LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prishje masive e ndërtimeve në Radhimë/ Favorizohen biznesmenë të lidhur me Ramën

7 Shtator 2019, 12:08, Denoncim CNA
Prishje masive e ndërtimeve në Radhimë/ Favorizohen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit në Radhimë të Vlorës, po prishen në mënyrë masive biznese dhe ndërtime, me qëllim që të favorizohen biznesmenë që kanë lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e tij Olsi Rama.

Postimi i plotë i Berishës:

Prishje masive e bizneseve dhe ndertimeve ne Radhime per biznesmene te lidhur direkt me klanin Rama! sb

Persh z. Berisha

Dua tju njoftoj qe jam nje tatim pagues i rregullt nga radhima e Vlores. Si cdo vit kemi paguar taksat e nderteses edhe te plazhit, pa u mbyllur akoma sezoni kane ardhur IKMT e Tiranes me falagat e rilindjes po shperndjane per gjithe buzes se detit flet prishje sepse fshihen gjoja investitoret strategjike te Rilindjes. Ne fakt te lidhur direkt me Olsi dhe Edi Ramen.
Ju lutem beheni publik lajmin . Flitet te fillojne prishje masive e vijes bregdetare te radhimes ku shume vete jane punsuar e kane investuar djersen e emigracionit shume vjecare ju persh me repekt.

Lajmet e fundit nga