Connect with Us

Pikëpyetjet e mëdha të fiskalizimit!/ Pse po nxitohet pas kontratës me kroatët

Ekonomi

Pikëpyetjet e mëdha të fiskalizimit!/ Pse po nxitohet pas kontratës me kroatët

Publikuar

-

Në një projekt ambicioz, qeveria shqiptare publikoi në fund të korrikut një draft “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit.

Projekti synon që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Ka shumë elemente të paqarta në këtë projekt dhe sa më shumë që biznesi po njihet me draftin, aq më shumë po shtohen pikëpyetjet:

-Së pari, afati nga hartimi e diskutimi është vetëm pak muaj, teksa në vendet e tjera të zhvilluara janë dashur dy vjet kohë përgatitore. Për më tepër që, për këtë projekt, po punohet “nën zë” prej më se një viti. Pse nuk u bë e ditur që në korrik të vitit të kaluar, kur u hap tenderi prej 15 milionë eurosh i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave, që u fitua nga kroatët e NEO, se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Pse nuk u shfrytëzua kjo kohë për diskutime, informime, përgatitje të biznesit, por vetëm pasi u ngrit sistemi, ky projekt u bë fakt i kryer dhe zbatimi pritet të fillojë si rrufe (në tetor parashikohet të bëhet testimi me një grup biznesesh)! Kompania e ka kontratën e asistencës deri në vitin 2021, kohë kur parashikohet të fillojë zbatimi i plotë, duke lënë pak hapësirë për një shtyrje të projektit.

-Së dyti, Ministria e Financave nuk ka të qartë se sa do të jetë kosto për bizneset. Nuk dihet ende se sa për qind (apo ndoshta gjithë kasat) do të dalin jashtë funksionit (kujtojmë që bizneset janë detyruar disa herë brenda dy dekadave të fundit t’i ndryshojnë këto pajisje me koston e tyre). Tashmë, ato duhet të paguajnë për aplikacionin dhe për printer fiskal, nëse kasa e tyre nuk përshtatet me sistemin e ri. Financat njoftuan se mund ta japin falas aplikacionin për një pjesë të bizneseve të vogla nën 2 milionë lekë, por nuk mund të kontribuojnë kurrsesi kostot e tjera që do të shoqërojnë këtë proces, si interneti, mbajtja e kontabilitetit apo dhe kostot e shërbimeve bankare, teksa është vënë një limit ditor i mbajtjes së parasë cash. Dhe për mbi 94% të bizneseve në vend, që janë mikro me më pak se 4 punonjës, këto kosto nuk janë të papërfillshme.

-Së treti, nuk është e qartë se sa i përgatitur është vendi më i varfër dhe i pazhvilluar i Europës, të përballojë këtë revolucion teknologjik. Sipas ITU (International Telecommunication Union) 66% e individëve në Shqipëri përdorin internet, nga mbi 80% që është kjo shifër për pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara të Europës. Shqetësimi tjetër është se sa i aftë do të jetë sistemi të përballojë këtë fluks të menjëhershëm pagesash. Bizneset e kanë shumë të freskët rastin e dorëzimit të bilanceve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve ku vetëm një ndryshim formati, bëri që sistemi të dilte për disa ditë jashtë funksioni. Kujtojmë edhe se mbetemi një vend që nuk kemi të siguruar ujë e drita 24 orë, jo më të bëhet fjalë për internet pa ndërprerje në të gjithë vendin. Bizneset janë madje të shqetësuara se rregulli për kufizimet e cash-it dhe një mori shtesë e informacioneve që kërkohen thjesht do të shtojnë më shumë barrën për të bërë biznes dhe nuk do të sjellin asnjë përfitim shtesë (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

LEXO EDHE:  Misioni i vështirë i fiskalizimit/ Kostot që do të ketë për biznesin

-Së fundmi, që në fakt është dhe më e rëndësishmja, më shumë sesa sistemi, rëndësi ka zbatimi që i bëjnë njerëzit atij. Në luftën ndaj evazionit fiskal, në kushtet e sotme, do të kishte më shumë efekt mosfavorizimi i bizneseve të caktuara (që ndodh rëndom) sesa futja në një qerthull të komplikuar të 120 mijë bizneseve aktive në Shqipëri, pjesa më e madhe e të cilëve janë për mbijetesë (kujtojmë se Shqipëria ka numrin më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë, me 34%).

Nuk kemi asnjë dyshim që Ministria e Financave është nisur për mirë me këtë projekt novator. Por, minimumi që duhet të bëjë është të marrë parasysh dhe të reflektojë në draft kërkesat e biznesit, të shtyjë afatet e zbatimit dhe ta bëjë atë me faza (biznesi rekomandon që fillimisht të zbatohet për subjektet që punojnë me qeverinë dhe për të tjerët në thelb të jetë vullnetarizimi). Përvoja ka treguar se, sa herë që qeveria ka vepruar me kokën e vet, ka dështuar. Rasti më i fundit është ulja e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, i kundërshtuar fort nga ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sot po rezulton që ky veprim rriti informalitetin (të kundërtën e asaj që shpresonte qeveria), me të ardhurat nga TVSH e brendshme që kanë rënë me 13% për 6-mujorin e parë të këtij viti. Kopjimi i një modeli, sado i suksesshëm mund të ketë qenë ai në shtetin e tij të origjinës, rrezikon të dështojë nëse bëhet me nxitim dhe nuk përshtatet me kushtet konkrete të vendit, duke pasur pasoja te biznesi, buxheti i shtetit dhe e gjithë ekonomia./ Editorial-Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bizneseve të Tiranës u rriten me 15-64% tarifat e pastrimit/ U ndikuan dhe nga koncesioni i inceneratorit

Publikuar

-

Nga

Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sistem tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë qenë në rritje në raport me vitet e mëparshme. Sipas faturave, që disa subjekte kanë dërguar pranë redaksisë së Monitor, për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85,100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 mln lekë) rritja është nga 10 mijë në 11,500 lekë, po me rritje 15%.

Rritja është më e lartë në përqindje për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 mln lekë në vit. Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3,500 lekë në 5,750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj, tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Taksave Bashkiake në Tiranë thanë se paketa e re ka pasur ulje për bizneset e vogla në lidhje me taksën e përkohshme të infrastrukturës Arsimore dhe rritje në disa raste në tarifën e pastrimit.

Për subjektet e vogla, është ulur taksa e infrastrukturës arsimore, nga 3,500 në 2,500 lekë, por rritja e tarifës së pastrimit është më e lartë, duke bërë që në total për këto dy taksa, bizneset të paguajnë 1,250 lekë më shumë.

Këto tarifa të reja bazohen në vendimin 158 të Këshillit Bashkiak, të marrë në datën 26.12.2019 (shiko në fund tabelën e plotë të tarifave).

Rritja, ndonëse më e lehtë është dhe për familjarët, nga 5,000 lekë në vit që paguanin më parë në 5,750 lekë, ose 15% më shumë.

Për zonat administrative Dajt, Farkë, Kashar, rritja është me 300 lekë (nga 2,000 në 2,300 lekë), ose 15% dhe për njësitë e Berzhitë, Baldushk,  Petrelë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, Krabë, Shëngjergj, Zall-Herr, Zall-Bastar, tarifa e pastrimit nga 1,000 lekë bëhet 1,150 lekë.

LEXO EDHE:  Drafti i ri i fiskalizimit/ Ndryshon limiti i arkës, si do të jenë faturat nga 1 prilli

LEXO EDHE:  Fiskalizimi dixhital/ Nisin konsultimet, gati propozimet për draftin

Rritja nga inceneratori

Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohet nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit te mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018 , në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga Bashkitë e qarkut të Tiranës.

Gjithashtu një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi. Për sa më sipër është vlerësuar e nevojshme rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove të cilat janë në rritje cdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

Për vitin 2020, bashkia Tiranë pret që të mbledhë gati 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% në krahasim me një vit më parë, e argumentuar në relacion kryesisht me rritjen e tarifave./ Monitor

Link i tarifave të vjetra  https://www.tirana.al/uploads/2019/5/20190516094900_vendim-nr59-sistemi-i-taksave-dhe-tarifave-vendore.pdf

Link i tarifave të reja (VKB 158)  https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/2019

Tarifat e reja të pastrimit

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

1.15 miliard euro për rindërtim/ Malaj: Kreditë e buta janë borxh që i shtohen ekonomisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Gjatë konferencës së donatorëve të zhvilluar dje në Bruksel, Shqipëria arriti të grumbullojë 1 miliarde e 150 milionë euro për rindërtimin.

Ekspertët kanë kërkuar transparencë për fondet e përfituara në Konferencën e Donatorëve.
Ish ministri i FInancave, Arben Malaj, theksoi se kreditë e buta janë borxh që i shtohen ekonomisë shqiptare. Sipas tij, qeveria duhet që të bëjë publike të gjitha efektet e kredive dhe impaktin që ato mund të kenë në nivelin e borxhit.

“Kushtet e kredisë duhen specifikuar. Qeveria në një peruidhë sa më të afërt duhet të tregojë sa dha çdo vend, sa ishte grant nga secili vend, dhe sa ishte kredi, me çfarë termash është kredia. Qeverisë gjithashtu do i duhet punë e madhe për të bërë përputhjen se ku donatorët kanë preferuar ti japin donacionet e tyre, edhe kjo punë kërkon kohën e saj”, tha Malaj për Abc News.

Edhe eksperti i ekonomisë Adrian Civici shprehet se kreditë e buta nga institucionet financiare dhe nga vendet europiane do të shlyhen nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

LEXO EDHE:  Pyetjet e Strasburgut dhe pikëpyetjet e procesit të vettingut

LEXO EDHE:  Drafti i ri i fiskalizimit/ Ndryshon limiti i arkës, si do të jenë faturat nga 1 prilli

“Përfshirja e këtyre kredive të buta si pjesë e borxhit duhet të bëhet me vendim parlamenti për tavanin e borxhit. Direkt apo indirekt këto kredi janë borxh publik sepse pavarësisht kohëzgjatjes dhe normave të interesit të ulta pjesa tjetër e menaxhimit nga pikëpamja financiare është ngjashëm me borxhin e shtetit”, thotë Civici.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Donacionet, kreditë dhe borxhi

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin borxhin publik të Shqipërisë, madje duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Ky shqetësim I qytetarëve është i mirëkupetueshëm. Një pjesë e tij buron edhe nga kakofonia mediatike, që shpesh në ngjarje të këtyre përmasave është e paevitueshme. Megjithatë rritja e borxhit dhe falimenti i Shqipërisë është një rrezik që nuk mund të ndodhë.

Kufiri i huamarrjes dhe borxhit publik është i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit. Një qeveri nuk mund të marrë borxh përtej këtij niveli. Për vitin 2020, niveli i humarrjes që lejon buxheti për qeverinë është përcaktuar në 39 miliardë lekë ose rreth 319 milionë euro. Kaq borxh mund të marrë qeveria për të gjithë vitin, asnjë lekë cent më shumë.
Nëse një institucion apo vend donator del sot dhe deklaron se do të japë 2 miliardë euro kredi me interes zero për Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk mund t’i marrë dot.

Maksimumi, që ajo mund të marr është 320 milionë euro dhe brenda kësaj shifre një pjesë është borxh I brendshëm, që merret nga bankat vendase. Në të kundërtën orientimi I të gjithë huamarrjes në tregun e jashtëm do të shkaktonte probleme në tregun financiar vendas, për shkak se një pjesë e mirë e biznesit të bankave buron nga blerja e borxhit të qeverisë.

Përtej kufirit të huamarrjes që është përcaktuar në buxhet, ka dhe një filtër tjetër që nuk lejon rritjen e borxhit. Ai është rregulli fiskal. Sipas një ligji të miratuar në vitin 2016, qeveria është e detyruar që çdo vit niveli i borxhit publik si përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar të vijë duke u ulur. Pra nëse në fund të vitit të kaluar borxhi publik neto ishte 64.9 për qind e Prodhimit Kombëtar, në fund të këtij viti shifra duhet të jetë me patjetër më e ulët, përndryshe qeveria bie në paligjshmëri.

Pyetja llogjike që mund të shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi, që edhe pse qeveria merr 320 milionë euro borxh të ri në vitin 2020, borxhi publik si përqindje e prodhimit kombëtar ulet? Edhe pse në dukje një paradoks I pamundur, ky është një fenomen plotësisht normal. Borxhi publik ulet për shkak të rritjes ekonomike dhe rritjes natyrale të çmimeve. nëse qeveria do të merrte shumë më tepër se 320 milionë euro borxh për këtë vit, atëherë borxhi publik do të rritej, për shkak se huamarrja do të ishte më e lartë se sa shuma që amortizon rritja ekonomike dhe inflacioni.

LEXO EDHE:  Fiskalizimi dixhital/ Nisin konsultimet, gati propozimet për draftin

LEXO EDHE:  Drafti i ri i fiskalizimit/ Ndryshon limiti i arkës, si do të jenë faturat nga 1 prilli

Por t’i rikthehemi rrezikut të rritjes së borxhit. Ka vetëm një mënyrë se si qeveria mund të rrisë borxhin. Ai është përmes një ligji të ri, që ndryshon buxhetin e shtetit 2020 dhe një ligji tjetër të ri, që shfuqizon rregullin fiskal. Por nëse qeveria do të vendosë të bëjë një gjë të tillë atëherë kompanitë ndërkombëtare të ratingut dhe institucionet që monitorojnë ekonominë shqiptare do të vepronin menjëherë duke deklasuar financat e Shqipërisë. Ky është një rrezik që nuk do ta merrte asnjë qeveri racionale.

Ironikisht donatorët më të mëdhënj të kredive në konferencën e një ditë më parë, janë pikërisht ata që nuk e lejojnë qeverinë të marrë borxh më shumë se kufiri i përcaktuar në buxhet. Rrjedhimisht shqetësimit e tipit se kreditë e donatorëve do e rrisin borxhin në 80 për qind, janë një risk që nuk ka gjasa të ndodhë. Kush e njeh buxhetin, e di mire kete.

LEXO TE PLOTE