Ç., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kishin fshehur drogën në tubacionin e ujërave të zeza/ Pranga tre shqiptarëve në Greqi

Publikuar

-

Nga

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me 2.5 kg heroinë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Artës, ku tre shqiptarëve iu gjetën 9 pako heroinë.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se droga ishte fshehur në një tubacion të vjetër të ujrave të zeza.

Shqiptarëve të moshës 29, 40 dhe 42-vjeç iu sekuestruan gjithashtu edhe 2 makina, 4 celularë dhe 700 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Projekti për Teatrin/ Prokuroria rrëzon akuzat ndaj arkitektit danez

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshje me autoritetet dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur.

Sipas Abcnews.al, prokurori Saimir Hysa në nëntor të 2019 vendosi mosfillimin e procedimit penal, me argumentin se nuk ka element të veprës penale, ndërkohë çështja përfundoi në gjykatë, përderisa Partia Demokratike e ankimoi vendimin e Akuzës, duke mos qenë dakord me të.

Opozita e kallëzoi arkitektin e huaj për akuzën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndër të tjera në dokument thuhet se arkitekti ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë në arsyetimin e tij prokurori Hysa thekson se pasi shqyrtoi kallëzimin, arrin në konkluzionin se nuk ka bazë ligjore, për fillimin e procedimit penal. Kjo për faktin se punimet për ndërtimin e teatrit të ri nuk kanë nisur dhe për rrjedhojë nuk rezulton që subjekti i kallëzuar të ketë ofruar shërbime.

LEXO EDHE:  I riu u gjet i vdekur në kanal/ Ndalohet shoferi që e aksidentoi

LEXO EDHE:  Kërkohej për trafikim të narkotikëve/ Arrestohet 30 vjeçari

“Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEXO TE PLOTE