Connect with Us

Krimi që tronditi Librazhdin/ Zbardhen detajet shokuese, ngjarja mund të ishte parandaluar

Denoncim

Krimi që tronditi Librazhdin/ Zbardhen detajet shokuese, ngjarja mund të ishte parandaluar

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin mbrëmjen e djeshme, ku një 53-vjeçar ka masakruar me thikë gruan dhe më pas është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen.

Ndërkohë sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili zbardh detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Denoncuesi akuzon policinë se mund të kishte parandaluar vetëvrasjen e e autorit të krimit, pasi sipas tij policia erdhi menjëherë në vendngjarje pasi burri ekzekutoi gruan me thikë dhe pasi gruaja u shoqërua me ambulancë atëherë dhe burri u hodh nga ballkoni.

Postimi i plotë i Berishës:

Akuzon narkopolicine se nuk veproi per te parandaluar vetverasjen e qytetarit para syve te saj!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha !
Nje ngjarje e rende ka tronditur mbremjen e djeshme qytetin e Librazhdit , nje krim ne familje i cili tmerroi qytetin e Librazhdit ku shume persona ishin deshmitare te hedhjes se burrit nga ballkoni pasi vrau gruan, i cili u hodh nga kati i shtate .

Ajo qe me beri pershtypje eshte se si ka mundesi qe policia e shtetit nuk mundi ta parandaloj kete akt kur ajo erdhi menjehere ne vendngjarje pasi burri egzekutoi gruan me thike , gruaja pasi u shoqerua me ambulance atehere dhe burri u hodh nga ballkoni pasi une e perjetova vete ngjarjen tek hyrja shtepise se ciftit dhe policia ishte prezente dhe nuk veproi ne kohe qe te arrestonte autorin e vepres penale ne moment duke e lejuar te perfundoje ne nje tragjedi me dy te vdekur.

LEXO EDHE:  "Rama - Meta marrin mesazhe kërcënimi nga Durim Bami: Më lironi nga burgu ose do të flas"

Dhe e dyta ambulanca si ne rastin e burrit dhe gruas nuk erdhi ne kohe te jepte ndihmen e pare ndaj viktimave , kete e vertetojne dhe pamjet filmike dhe fotografike me poshte ku burri qe kreu vepren ka mbetur ne toke i shtrire per me shume se 20 minuta dhe asnje mase nuk eshte marre ndaj tyre deri tani . Uroj qe te mos ndodhin me te tilla ngjarjesh ku instuticionet shteterore me instancat e veta nuk arrijne te veproje si duhet .Ju faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

LEXO EDHE:  Policia përgënjeshtron eksplozivin në Vlorë/ Ja si u plagos 36 vjeçari

LEXO EDHE:  Endri Fuga i përgjigjet Nikollë Lesit/Alarm pa lidhje! Pse erdhi policia te "Koha Jonë"

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE