Connect with Us

Përplasjet mes Ramës dhe Metës/ Manjani zbulon prapaskenat

Politikë

Përplasjet mes Ramës dhe Metës/ Manjani zbulon prapaskenat

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me përplasjet mes Metës dhe Ramës, si dhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson nismën për shkarkimin e presidentit si një debat shterpë, nga i cili nuk do të dalë asgjë, përveçse humbje kohe.

Sipas Manjanit, nuk do dalë asgjë nga ky debat as kush ka të drejtë, dekreti apo zhvillimi e zgjedhjeve pa dekret.

“Vetëm sa do shtyjë kohën, të paktën edhe disa ditë, Edi Rama. Do shmangë vemendjen publike nga problemet reale, tepër kritike për vendin.

Ndaj, nuk duhet kushtuar asnjë sekond çështjes së stisur, por vemendje tek çështjet reale.”-shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Pa dyshim, vendi ka çështje shuuuuum më të mprehta e serioze sesa debati shterpë mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Nuk ka asnjë kuptim të harxhohet kohë publike me “çfarë tha Ulsiu” apo “deklaroi Meta”…

Muhabet kot! Krejt pa lidhje!

Nga ky debat nuk do marrim vesh as si kthehen ekonomia dhe shteti në normalitet; as se si do pastrohet politika nga kriminelët, të droguarit e të papërgjegjshmit; as se si do ndalohet vjedhja shtetërore e pasurisë publike e private; as se si do vendosen shinat e demokracisë që mungon; as se si do garantohen zgjedhje demokratike nga pushteti absolut monist; as se si do ndalohen Komitetet Ekzekutive të Partisë Socialiste (të Rilindur) dhe të rikthejmë demokracinë lokale; as se si do ndalet monizmi e si do rivendoset pluralizmi.

Nuk do dalë nga ky debat as kush ka të drejtë, dekreti apo zhvillimi e zgjedhjeve pa dekret.

Vetëm sa do shtyjë kohën, të paktën edhe disa ditë, Edi Rama. Do shmangë vemendjen publike nga problemet reale, tepër kritike për vendin.

Ndaj, nuk duhet kushtuar asnjë sekond çështjes së stisur, por vemendje tek çështjet reale./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Drejtësi me dy standarde/ Spaho: Fakirët e Kukësit në burg, Tahiri i lirë

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një krahasim mes vendimit të gjykatës për ish ministrin Saimir Tahiri dhe vendimin ndaj protestuesve të Kukësit.
“Këtyre të varfërve, që nuk kanë lidhje me pushtetin e Edi Ramës, por e demaskojnë atë me protesta, prokuroria ua sajon provat. Për Tahirin edhe kur provat janë sheshit, ia mbulon ose i zhvlerëson, sic bëri me udhëtimin e të atit dhe të bashkëshortes së tij në Itali bashkë me Habilajt, për të cilët gënjente sikur nuk i njihte”, shkruan Spaho.
Sipas demokratit, me drejtësinë që ka standarde të dyfishta ka liri për Tahirin dhe burg për kuksianët protestues, pasi ata nuk posedojnë fakte për vëllain dhe Shefin e Madh.
Postimi i plotë:
Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.
Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.
Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.
Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.
Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi i Berishës për Tahirin/ Juristi plas “bombën” publikisht: Provat për ty edhe Metën i kam unë

Publikuar

-

Nga

“Lumë” komentesh ka pasur në reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me vendimin e gjykatës për ish ministrin Saimir Tahiri.

Mes komenteve të shumta, bie në sy ai i juristit Romeo Kara, që ka disa çështje të hapura me të dhe familjen e tij.

Ai e akuzon Berishën se po i shmanget gjykimit për mega aferën “CEZ”, për të cilën juristi thekson se i ka të gjitha provat që dëshmojnë implikimin e tij në këtë skandal, por dhe të presidentit aktual Ilir Meta. “Bashkohem plotësisht me mendimin tënd që narkoprokuroria luan me provat. Për mendimin tim, prokuroria edhe e shmang veten me qëllim nga investigimi dhe marrja e provave. Prokuroria ka shumë më gjatë se procesi i Tahirit që mban peng procesin e privatizimit të OSHEE të bërë mysybet nga vetë ti.

Edhe kjo prokurori që pretendon se nuk po gjen dot Nule Kalajn që mori 6.8 milion euro që fluturuan tërësisht nga banka menjëherë pasi u krye privatizimi në qershor 2009.

Kur do bëhesh të pakten burrë sa Tahiri, e të kerkosh vetë që ceshtja të shkojë në gjykatë? Te ceshtja e dytë do kemi dhe Liken dhe nuk do jesh vetëm. Provat për ty i kam unë, kështu që mos e ki merakun e prokurorisë. Kush ka pak mend në koke e kupton shume mire se sa i lumtur je ti që nuk u dënua Tahiri. Shfaqja akoma nuk ka filluar seriozisht. Drejtësia e vërtetë do fillojë me ty”, shkruan Kara, në faqen e Berishës.

Komenti i juristit nuk ka marrë përgjigje nga Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ndihet Saimir Tahiri përgjegjës për kanabizimin e vendit?/ Flet ish ministri: Me këtë logjikë, i bie që edhe…

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u pyet nëse ndjente përgjegjësi për fenomenin e kanabisit.

Tahiri tha se me këtë logjikë duhet të ishte në burg Koço Kokëdhima apo ministri aktual, por dhe Berisha, për shkak se ka ende kanabis.

Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para tre vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis”, u shpreh Tahiri në një lidhje për emisionin “Java” në TVSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE