Connect with Us

Denoncimi/ Aksidentohet sekretari i Ramës, policia fsheh ngjarjen

Denoncim

Denoncimi/ Aksidentohet sekretari i Ramës, policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili shkruan se mbrëmë është aksidentuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Sipas Berishës ky aksident po mbahet i fshehtë nga Sandër Lleshaj, ndërkohë që thekson se ka edhe viktima.

Postimi i plotë

Mbahet i fshehte nga gjeneral Hashashi aksidenti i rende i Don Agaçios.
Ka dhe viktima.
Vet ai eshte plagosur.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor, mbreme Don Agaçio, sekretari i Pergjithshem i Kryeministrit ka bere aksident me makinen e punes AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet qe ka patur te plagosur, perfshire edhe vete Don Agaçion si te plagosur!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop”–Tiranë/ Nuk i regjistrojnë djalin me probleme autizmi!

Publikuar

-

Nga

Hatixhe Byberi, nga Tirana, i është drejtuar emisionit investigativ “Stop”, pasi nuk regjistron dot në shkollë djalin me probleme autizmi.

Nga shkolla “Musine Kokalari”, djali ka kaluar në shkollën “Kolë Jakova”, për shkak të ndryshimit të vendbanimit. Por tani, që jeton në njësinë administrative numër 6, nuk e regjistrojnë as në shkollën “Musine Kokalari” dhe as në shkollën “Betim Muco”, edhe pse e ëma ka shkuar në të dyja shkollat.

Hatixheja takon drejtorët e dy shkollave, që vetëm e përcjellin, duke i thënë, se i takon te shkolla tjetër. Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , djali 10 vjecar regjistrohet në shkollën “Betim Muco”, që e ka dhe më afër shtëpisë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi

Publikuar

-

Nga

Në shkollën e Mesme “Kristaq Capa” në Berat, drejtoresha vlerëson vetë dosjet e mësuesve, duke lënë me më pak orë mësuesen me dosjen më të plotë.

Sipas mësueses drejtoresha e bën këtë gjë pasi e sheh mësuesen si rivale meqë të dyja janë të të njëjtit profil, Biologji -Kimi. Juliana Numani është mësuesja e cila prej 14 vitesh e ushtron këtë profesion në qytetin e Beratit, dhe përpara se të emërohej drejtoresha aktuale, ajo nuk ka patur asnjë problem me vendin e punës.

Ndërkohë këtë vit drejtoresha i thotë se mësuesja ka pikë më pak dhe se do plotësohesh me orë mësimi në një shkollë tjetër. Përveç kësaj, sipas mësueses drejtoresha ushtron një formë bullizmi mbi të dhe këtë e bën në sy të kolegëve për ta ulë edhe më shumë.

“Situata e fundit me të ishte një mbledhje ku do ndaheshin edhe orët për këtë vit në bazë të pikëzimit, por që drejtoresha nuk pranon të bëj transparente asgjë, vetëm më thotë se unë kam më pak pikë se të tjerët, pikët e kolegëve nuk i tregon” thotë znj.Numani.

” Unë kam dosjen më të plotë në shkollë, kam më shumë pikë se të gjithë, por drejtoresha ndjen rivalitet pasi edhe ajo është mësuese bio-kimie, ndaj për këtë kërkoj ndihmën e Fiksit, t’i japim fund këtij fenomeni ” thotë znj.Numani.

Fiksi transmetoi materialin audio të mbledhjes së mësuesve në shkollë, ku mësuesja Numani debaton me drejtoreshën për dosjen dhe pikët e saj. Ajo i kërkon drejtoreshës transparencë për veten dhe kolegët, por që drejtoresha nuk pranon të bëjë asgjë transparente. Madje nuk tregon as anëtarët e komisionit që kanë bërë pikëzimin e dosjeve.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, për rastin e mësueses Numani, por që ajo mohoi të jetë bërë pikëzim . Ajo tregoi për Fiksin se mësuesja Numani do qëndrojë në atë shkollë, i ka të 20 orët e saj dhe dosja e saj është e plotë.

Ajo mohoi ta ketë fyer mësuesen dhe ta ketë quajtur të paaftë.

Për këtë rast përgjegjësja e kurikulave pranë Zyrës Arsimore Vendore Berat, Emanuela Garuli tha për Fiksin se nuk është bërë pikëzim dosjesh, dhe se rastin e asaj mësueseje e njohin.

“Ajo mësuese do qëndrojë në atë shkollë, këtë ma tha vetë drejtoresha e shkollës , pasi dosja e saj është e plotë, nuk është bërë akoma pikëzim dosjesh, dhe drejtoresha e shkollës s’ka patur pse ta bëjë një debat të tillë” tha znj.Garuli./ Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali me Check Up/ Mjekët të punojnë për llogari të koncesionit privat

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë pranon se është në dijeni të kontratës që detyron mjekët të punojnë për llogari të koncesionit privat të Check Up dhe po ashtu pohon se mjekët që nuk realizojnë numrin e detyruar të analizave të përgjithshme, do të penalizohen.

Sindikata e mjekeve e konsideron të paligjshme kontratën që detyron mjekët të punojnë për koncesionin e Check Up-it, por Zëvendësministrja e Shëndetesiseë, Mira Rakacolli pohon se mjekët e kanë për detyrë t’i bindin pacientët për rëndësinë e kontrollit bazë.

Por ç’ndodh nëse një pacient nuk dëshiron të beje Check Up? Ministria nuk ka përgjigje për këtë, përderisa  nuk ekziston asnjë kontratë apo ligj që ta detyrojë pacientin të bejë kontrollin periodik. Në këtë mënyrë mjekët nuk kanë asnjë mekanizëm ligjor që t’i detyrojnë pacientët të bejnë Check Up-in, madje ligji i dënon nëse nuk u japin shërbimin qytetarëve edhe nëse ata nuk e kanë bërë kontrollin bazë. Sipas sindikatës së mjekëve këtu qëndron edhe paligjshmëria e kësaj kontrate, e cila i detyron mjeket të bëjnë të paktën 3 Check Up-e në ditë. Sindikata e mjekeve u ka bërë thirrje bluzave të bardha ta refuzojnë këtë kontratë dhe ka denoncuar publikisht faktin se atyre u behet presion që ta firmosin./Tv Klan

LEXO TE PLOTE