Connect with Us

PD denoncon skandalin/ Qeveria miraton me ligj vjedhjen e pronës publike

Politikë

PD denoncon skandalin/ Qeveria miraton me ligj vjedhjen e pronës publike

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të presidentit për qeverisjen vendore, një ditë më parë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, është shprehur se ndryshimit i ligjit të pushtetitt lokal, qe zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive.

Sipas saj, heqja e shumicës së cilësuar shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, të Korporatës së Investimeve,  u rrëmben pronat bashkive për t’ua dhënë pa garë klientëve të Ramës.

“Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor.

Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive.

Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv. Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.”-tha Çupi.

Ish-deputetja demokrate ka rikthyer në vëmendje edhe çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se “Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.

Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve.”.

LEXO EDHE:  Salianji bën llogaritë me eksperët e PD/ Ja sa para ka humbur në muaj një bar kafe

Deklarta e plotë:

Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor.

Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive.

Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv.

Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.

Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve.

Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë.

Plaçkitja, vjedhja e zgjedhjeve dhe e pasurive të shqiptarëve është i vetmi projekt i Edi Ramës. Prandaj, vendi ka nevojë urgjente të çlirohet nga kjo qeveri dhe ky kryeministër , që po rrënon shqiptarët dhe pasurohet për vete!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Publikuar

-

Nga

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka zgjatur debatin Balla-Basha lidhur me komentet e këtyre të fundit për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti, 11 vjet më parë.

Në një postim në “Facebook”, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.

Teksa Balla shkroi se ‘drejtësia vonon por nuk harron’, Paloka shkruan se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje.

POSTIMI I PALOKËS
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës? Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët që po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre? Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

LEXO EDHE:  Salianji bën llogaritë me eksperët e PD/ Ja sa para ka humbur në muaj një bar kafe




Komenti i Palokës në FB

LEXO EDHE:  Foto-Erion Veliaj kopjon Edi Ramën

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! /CNA.al

 

Taulant Balla nxjerr mesazhin e Lulzim Bashës dhe i jep paralajmërimin/ Kjo nuk harrohet kurrë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Publikuar

-

Nga

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qytetarët por edhe mjekët.

Mjeku Pëllumb Pipero pohon se shqetësimi më i madh lidhet me ata qytetarë, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.



Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën, tha mjeku në një lidhje me “TvKlan”.

LEXO EDHE:  “Ka dështuar totalisht”/ PD publikon videon dhe shpërthen në akuza ndaj qeverisë

LEXO EDHE:  Mungesa e Berishës në Këshillin Kombëtar të PD/ Edith Harxhi zbulon arsyen

Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Publikuar

-

Nga

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar me ironi Lulzim Bashën, i cili u ankua për gjendjen e shokut që ka pësuar turizmi vendas.

Basha shoqëroi komentin e tij për krizën, me një kolazh fotosh nga disa plazhe ranore të Shqipërisë, si hapësira të shkreta dha pa pushues.

Pavarësisht nga fotot  apo nga komenti i kryetarit të Republikës së Re, Kulluri me një fjali të shkurtër e rrëzon dhe e bën të pavlefshme “krizën ekonomike”.

“Ku ka krizë ekonomike në Shqipëri?! 1 milion euro vila i ka marrë vetëm ky (Basha) këtë vit! Lëre ç’bëjnë këta të qeverisë me 22 milionë euro/km!!! Bëni qeverine e përbashket në 2021 që të shpëtojë Shqipëria!”, shkruan Kulluri.



Sipas të njëjtës qasje, kujtojmë se CNA.al. ditët e fundit ka investiguar dhe gjetur pasionin e Lulzim Bashës për vila, pasion ky i materializuar me blerje dhe hipotekime.

LEXO EDHE:  Rikthimi i të larguarve në PD/ Bardhi tregon detajet e lëvizjes së fundit të Bashës

LEXO EDHE:  “O sot o kurrë, ky është momenti”/ Rama mesazh Metës: Do vijë dita e larjes së hesapeve

Më poshtë fotot e publikuara nga Basha dhe komenti i tij për krizën:

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe”, citonte Basha. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE