Connect with Us

Zeri Amerikës: Pronat e presidentit dhe konflikti i interesit

Bota

Zeri Amerikës: Pronat e presidentit dhe konflikti i interesit

Publikuar

-

Administrata Trump është vënë në vëmendjen e medias pas njoftimit se Zëvendës Presidenti Mike Pence kishte qëndruar në një hotel të Presidentit Trump gjatë një vizite zyrtare që bëri në Irlandë. Kjo vjen pas sugjerimit të presidentit që vendpushimi i tij në Majemi të Floridës të shërbejë si vend për takimin e nivelit të lartë të Shtatëshes vitin e ardhshëm. Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara njofton se si zoti Trump po i kundërvihet traditës presidenciale për të mos përzier biznesin personal me punët e qeverisjes.

Një vendpushim golfi me pesë yje në Irlandë është vënë në vëmendjen e medias, pas një vizite zyrtare të Zëvendës Presidentit Mike Pence këtë muaj.

“Qëndrimi në rezortin Trump National në Doonbeg, për të akomoduar shpenzimet e personelit të sigurisë dhe të personelit tjetër, ishte diçka logjike,” thotë zoti Pence.

Kritikët ngrenë pikëpyetje se përse duheshin përdorur paratë e taksapaguesve për të qëndruar në një hotel 300 kilometra larg nga kryeqyteti Dublin, ku zoti Pence zhvilloi takimet e tij zyrtare.

Jeremy Venook, është analist i Qendrës për Progresin Amerikan, një organizatë me prirje të majta.

“Kjo javë që kaloi ka qenë vërtet një rast tipik që flet për një presidencë që reklamon mallin e vet,” thotë analisti.

Shefi i stafit të zotit Pence tha se ishte Presidenti Trump që i kishtesugjeruar nënpresidentit të qëndronte në hotelin e tij.

Presidenti Trump e mohon këtë.

“Nuk ishte ideja ime që Majk të qëndronte atje. Ai shkoi atje sepse familja e tij ishte atje”.

Si mikpritës për samitin e ardhshëm të G7-s, Presidenti Trump tha në muajin gusht se po shikon mundësinë që rezorti i tij në Majemi të bëhet vendi pritës për takimin e vitit 2020.

“Ne kemi një seri vilash madhështore. Secila prej tyre mban nga 50 deri në 70 vetë, kanë dhoma shumë luksoze me pamje të mrekullueshme. Kemi salla të jashtëzakonshme konferencash, restorante të jashtëzakonshme, pra është diçka logjike.”

Presidentët zakonisht përpiqen të shmangin qoftë edhe perceptimin e konfliktit të interesit, duke iu përmbajtur një klauzole të rreptë kushtetuese për antikorrupsionin.

Todd Belt është profesor i politikës në Universitetin George Washington:

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës: Tahiri, një “fitore si e Pirros”

“Klauzola e ndalon presidentin nga çdo lloj përfitimi material që vjen si pasojë e vendimeve të marra prej tij në funksionin si president.”

Disa analistë thonë se zoti Trump është ndryshe nga të tjerët.

Vanessa Beasley është studiuese e presidencës në Universitetin Vanderbilt

“Zoti Trump duket mjaft i interesuar jo vetëm që të reklamojë pasurinë e tij, por edhe që njerëzit të kuptojnë se ai dëshiron t’i reklamojë pronat e tij.”

Për dallim nga paraardhësit e tij, Presidenti Trump nuk pranoi të heqë dorë nga bizneset e tij pas marrjes së detyrës, gjë për të cilën kritikët thonë se i hap derën konflikteve të interesit.

“Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr organizon takime në Hotelin Trump, senatorë, njerëz të Kongresit si dhe qeveritarë mbajnë po ashtu konferenca në pronat e zotit Trump. Është mjaft e vështirë të mos e shohësh këtë si një përpjekje të koordinuar për të kënaqur Presidentin Trump duke reklamuar bizneset e tij,” thotë zoti Venook.

Presidenti mohon se ka ndonjë motiv politik.

“Unë kam shumë hotele në të gjithë vendin dhe njerëzit i përdorin ato sepse janë më të mirët. Dua të them, ju e dini, ato janë më të mirët!”

Ai gjithashtu shpesh nënvizon se sa para po humbet duke qenë president, në vend që të drejtojë bizneset e tij – një mesazh që disa studiues thonë se mund të ketë efekt tek baza e tij politike.

“A nuk është kjo në fakt arsyeja se pse disa njerëz e zgjodhën atë? Pra sepse menduan se aftësia e tij për biznes ishte aq e mirë sa kjo do të ishte diçka e mirë për vendin?” thotë zonja Beasley.

Në muajin korrik Presidenti Trump fitoi një çështje gjyqësore të ngritur kundër pronës së tij, një hotel që ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë. Gjykata hodhi poshtë pretendimin se presidenti ka shkelur Kushtetutën duke mbledhur fitime nga zyrtarë të huaj të cilët kanë qëndruar në hotelin e tij gjatë vizitës në kryeqytetin e vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Sulmi i VOA-s ndaj qeverisë Rama/ Ngjela: Prisni qeveri Teknike

LEXO EDHE:  Sulmi i VOA-s ndaj qeverisë Rama/ Ngjela: Prisni qeveri Teknike

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE