Connect with Us

PS “ndez motorët” për zgjedhjet e brendshme/ Balla mesazh deputetëve dhe ministrave

Politikë

PS “ndez motorët” për zgjedhjet e brendshme/ Balla mesazh deputetëve dhe ministrave

Publikuar

-

Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorët e Zgjedhjeve të Brendshme në këtë forcë politike.

Në hapje të kësaj asambleje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka drejtuar një mesazh të gjithë deputetëve, ministrave, por edhe kryetarëve të Bashkive.

“Partia Socialiste po starton sot këtu në Elbasan zgjedhjet e veta të brendshme. Ky proces zgjedhjesh fillon sot në çdo organizatë dhe përfundon deri në fund-janarin e ardhshëm në Kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme ne zgjedhjet tona të brendshme.

Kjo kërkon që të gjithë ne deputetët, por do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, kryetarët e bashkive, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë do të shkojnë në çdo organizatë socialiste në të gjithë territorin e Elbasanit. Organizatat duhet të kenë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dhe në cdo njësi administrative të krijohet një procesi komunikimit e drejtpërdrejtë me njerëzit.”-tha Balla.

Më tej, ai theksoi se duhet të ketë një debat konstruktiv në çdo organizatë me anëtarët e partisë.

“Duhet të ketë debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki. Forumet e Debatit Qytetar do të jenë një risi e këtij Procesi të ri komunikimi e ballafaqimi mes të zgjedhurve tanë dhe komuniteteve.

LEXO EDHE:  PS mbledh sot Kongresin/ Çfarë pritet të ndodhë

Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.”-tha Balla.

Gjithashtu deputeti socialist nuk ka lënë pa përmendur edhe raportin e ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa u shpreh se “Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.”

Po ashtu Balla tha se detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku duke marrë kokainë/ Vjen reagimi nga qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë

Publikuar

-

Nga

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ku po diskutohet rasti i kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë në një video, u shpreh se nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.

E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.

LEXO EDHE:  Arrestohet shoferi i dehur/Përplasi me makinë dy persona

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje ...!

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha Voda./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KRERËT E BASHKIVE ME REKORDE KRIMINALE, ANALISTËT: PD-PS NDESHEN ME MUSKUJ

Publikuar

-

Nga

Videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që shfaqej duke konsumuar kokainë, është bërë temë debati në emisionin “Real Story”, në News24. Të ftuarit në studio, Aleksandër Furxhi dhe Eduard Zaloshnja, mendojnë se vitet e fundit partitë politike kanë pasur tendencë t’iu besojnë pushtetin lokal “të fortëve”. Por, për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, “të fortët” janë arrogantë dhe përçojnë energji negative, ndaj dhe sipas tij, njerëzit nuk i votojnë.

Furxhi: Përderisa në vende si Shkodra, Vora, Vau i Dejës, Mallakastra janë bastione të PD, kjo flet, për atë se si do të mposhtej kundërshtari në zona, ku nuk ka pasur zgjedhje, por i vendos “i forti” i lagjes. Kjo tregon se pesë vitet e fundit dy partitë kryesore të ballafaqohen dhe të ndeshen me muskuj dhe jo me njerëz që kanë kapacitete për të drejtuar. Ata i kishin hipotekuar vendet, ku s’do të kishte garë, i kishin parashikuar që më parë, se kush do të jenë njerëzit që do kandidojnë. Në rastin e Shkodrës, PS është mashtruar nga individi. Kam informacion që ai individ, pasi kishte kaluar disa filtra, kishte punuar në administratë, kishte kaluar disa filtra dhe mendonte se e shkuara e tij nuk do të zbulohej. Pra, PS është mashtruar.

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse demokratët duhet të votojnë PS, lutje e stërlutje …!

LEXO EDHE:  PS mbledh sot Kongresin/ Çfarë pritet të ndodhë

Zaloshnja: Gjithë historia elektorale ka treguar se fitorja e një njësie të vogël është premisë për të fituar dy vite më pas partia në zgjedhjet lokale, pra shërben si trampolinë. Në fund të fundit, për katër mandate u bë fjalë në zgjedhjet e fundit.

Manjani: E kam bindje që asnjë parti nuk fiton me “të fortë”, në rezultat e kam fjalën.

Zaloshnja: Nëse partia në pushtet fiton një komunë, që nuk e kishte pasur, rritet probabiliteti, që të fitojë më shumë vota në atë komunë apo qytete të vogla. Për qytete të mëdha nuk ekziston ky korrelacion.

Manjani: “Të fortët” provokojnë arrogancë në komunitet dhe njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit reagojnë kundër “të fortit” dhe sa më shumë të përcaktohesh me “të fortin”, aq më keq. “I forti” është arrogant, emeton energji negative.

Zaloshnja: “Të fortët” mund të jenë pas tyre, se “të fortë” si Vangjushi s’ka qenë ndonjë./realstory

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Arroganca luftohet me zgjedhje”/ Ish ministri Drejtësisë: 30 qershori demostrim force

Publikuar

-

Nga

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani është pjesë e emisionit “Real Story” ku po diskutohet mbi aktin e marrjes së drogës nga kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, lirimi nga burgu I të fortëve të dënuar me burgime të gjata, por edhe situate politike dhe qeverisja e vendit nga Rama.

Në vlerësimin e bërë lidhur me mënyrën e qeverisjes nga Rama, Ylli Manjani, u shpreh se arroganca është sjellja e pavlerë e Kryeministrit. Ndërkohë lidhur me përdorimin e të fortëve nga politika, Manjani e quajti kartë që të ul reputacionin.

“Arroganca luftohet me zgjedhje, luftohet me demokraci. Ky sistem zgjedhor eshte komod per partine, por nuk eshte komod per demokracine e vendit.

E kam bindje, qe asnje parti nuk fiton asgje me te fortet. Ata provokojne arrogance ne komunitet. Njerezit thone po, por kur vjen tek kutija, ata reagojne kunder te fortit.

LEXO EDHE:  Arrestohet shoferi i dehur/Përplasi me makinë dy persona

LEXO EDHE:  Arrestohet shoferi i dehur/Përplasi me makinë dy persona

Ne 30 Qershor nuk ishin zgjedhje. Ishte nje demostrim force. Nuk ka asgje te keqe qe te behen zgjedhje te parakoheshme. Na jane bere zgjedhjet si makth”, ka artikuluar Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE