Connect with Us

Gjyqtarja që i doli kundër Ramës/ Zbardhet pasuria e Mimoza Margjekajt

Vetingu

Gjyqtarja që i doli kundër Ramës/ Zbardhet pasuria e Mimoza Margjekajt

Publikuar

-

Zgjedhjet e 30 Qershorit, përveçse polemikave politike, zbardhën dhe realitetin e zymtë në sistemin e drejtësisë.

Në fakt zgjedhjet u njohën nga ndërkombëtarët, pas legjitimimit nga gjykatat.

Por, gjatë këtij procesi pati edhe gjyqtarë që i dolën kundër Rilindjes.

Mimoza Margjeka është gjyqtarja e Durrësit që nuk e legjitimoi kandidaten socialiste Valbona Sako si kryebashkiake.

Ti dalësh kundër Rilindjes dhe kryeministrit Rama në kohë Vettingu, ose ke shumë fakte dhe prova kokëforta ose bën opozitën nga Gjykata.

Me datë 17 Korrik 2019, gjyqtarja e Durrësit, Mimoza Margjeka, rrëzoi kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste, Valbona Sako, për verifikimin e mandatit fitues. U desh një vemdim apeli që Rilindja të merrte sërish Bashkinë e Durrësit.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e gjyqtares Margjekaj, e cila i doli kundër Ramën, sipas të dhënave të ILDKPKI.

Nuk dihet nëse ndaj saj do të merret ndonjë vendim politik nga Vettingu, por sa i përket pasurisë, rezulton se gjyqtarja burimet e të ardhurave ajo i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Në vitin 2013 ajo deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 114 m2 në Kashar me vlerë, 45 000 euro, prej të cilave të paktën 33 mijë euro i ka marrë kredi.

Në vitin 2015 ajo deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 101.78 m2 në Yzberisht në bashkëpronësi me djalin  nga martesa e parë Aurel Saliaj. Ndërkohë ajo deklaron se merr të ardhura edhe nga dhënia me qira e një apartamenti në Selitë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Viti 2004

Ap. banimi me sip 59 m2, në Bajram Currr me vlerë 400 000 lekë.

Paga si gjyqtare në Tropojë në shumën 782  256 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga në shumën 100 000 lekë.

Paga si gjyqtare në Tropojë 965 365 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga në shumën 600 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga në shumën 500 000 lekë.

Paga dhe shpërblime si gjyqtare në Tropojë në shumën 983 399 lekë.

Detyrim ndaj një personi fizik në shumën 10 000 euro.

Viti 2008

114 m2 truall i lirë, në qytetin e Bajram Currit. Kontratë shitblerje në shumën 550 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 021 970 lekë.

Detyrim 10 000 euro ndaj motrës. Janë pashlyer 4 000 euro.

Viti 2009

Blerje apartament banimi, një dhomë me sip 15 m2, në Bajram Curr, në shumën 479 790 lekë.

Paga si gjyqtare në shumën 1 210 848 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 901 439 lekë.

Viti 2011

Të ardhura, kursime nga paga në shumën 241 720 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 916 749 lekë.

Viti 2012

Blerje automjeti Mercedez Benz, tip 245 me vlerë 800 000 lekë. Blerë me hua.

Të ardhura nga paga, gjendje, në shumën 198 226 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 929 646 lekë.

Detyrim në shumën 800 000 lekë, ndaj një shtetasit G.L.

Viti 2013

Apartament banimi me sip.114 m2 në Kashar me vlerë, 45 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 960 779 lekë.

Gjendja e llogarisë personale, në shumën 14 786 lekë.

Kontratë huaje në shumën 33 000 euro. Paguar 204 euro.

Kontratë borxhi me F.I, në shumën 3 000 euro.

Detyrim nga kontrata e porosisë së banesës, me vlerë 38 000 euro. 33 000 shlyer me kredi, 3 000 euro, borxh dhe 2 000 euro personale.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës, në shumën 1 169 895 lekë.

Gjendja e llogarisë, në shumën 362 386 84 lekë.

Kredi në shumën 33 000 euro, pashlyer shuma 32 326 08 euro.

Detyrim financiar në shumën 3 000 euro.

Viti 2015

Shtëpi banimi në bashkëpronësi me djalin Aurel Saliaj  me sip. 101.78 m2 në Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme, truall me sip.300 m2 dhe 158 m2 ndërtesë, përfituar me trashëgimi ligjore.

Të ardhurat nga paga si gjyqtare, në shumën 1 144 354 lekë.

Gjendja e llogarisë në shumën 88.6 lekë.

Të ardhura nga përdorimi i banesës private në shumën 25 000 lekë.

Kthim borxhi në shumën 50 000 lekë.

Llogari e përbashkët me djalin në shumën 4726.7 dollarë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtare dhe raporti i lindjes në shumat 970 857 lekë dhe 140 536 00 lekë.

Të ardhura nga qiraja, ap. banimi me sip. 84.6 m2 në Selitë, në shumën 24 850 00 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës në shumën 1 440 048 lekë.

Kalim në llogari nga bashkëshorti në shumën 1 790 000 00 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Albania University në shumën 135 632 lekë.

Depozitë në emër të djalit Aurel Saliaj në shumën 185 000 lekë.

Kredi, prej 33 000 euro. Mbetur pa u shlyer shuma 15 425 78 euro.

Detyrim financiar ndaj një shtetasi në shumën 800 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 228 339 lekë.

Të ardhura si pedagoge e jashtme në Universitetin Aleksandër Moisiu, në shumën 70 836 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Universitetin Aleksandër Moisiu, në shumën 1 235 040 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën, 158 856 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit të bashkëshortit në shumën 1 400 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Universitetin Albania University në shumën 158 856 lekë.

Depozitë në emër të djalit Aurel Saliaj në shumën 47 000 lekë.

Kredi, prej 33 000 euro. Mbetur pa u shlyer shuma 9 746 51 euro.

Është shlyer detyrimi financiar prej 800 000 lekësh.

Djali Aurel Saliaj, të ardhura nga bursa e ofruar nga Universiteti i Valencias në kuadër të programit Erasmus në shumën 4 600 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si gjyqtare dhe raporti i lindjes në shumat 893 996 lekë dhe 61 952 lekë.

Të ardhura nga qiraja, ap. banimi në Selitë në shumën 170 00 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Universitetin Aleksandër Moisiu, në shumën 1 039 235 lekë.

Të ardhura nga pagat e bashkëshortit në Ministrinë e Drejtësisë të fituara me gjyq për vitet 2014-2016 në shumën 1 927 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Universitetin Albania University në shumën 191 261 lekë.

Të ardhura në emër të djalit Aurel Saliaj në shumën 165 000 lekë.

Kredi, prej 33 000 euro. Mbetur pa u shlyer shuma 29 881 euro.

Detyrim financiar prej 800 000 lekësh./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vetingu në Polici drejt përfundimit/ Së shpejti seancat dëgjimore, gati 245 dosjet e para 

Publikuar

-

Nga

Zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, në një deklaratë për mediat, tha sot se seancat publike për vetingun në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës së Shqipërisë pritet të nisin shumë shpejt. Sipas tij, 245 dosjet e para janë drejt fundit.

Sipas Hodajt, ky proces është i thelluar dhe ai do të nisë me majën e piramidës të çdo institucioni.

“Në tërësi po punohet me 245 dosjet e para, që është dhe pjesa e kompetencës së komisionit të jashtë të vlerësimit. Kjo është një punë që ecën paralelisht për 245 dosjet, pavarësisht se prioritet kanë 45 dosjet e para, pasi procesi nis nga maja e piramidës së secilës prej organizatave”, tha Hodaj.

“Puna me këto 45 dosjet e para nuk pengon punën për 200 dosjet e tjera. Në dijeninë tonë të Ministrisë pra, informacioni është kërkuar për të 245 dosjet dhe tashmë jemi pranë përfundimit të marrjes së këtyre dosjeve dhe shumë shpejt do nisin seancat”, tha Hodaj.

Gjithashtu, Hodaj deklaroi se nuk do ketë përjashtim automatik të punonjësve të policisë, por të gjithë do dalin në seancë të Vettingut. “Për ish bashkëpunëtorët të sigurimit të shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si të gjitha rrethanat e tjera ,pra nuk ka një përjashtim automatik, por është një rrethana që do merret parasysh gjatë seancës publike”.

“Procesi është më i thellë, nga analiza e kryer në fillim, rezultoi se në Policinë e Shtetit vetëm 110 deri në 120 punonjës të policisë kishin deklaruar pasurinë. Kostot janë vetëm vendi ku do zhvillohen seancat dhe pagat e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm”, bëri të ditur Hodaj.

Hodaj tha se “Sanksioni për mos përmbushje të kritereve të vlerësimit kalimtar apo të Vettingut është përjashtimi nga Policia e Shtetit apo Garda e Republikës. Sipas ligjit, kush përjashtohet nga Policia e Shtetit nuk kthehet më në trupën e Policisë së Shtetit. Sa i takon punësimit të këtij subjekti të përjashtuar në struktura private të ruajtjes fizike, vlerësimi duhet bërë rast pas rasti. Të gjithë punonjësit që punësohen te këto struktura marrin një vlerësim besueshmëria nga Policia e Shtetit. Prandaj kjo duhet marrë rast pas rasti, për të kuptuar nëse ky punonjës është i besueshëm për të ushtruar këtë detyrë në shoqëritë private të ruajtjes fizike apo jo”, theksoi Hodaj.

 Zv/Ministri Hodaj tha se SHÇBA është në një proces ristrukturimi dhe se po miratohet një strukturë e re brenda saj që do merret vetëm me vlerësimin periodik të punonjësve të policisë. “SHCBA është në një proces ristrukturimi dhe po miraton një strukturë të re që do ketë një drejtori apo departament, që do jetë ekskluzivisht i ngarkuar me procesin e Vettingut, pasi të ketë kaluar vetë Vettingun”.

“Ky proces nuk ka afat, që do të thotë se SHÇBA sa i takon për vlerësimin kalimtar do të nisin nga grada më e lartë e pjesës së mesme të Policisë së Shtetit, deri tek i fundit.  Në momentin që kryhet i gjithë ky proces do të nis vlerësimi periodik, që është vlerësimi me bazë risku”, theksoi Hodaj.

Për rekrutët e rinj, Hodaj tha se do ndiqet e njëjta procedurë. “Sipas ligjit, edhe këta në momentin që rekrutohen në Policinë e Shtetit dorëzojnë deklaratat përkatëse dhe do vlerësohen në vetting sipas gradës që kanë. Duke qenë se futen me gratë 500 patrullat e përgjithshme me gradën më të lartë, ndërsa ekselentët me gradën nën komisar, i bije që vlerësimi i tyre do të bëhet në fazën e tretë, pasi të mbarojnë dhe gradat e mesme”.

Lidhur me boshllëqet e mundshme që mund të krijohen nga Vetingu, Hodaj garantoj se “akademia e ka të gjithë mundësinë që të mbush çdo lloj boshllëku që mund të krijohet nga procesi i Vetingut. Jo më lart se sot, është dita e fundit e testimeve fizike për 500 rekrutë të rinj për patrullë të përgjithshme. Pra akademia na ka dhënë mundësi që në harkun e 9 muajve të përgatis 500 rekrutë të rinj, pra e ka këtë kapacitet dhe ne nuk mendojmë se largimet do jenë më të mëdha se 500”.

Lidhur me procesin e Vetingut për trupën strukturën policore kundër të fortëve, Hodaj tha se “Procesi edhe për  strukturën policore “kundër të Fortëve, do jetë i njëjtë me të gjithë të tjerët. I vetmi rast i veçantë është kur struktura që duhet të operojnë në mënyrë të rezervuar, flasim për agjentët nën mbulim, vetëm në këtë rast ligji ka vlerësuar se procesi i Vettingut, pra seanca duhet bërë jo publike dhe kjo është më se e kuptueshme”, tha Hodaj

Lidhur me problematikat që mund të hasin punonjës e policisë për informalitetit, Hodaj tha se ligji parashiko një lloj valvule për këtë problemë. “Informaliteti apo emigrimi ndër vite ka qenë i pranishëm në shoqërinë tonë. Ligji parashikon që për kriterin e pasurisë asnjë s’do penalizohet nëse ajo që është e deklaruar nuk e kalon 200% të ardhurave të justifikuara. Me këtë lloj mekanizmi plotësohen dhe boshllëqet e mundshme për rastet e informalitetit apo emigracionit. Ndërsa për ata që kanë deficite operacionale do marrin trajnime , pasi nëse kalon atë të kredibilitetit e të pasurisë, mund të trajnoheshe të jesh sërish pjesë e Policisë së Shtetit”, nënvizoi Hodaj.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Shkarkimi i prokurorit të “listës së zezë”/ Ja kush e zëvëndëson

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot si drejtues të përkohshëm të Prokororisë së Rrethit Gjyqësor Mat, prokurorin Abaz Muça.

Abaz Muça i fundit është miratuar në këtë pozicion si i përkohshëm dhe ka marrë 8 vota pro tij.

Emërimi i Muçës, erdhi pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i kësaj prokurorie.

Kujtojmë se prokurori Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator, pasi nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare ai ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Vata, ndryshe njihet si klani i ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla apo edhe si prokuror i ‘listës së zezë”.

Pasi në vitin 2017, kur po procedohej për Vettingun, kryeministri Edi Rama, publikoi listën e “zezë”,  me emrat e gjyqtarëve  dhe prokurorëve, të denoncuar nga qytetarët.

Një prej prokurorëve, emri i të cilit u publikua nga Rama ishte edhe Hysni Vata që në atë kohë drejtonte Prokurorinë e Kurbinit.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Hysni Vatës, të cilën mund ta lexoni në listën më poshtë:/ CNA.al

Prokurori i “listës së zezë”/ Si e mbrojti Llalla nga Rama, të arsimuarin e plepave

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokurorët e lidhur me bandën e vjedhjes së votave aplikojnë për KLP

Publikuar

-

Nga

Dy prokurorë kanë aplikuar për pozicionet vakatnte për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mësohet se prokurorët nuk janë emra të padëgjuar, pasi në duar kanë pasur çështje të bujshme, atë të vjedhjet se votave.

Bëhet fjalë për prokurorin e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe drejtuesen e prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Cami.

Esmeralda Keshi (Cami) ka lidhje me përgjimet e dosjes 184, dosje e cila nga Prokuroria për Krime të Rënda është transferuar për t’u shkatërruar në Prokurorinë e Dibrës.

Esmeralda Keshi (Cami), është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i cili doli në përgjimet e prokurorisë i implikuar në pazarin e shit-blerjes së votave ne zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 që u mbajtën në Dibër.

Në përgjimet, të cilat u bënë publike nga gazeta gjermane BILD, Arben Keshi me Kryeministrin Rama, të cilit i jep llogari për komisionerët e PS-së në votime, me votuesit ku bën pazare për blerje votash, me drejtorin e arsimit në Dibër, të cilin e urdhëron që t’ju bëjë presion të gjithë mësuesve se nëse nuk votojnë për PS-në do të shkarkohen nga detyra.

Gjithashtu kunati i prokurores Keshi doli në përgjime duke biseduar me  Sali Skurën, Shef tek Komisariati i Policisë Nr.5 në Kamëz, të cilit i kërkon të ndalojë votuesit e PD-së që jetojnë në Kamëz, por që kanë ende të drejtë vote në Dibër si dhe me ish-Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili e lajmëron Keshin se po i dërgon tek shtabi disa “tipa problematikë’, që t’i këtë për çdo rast”.

Pavarësisht këtyre rrethanave dosja u çua tek Esmeralda Keshi që ta shkatërronte plotësisht.( lexo këtu)

Por, edhe “bëmat” e prokurorit të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara nuk janë të panjohura. Vladimir Mara është prokurori i dosjes 339, e cila ka të bëjë me akuzat për shit-blerjen e votave në Durrës, ku dyshohen si të përfshirë zyrtarë të lartë të PS-së, për këtë qark.

Pak kohë më parë gazeta Bild, publikoi 16 përgjime, ku objekt ishin kryeministri Edi Rama, drejtorë, ish ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë, ku në skenë doli emri i Prokurorit Vladimir Mara.

Në njërin nga 16 përgjimet, dëgjohet edhe shefi i komisariatit numër 5 të Kamzës, Sali Skura. Ky i fundit rezulton kunati i prokurorit Vladimir Mara, i cili ka në duar dosjet hetimore 339.

Nga përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild”, Sali Skura doli duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili ishte koordinator i Partisë Socialiste në Dibër.

Dyshimet janë se duke zvarritur hetimet dhe duke mbrojtuar socialistët dhe kunatin e dalë në përgjime, Vladimir Mara kaloi Vettingun./ CNA.al

Prokurorja e lidhur me bandën e vjedhjes së votave/ “Zgjohet” Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Të dështuarit e Krimeve të Rënda/ Skandalet dhe pasuritë e prokurorëve të Tahirit

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: