Connect with Us

Pas disfatës, Matteo Salvini përballet me sfida

Bota

Pas disfatës, Matteo Salvini përballet me sfida

Publikuar

-

Planet e populistit të ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini për t’u bërë kryeministri i vendit, dështuan. Mbështetja e tij në sondazhe ka rënë që kur ai shkaktoi një krizë politike artificiale, me shpresën se mund të orkestronte zgjedhje të parakohshme, të fitonte dhe të siguronte siç ishte shprehur ai “fuqi të plota”.

Por e ka pësuar keq.

Zoti Salvini nuk e kishte marrë me mend që kryeministri në largim Giuseppe Conte do të bëhej rivali i tij i befasishëm. As që partnerët e tij të një koalicioni qeveritar jetëshkurtër dhe të trazuar, lëvizja anti-konformiste Pesë Yjet, do të arrinin një marrëveshje me Partinë Demokrate të krahut të majtë dhe do të binin dakord për një koalicion këtë javë me zotin Conte si kryeministër të ri.

Besnikët e tij tallen me idenë se Kapiteni, siç e quajnë atë do të mbetet i mënjanuar për një kohë të gjatë. Ata thonë se manovrat politike të shkollës së vjetër nga dy partitë – dikur armiq të betuar – thjesht po përgatit terrenin për kthimin e tij.

Ndërsa kabineti i ri me shtatë ministre femra dhe 11 ministra meshkuj bëri betimin, zoti Salvini, kreu i Partisë Lega, tha se forcat e errëta ishin pas formimit të qeverisë së re, duke thënë se “fuqi të forta” brenda Evropës ishin pas koalicionit të ri.

“Nuk do të zgjasë shumë,” shkruajti ai në Twitter. “Duhet të bëjmë opozitë në parlament, në sallat e qyteteve dhe sheshe, dhe kështu do të votojmë dhe fitojmë.”

Salvini thotë se ata që kanë frikë nga zgjedhjet mund t’i shpëtojnë një votimi për “tre ose gjashtë muaj”, por në fund do të duhet të përballen me një parti Lega që është e gatshme t’i ofrojë Italisë një qeveri “të fortë dhe koherente” dhe jo një të manipuluar nga elitat apo qeveritë e huaja. Besnikët e tij u entuziazmuan nga gjuha e tij luftarake.

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/Italia dosje për rolin e Saimir Tahirit

Por edhe po të mos merren në konsideratë kërcënimet populiste të Salvinit, është e vështirë të mendohet se qeveria e re do të jetë më pak e trazuar se paraardhësi i saj.

Marrëveshja mes dy partive, nuk është një koalicion natyral dhe nuk është e qartë se sa kohë mund të qendrojnë për të sjellë një fare qetësie, pas dramës politike. E vetmja gjë që ata kanë të përbashkët është frika nga Matteo Salvini dhe një vendosmëri për të frenuar atë.

Një koalicion mes tyre, rrezikon të jetë një aleancë tjetër e pazakontë e paralizuar nga mosmarrëveshjet e brendshme, paralajmërojnë analistët. Ndërsa Partia Demokrate është pro Bashkimit Evropian, Pesë Yjet është skeptike dhe në një kohë donte të eliminonte Euron, megjithëse tani është pajtuar me të majtët për për të zbutur kritikat e saj ndaj BE-së.

Por ideja për të parë se çfarë po bën zoti Salvini po e humb interesin. Nxitja e krizës nga ana e tij që çoi në përjashtimin e tij nga korridoret e pushtetit ishte një gabim strategjik.

Ambicia dhe pompoziteti, e bënë atë të humbte fokus.

Zoti Salvini përballet edhe me një rrezik tjetër. Prokurorët milanezë që dyshojnë se partia Lega kërkoi fonde të fshehta ruse, kanë të ngjarë të dyfishojë përpjekjet e tyre hetimore. Zoti Salvini i shpërfilli akuzat kur ato u shfaqën në fillim të këtij viti.

Sfidat e tjera ligjore mund ta dëmtojnë liderin e Legës.

Të enjten Salvini u vu nën hetim nga prokurorët në Romë me dyshimin e shpifjes për Carola Rackete, kapitenia gjermane e anijes së shpëtimit të Sea-Watch 3, e cili theu një bllokim detar të imponuar nga Salvini për të çuar në tokë imigrantë të shpëtuar. Hetimi pason një ankesë të paraqitur nga Rackete në korrik në të cilën kapitenia e anijes pretendoi se Salvini shpifi ndaj saj dhe kërkoi të ngjallte urrejtje ndaj saj./ VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Po vjen Titanik II/ Ç’duhet të dini mbi anijen që po ndërtohet nga manjati australian Klajv Palmer

Publikuar

-

Nga

Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 prill 1912, nga porti i Sauthemptonit në Angli. Pesë netë më vonë, ai u përplas me një ajsberg, dhe u mbyt në ujërat e acarta të Atlantikut të Veriut, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 njerëzve.

Në vitin 2012, kompania e ngjashme me atë të dikurshme “Blue Star Line”, e drejtuar nga miliarderi autralian Klajv Palmer, njoftoi nisjen e ndërtimit të Titankut II, një kopje e të parit, por më modern dhe më i sigurtë. Palmer tha se udhëtimi i parë i Titanik II, do të niset nga Dubai në në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej aty në Sauthempton, dhe destinacioni i fundit do të jetë sërish Nju Jorku.

Titanik II do të kalojë sërish pranë vendit, ku Titanik I u përplas fatalisht me ajsbergun. Kompania thotë se do të marrë të gjitha masat e mundshme, për të garantuar sigurinë e gjithë pasagjerëve. Kështu masa e parë, do të jetë pajisja e anijes me barka të mjaftueshme shpëtimi, jo vetëm për 2700 pasagjerët, por edhe për ekuipazhin.

Titaniku dikur kishte vetëm 16 barka druri, që strehuan gjithsej 1178 njerëz, vetëm një e treta e kapacitetit të anijes. Titaniku origjinal, ishte shumë luksoz për kohën e tij. Nëse Titanik II, ruan të njëjtin nivel çmimesh, udhëtimi në të do të jetë mjaft i kushtueshëm.

Biletat e klasit të tretë, mund të jenë 350-900 dollarë secila. Ndërsa kabina më luksoze e klasit të parë, mund të kushtojë rreth 100.000 dollarë. “Blue Star Line”, thotë se po harxhon rreth 500 milionë $ për ndërtimin e anijes së re. Në vitin 1912, Titaniku kushtoi 7.5 milionë $, ose 180 milionë $ me kursin e sotëm.

Pra duket se ky trans-oqeanik, do të jetë shumë më tepër luksoz. Titanik II, do të ndërtohet gati identik si pari. Ai do të mbajë deri në 2.400 pasagjerë, nga 2.240 pasagjerët që ndodheshin në Titanikun e dikurshëm. Titanik II do të ketë hapësirë për 900 anëtarë të ekuipazhit, dhe 835 kabina.

Ai do jetë 269 metra i gjatë dhe 53 metra i lartë. Planet e projektimit, përfshijnë gjithashtu kopje të restoranteve, dhe dhomave të ngrënies së Titanikut origjinal. Ndërkohë do të riprodhohet edhe Kafeja e famshme Pariziane. Ai do të ketë një pishinë më përmasa olimpike, ndonëse mund të konsiderohet e vogël, duke pasur parasysh numrin e pasagjerëve.

LEXO EDHE:  Qeveria e re italiane u betua/ Ministri i Brendshëm, një antishqiptar?

LEXO EDHE:  Fushata antimafia e Salvinit fut në "sherr" politikën shqiptare/ Strazimiri replikon me Bushatin

Dhe sigurisht, jo të gjitha pasagjerët e të gjitha klasave, do të jenë në gjendje të hyjnë në pishinë. Aty do të ketë edhe një palestër të madhe, njëlloj si në Titanikun e famshëm. Dizenjimi i brendshëm i Titanik II, synon të jetë sa më i ngjashëm me anijen origjinale.

Edhe pse veshja me dërrasa druri, do të duhet të zëvendësohet me rimeso, për shkak të rregullave aktuale të mbrojtjes nga zjarri. Ndryshe nga origjinali, Titanik II po ndërtohet në Kinë, edhe pse ky vend nuk ka shumë përvojë në ndërtimin e anijeve të mëdha të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, Titanik II, do të ketë një avantazh, që pasagjerët e të parit nuk mund ta ëndërronin:ajrin e kondicionuar. Por vetëm kaq. Në anije nuk do të ketë televizion apo internet, për të ruajtur romancën e dikurshme. Për ata që kanë nevojë që të dërgojnë apo marrin mesazhe, do të ketë një dhomë të posaçme që do quhet “Marconi”

Klajv Palmer është padyshim një “miliarder eksentrik”. Ai është i njohur për projektet e mëdha dhe të guximshme. E tillë është përpjekja, për të rikrijuar një park gjigant dinozaurësh, të ngjashëm me atë të filmit “Jurassic Park”.  Në kohën e shpalljes së projektit për Titanik II, Palmer vendosi të hyjë në politikën australiane.

Ai ka pretenduar më herët, se ka qenë në shënjestër të një komploti nga presidenti ameikan Barak Obama, CIA, Fondacioni Rokfeler dhe Greenpeace. Projekti i Titanik II, është pritur edhe me kritika. Ka nga ata, që e cilësojnë si një “tallje me kujtimin e atyre që vdiqën”.

Projekti është përballur me shumë vështirësi. Kur u shpall në fillim në 100-vjetorin e tragjedisë së Titanik, Palmer tha se anija e re do ishte gati në vitin 2016. Por në vitin 2013, në media pati raportime se Palmer kishte vështirësi financiare Pas disa shtyrjeve, në shtator 2018, kompania “Blue Star Line” njoftoi se projekti kishte nisur, dhe se data e pritshme e inagurimit të anijes do jetë viti 2022./ Historycollection-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshktuan “impeachment”-it

Publikuar

-

Nga

Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Trump do t’i nështrohet procedurave të shkarkimit (impeachment), por duket se gjërat po shkojnë në atë drejtim. Ky do të ishte rasti i katërt në historinë e SHBA-së. Po cili është historiku i impeachment-it, deri më sot?

Rasti i presidentit Endrju Xhonson (1868)

Xhonson mori drejtimin e presidencës, pas vrasjes së Abraham Linkolnit, vetëm 42 ditë pasi kishte marrë detyrën si zv/president. Procedura e shkarkimit nisi më 24 shkurt 1868. Lufta Civile kishte vrarë më shumë se 600 mijë njerëz. Udhëheqësit politikë në jug, ishin kundër dhënies së të drejtave për zezakët.

Xhonson, një demokrat nga Tenesi, urdhëroi që shtetet jugore të ratifikonin Amendamentin 13-të, që anulonte skllavërinë. Republikanët radikalë vendosën veton në të dyja dy dhomat e parlamentit. Ata miratuan një ligj, që e kufizonte presidentin nga e drejta e largimit të disa zyrtarëve nga detyra pa miratimin e Senatit.

Xhonson e sfidoi ligjin, duke e shkarkuar nga detyra Sekretarin e tij të Luftës, Edvin Stenton, i vetmi anëtar i kabinetit kundër politikës së tij të “Rindërtimit”. Kongresi nisi atëherë procedurat e shkarkimit të tij. Më 5 mars, nisi zyrtarisht gjyqi në Senat kundër Xhonsonit. Por më 16 maj 1868, përpjekja për të shkatkuar presidentin dështoi me vetëm me një votë me tepër kundër në Senat.

Impeachment-i ndaj presidentit Riçard Nikson (1973-1974)

Presidenti e cilësoi një “gjueti shtrigash” seancat dëgjimore të Senatit mbi skanalin e Uotergejtit. Procedurat për shkarkim, buruan nga ndërhyrja klandestine e njerëzve të presidentit mbrëmjen e 17 qershorit 1972 në selinë e Komitetit Demokratik Kombëtar, në kompleksin e zyrave Uotergejt në Uashington.

Administrata e Niksonit ndëmorri çdo lëvizje, që të parandalonte çdo lloj bashkëpunimi me Kongresin, duke shkaktuar një krizë kushtetutuese. Por më vonë, u zbulua se Nikson kishte regjistruar në fshehtësi bisedat private në Zyrën Ovale. Dhe disa prej tyre tregonin hapur se ishte Nikson, ai që ishte përpjekur të përdorte pushtetin e tij presidencial për të ndaluar hetimin e FBI-së mbi Uotergejt.

Më 24 korrik 1974, Gjykata e Lartë, e detyroi Niksonin të dorëzojë kasetat e përgjimeve. Ishte e qartë që Niksoni, do t’i nënshtrohej së shpejti impeachment-it. Ndaj mbrëmjen e 8 gushtit 1974, presidenti njoftoi publikun amerikan, se do të jepte dorëheqjen të nesërmen. Kongresi miratoi 3 nene të fajësimit për pengim të drejtësisë, shpërdorim pushteti dhe shpërfillje ndaj Kongresit. Por dorëheqja e Niksonit, i tha fund kësaj procedure.

LEXO EDHE:  Julian Deda: Shqiptaret edhe daljet ne aeroportet e huaja i kane te keqija

LEXO EDHE:  Julian Deda: Shqiptaret edhe daljet ne aeroportet e huaja i kane te keqija

Impeachment-i presidentit Bill Klinton (1998-1999)

Bill Klinton, nuk u fajësua një lidhjen jashtëmartesore me Monika Levinskin, por përse gënjeu në lidhje me këtë çështje. Presidenca e Klinton gati mori fund, kur Kongresi i kontrolluar nga republikanët, miratoi 2 nene të fajësimit. Hetimet u ndalen tek një kompani e pasurive të patundshme “Ëhiteëater”, ku çifti Klinton kishte investuar në vitet 1970-1980.

Por ai u zgjerua për të përfshirë pretendimet për ngacmime seksuale nga presidenti në dëm të ish-nëpunëses së qeverisë në Arkansas, Paula Xhons. Por në fund Senati që gjithashtu kontrollohej nga republikanët, votoi kundër fajësimit, dhe garantoi vazhdimin e qëndrimit të Klintonit në detyrë. Në dhjetor 1999, një vit pas impeachment-it të Klintonit, dy të tretat e publikut amerikan mendonte se gjyqet e kësaj procedure, ishin të dëmshme për vendin.

Impeachment-i presidentit Donald Trump (2019)

Kundërshtarët e Trump, kanë bërë thirrje për fajësimin e tij, që nga dita e parë e presidencës së tij. Por hetimi aktual, ka lidhje me një kallëzim anonim, që pretendon se Trump i kishte kërkuar presidentit të Ukrainës të hetojë ish-zëvendëspresidentin Xho Bajden, një kundërshtar i tij i mundshëm në presidencialet e vitit 2020.

Kërkesa u bë gjatë një telefonate të zhvilluar më 25 korrik, kur Trump po mbante pezull një ndihmë ushtarake në vlerë 400 milionë për Ukrainën. Transkriptimi i telefonatës, tregoi se  Trump i kërkoi Zelenskit një “favor”. Më pas Trump i kërkoi publikisht Kinës, të hetojë veprimtarinë e djalit të Bajden në atë vend.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar publikisht, se nuk do të bashkëpunojë për procedurat e fajësimit, dhe u ka kërkuar zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të qeverisë, të mos dëshmojnë në 3 komitetet e Kongresit që po hetojnë skandalin Trump-Ukrainë. Mbetet të shihet nëse Kongresi, do të votojë pro shkarkimit të Trump. Dhe nëse ndodh, a do të bjerë dakord Senati? Ka të ngjarë jo, duke pasur parasysh besnikërinë e shumicës së republikanëve të Senatit ndaj presidentit Trump./Allthatsinteresting.com –Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Nga Timothy Less “Open Democracy”

* Liderët evropianë, refuzuan sërish kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, ata konfirmuan atë që ka qenë e qartë për një kohë të gjatë:procesi i zgjerimit ka përfunduar, dhe se Ballkani nuk do të hyjë në BE.

Në fakt, shtetet kryesore në BE-së, sidomos Franca, nuk kanë dashur asnjëherë që unioni të zgjerohej në lindje, pasi kjo i jep përfitime disproporcionale Gjermanisë, duke prishur kështu ekuilibrin e fuqisë midis Parisit dhe Berlinit, teksa dobëson edhe kohezionin e BE-së si një e tërë.

Nga këndvështrimi i Paris, kjo hedh në erë gjithë fabulën e integrimit evropian, që është parandalimi i luftës me Gjermaninë, dhe garantimi i një platformë për forcimin e Francës.

Për aq kohë sa Londra mbështeste aktivisht zgjerimin, dhe Berlini ishte në thelb mbështetës, Parisi nuk mund të shpresonte ta bllokonte zgjerimin.

                  Milo Dukanovic, Jens Stoltenberg në Samitin e NATO-s, në 2018

Tani që Britania po del nga BE, dhe Gjermania është politikisht e paralizuar, Franca është bërë gjithnjë e më e zëshme në kundërshtimin e saj. Ajo ka gjetur mbështetje edhe nga vende të tjera si Holanda dhe Danimarka, që shqetësohen nga shtimi i krimit të organizuar dhe emigracionit, nga një hapje e unionit drejt Ballkanit.

Integrimi evropian, ka qenë mekanizmi që ka përdorur Perëndimi, për të larguar popujt e Ballkanit nga përpjekja e tyre historike për themelimin e shteteve-kombe, si ato që dominojnë në Evropën perëndimore. Në vitet 1990, SHBA-ja dhe aleatët e saj, arritën në përfundimin se shteti- komb nuk mund të realizohej as paqësisht, as ligjërisht.

Prandaj Uashingtoni imponoi një zgjidhje kompromisi, që krijoi shtete të pavarura bazuar në kufijtë e trashëguar nga ish-Jugosllavia, por jo shtete-kombe, për shkak se shumica e shteteve të reja të pavarura, kishin pakica të mëdha etnike. Si kompensim, BE-ja u ofroi popujve të rajonit mundësinë e anëtarësimit në union.

Brukseli shpresonte që procesi i anëtarësimit, do të ndryshonte natyrën e rajonit, duke i shndërruar shtetet e varfra, autoritare në vende të prosperuara, demokratike, ku sundon ligji, ku pakicat që janë zakonisht të pakënaqura, të ishin të lumtura të jetonin në të.

Pas pranimit të mundshëm në union, kombet e ndryshme të Ballkanit, të ndara aktualisht nga kufijtë rajonalë, mund të ribashkohen brenda një Evrope pa kufij. Pra, fundi i zgjerimit shënon edhe fundin e planit të Perëndimit, për shtypjen e nacionalizmit të egër të rajonit.

Por tashmë situata në rajon është tensionuar. Edhe për shkak të vendimit të SHBA-së për të zhvilluar në Ballkan “Luftën e Re të Ftohtë”. Origjina e kësaj lufte, daton që nga kriza në Ukrainë në vitet 2013-2014, së cilës Rusia iu përgjigj duke tentuar bllokimin e integrimit të shteteve të Evropës Lindore, që nuk ishin ende anëtare të NATO-s, përfshirë disa vende të Ballkanit.

Mënyra e ndërhyrjes së Moskës në politikën e rajonit, ishte të mbështeste ankesat e grupimeve lokale që ishin në konflikt me Perëndimin, në këmbim të një angazhimi për të mos hyrë në NATO. Uashingtoni e pa këtë si një sfidë për stabilitetin e Ballkanit. Pas një mungese disavjeçare, SHBA u rikthye në rajon me qëllim dëbimin e Rusisë nga rajoni, dhe përfundimin e punës për integrimin e të gjithë rajonit në NATO.

Përplasja e parë me dy fuqive të mëdha, ndodhi në Maqedoni në vitin 2015, ku qeveria e atëhershme u përfshi në një skandal të madh korrupsioni, u distancua nga Perëndimin dhe ktheu kokën nga Rusia. Më pas pati një betejë diplomatike 2-vjeçare, në fund të së cilës SHBA-ja ia doli të rrëzojë qeverinë Gruesvki, dhe ta zëvendësojë atë me një administratë të guximshme, që i dha përparësi integrimit në NATO.

LEXO EDHE:  Julian Deda: Shqiptaret edhe daljet ne aeroportet e huaja i kane te keqija

LEXO EDHE:  I dënuar me 7 vite burg/ Ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

Kjo u pasua nga një garë për ndikim në Malin e Zi, aleatja më e vjetër e Rusisë, së cilës amerikanët i bënë presion të kalojë në krahun e tyre, dhe të anëtarësohet në NATO. Amerikanët patën sërish sukses, por vetëm pasi dështoi një përpjekje e mbështetur nga Rusia, për të vrarë kryeministrin pro-NATO.

Pastaj SHBA-ja e përqëndroi vëmendjen tek Serbia, ku Rusia ka ende shumë ndikim. Për të neutralizuar ndikimin e Moskës, Uashingtoni arriti në përfundimin se duhet të zgjidhë problemin që i mban serbët pranë Rusisë. Konkretisht zemërimin e tyre, me atë që ata e panë në vitin 2008 si një aneksim të paligjshëm të Kosovës.

Meqë pavarësia e Kosovës është diçka që nuk mund të zhbëhet, kjo nënkuptonte plotësimin e kushteve që kënaqin serbët, dhe që bindnin edhe popullsinë shqiptare të Kosovës. Rezultati ishte një marrëveshje e fshehtë midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës për ndarjen e territorit, me një enklavë të vogël të dominuar nga serbët në veri, që i kalon Serbisë, në këmbim të njohjes nga Beogradi të pavarësisë së pjesës tjetër të Kosovës, e dominuar nga shqiptarët.

Nëse çdo gjë do të shkonte mirë, Serbia nuk do të kishte më nevojë për Rusinë, dhe Kosova do t’i jepte fund izolimit të saj ndërkombëtar. Për fatin e keq të Uashingtonin, marrëveshja dështoi. Ajo shkaktoi shqetësim në shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Ato druheshin se ndryshimi i kufijve, do të krijonte një precedent të rrezikshëm për shtetet e brishta të Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut.

Për më tepër, marrëveshja u prit me reagime të ashpra kundër në Kosovë, qytetarët e të cilës e kishin kuptuar pavarësinë e vendit brenda kufijve të tij ekzistues. Shumë kosovarë, u ndien të tradhtuar nga SHBA, mesazhi i vonuar i të cilës ishte se pavarësia e tyre ishte ne fakt e kushtëzuar nga kundërshtarja e tyre e vjetër, Serbia.

Përgjigja e Kosovës ishte e dyfishtë. Kryeministri u përpoq të ushtrojë presion ndaj Serbinë për ta njohur Kosovën pa kushte, duke vendosur një tarifë 100 për qind për importet serbe. Ndërsa presidenti, nisi lëvizjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Dhe këtu takohen 2 dramat ndërkombëtare që po luhen në Ballkan:Lufta e Re e Ftohtë, dhe fundi i integrimit në BE. Me dështimin e përpjekjes për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria nuk ka tashmë asgjë për të humbur, nga ndjekja e qëllimit të saj alternativ të bashkimit kombëtar.

Kjo do të krijojë një mundësi për serbët e Bosnjës që të përpiqen të shkëputen, duke i ofruar Serbisë territorin e tyre, si kompensim për humbjen e Kosovës.

Dhe një Shqipëri e bashkuar, do të krijojë një mundësi të re gjeopolitike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të duan ta bashkojnë territorin e tyre me këtë shtet të ri.

Mbetet e diskutueshme se sa i dhunshëm do të ishte ky proces. Por historia sugjeron se nuk do të ishte paqësor.

Probabiliteti është që SHBA-ja do të detyrohej të riformulonte sërish kufijtë e rinj të Ballkanit, ashtu si vitet 1990-2000, për të kënaqur forcat nacionaliste, të cilat BE-ja nuk ka arritur t’i mposhtë. Duke pasur parasysh këtë skenar, disa mund të dëshirojnë që BE-ja të respektojë angazhimin e saj të mëparshëm për integrimin e rajonit, duke pranuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por teksa po dominon realpolitika, koha e mendimeve të dëshiruara ka ikur prej shumë kohësh./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE