LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Lushnje

7 Shtator 2019, 15:42, Kronika CNA
Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Lushnje

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit ?Shevrolet? 23-vjeçari me inicialet K. A si dhe shtetësja G.H 28 vjeçe e cila ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Lushnje.

Fatmirësisht dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga