Connect with Us

“LSI nuk ka mbaruar”/ Petrit Vasili sulmon dyshen Rama-Basha

Politikë

“LSI nuk ka mbaruar”/ Petrit Vasili sulmon dyshen Rama-Basha

Publikuar

-

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar dyshen Rama-Basha teksa ka folur për ndikimin e partive të mëdha në vend.

I ftuar në RTV Ora Vasili u shpreh se në këto 15 vite ekzistencë LSI nuk ka qenë asnjëherë “nën sqetullën” e dy partive të mëdha.

Sipas Vasilit partitë në Shqipëria që janë krijuar dhe futur nën sqetullën e partive të mëdha janë asimiluar, nuk ekzistojnë më.

Po të kishte qenë në sqetullën e dy partive kryesore politike do të kishte mbaruar si forcë politike, nuk ka qenë nën sqetullën e tyre, nuk ika qenë kurrë pronën e askujt, ka qenë pronë e mendimit të lirë, ideve dhe personalitetit të saj. Përkundër kësaj është gjendur si sanduiç e goditur nga dy forcat e tjera, ka bashkëpunuar me to, ka pasur beteja shumë të forta me to. Gjithë kjo përjashton kategorisht mënyrën dhe mundësinë që dikush ndonjëherë të ketë nën sqetull LSI. As ka ndodhur as nuk do të ndodhë. Nuk është kjo LSI.Partitë në Shqipëria që janë krijuar dhe futur nën sqetullën e partive të mëdha janë asimiluar dhe kanë vdekur, nuk ekzistojnë më. LSI është themeli dhe arsyeja e tripolatitetit shqiptar.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Shkullaku tregon pse nuk i beson kushtëzimet që vendos opozita

LEXO EDHE:  ISP “shuplakë” Ramës/ Respektoni lirinë dhe standardet e transparences, ERTV nuk zëvëndëson mediat

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  ISP “shuplakë” Ramës/ Respektoni lirinë dhe standardet e transparences, ERTV nuk zëvëndëson mediat

LEXO EDHE:  Shkullaku tregon pse nuk i beson kushtëzimet që vendos opozita

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma publikon fotot e dhimbshme nga Thumana/ Duhet financim nga BE për tërmetin

Publikuar

-

Nga

Rreth dy javë pas tërmetit të frikshëm 6.4 ballë që shkaktoi situatë të jashtëzakonshme në vendin tonë, ish-deputetja e PD-së Grida Duma është rikthyer sërish në Thumanë për të parë gjendjen e banorëve.

“Shqipëria e vërtetë është kjo!

Me vështrimin e përgjakur që kërkon ndihmë!
Trauma, humbja e madhe e jetëve, humbja e mundësisë prej dekadash për të bërë mirëqenie.

Në Manëz, familjet nuk i largohen shtëpive se janë të varur nga gjedhët me të cilët mbijetojnë.
Shumë jetojnë në oborre, nga frika e humbjes se plaçkave dhe orendive.

Problemi më i madh janë fëmijët që rrezikojnë sëmundje e ftohje sepse jetojnë ne “çadra” që s’janë vecse plasmasë të vjetër të mbuluar me batanije të lagura.
Me gjithë përpjekjen për të gjetur çadra dhe ndihma ushqimore atje ku ende nuk ka shkuar asnje ndihmë, kjo zgjidhje është vetëm ditore”, deklaron ajo.

LEXO EDHE:  “Dy fjalë për Zonjën Topalli”/ Desada Metaj i përgjigjet Mero Bazes

LEXO EDHE:  “Rama po përplitet kot për Xhafajn, Ballën dhe Çyrbjan”/ Deputeti tregon se çfarë i pret

Duma ka publikuar disa foto tejet të dhimshme, ndërsa thotë se qeveria duhet domosdoshmërisht të kërkojë financim nga BE.

“Zonat rurale janë më pak të ditura por dëmet i kanë po aq të mëdha.
Fatura e dëmit është e tillë që duhen shfrytëzuar fondet europiane.
Pavarësisht solidaritetit të vendeve mike, duhet domosdoshmërisht të kërkojmë financim nga BE”, thekson demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE