Connect with Us

“Gënjeu për gjurmët e gishtërinjve”/ PD letër Arta Markut

Politikë

“Gënjeu për gjurmët e gishtërinjve”/ PD letër Arta Markut

Publikuar

-

Partia Demokratike i ka nisur sot një letër Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin pretendon se është dënuar në Greqi.

Sipas PD, “Prokuroria gënjeu për gjurmët e gishtërinjve”. PD kërkon transparencë për veprimet e Prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut dhe pret përgjigje për 3 pyetje kyçe.

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, i arrestuar dhe i kërkuar në Greqi me emrin Jorgo Toto për një krim që dënohet me 10 vjet burg. Duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji, Partia Demokratike kërkon të njihet me çdo veprim të prokurorisë që nga data e dorëzimit prej saj të kërkesës së verifikimit në 20 Gusht deri në 5 Shtator.

Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje mashtrimin publik të prokurorisë për pretendimin se Agim Kajmaku nuk ka dorëzuar akoma gjurmët e gishtërinjve, përtej afatit 5 ditor të përcaktuar nga ligji, sepse, siç u shpreh prokuroria, “shërbimi postar ka ngatërruar adresën e tij dhe ende nuk ka dorëzuar shkresën.” Në letër theksohet përgënjeshtrimi i ardhur nga Posta Shqiptare, e cila konfirmoi se dokumenti i prokurorisë është dorëzuar në Bashkinë Vorë, fakt ky që, siç deklaroi Posta, vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:
1. Sistemin e dërgesave nga bar kodi përkatës.
2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë”.

Duke iu referuar përgjigjes së Postës, Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë dyshim që shtetasi Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin zyrtar për dorëzimin e gjurmëve daktiloskopike më datë 29 Gusht dhe sipas nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit, duhet të kishte përmbushur detyrimin e tij deri në datën 3 Shtator 2019. “Çuditërisht, nga ana juaj më datë 4 Shtator thuhet se subjekti nuk e ka marrë ende shkresën. Ky në fakt duket më shumë si justifikim i paligjshëm nga ana e organit të prokurorisë për të mos zbatuar sanksionin që parashikon ligji në rast se subjekti nuk dorëzon gjurmët daktiloskopike.”- thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD për të marrë të gjithë dokumentacionin me veprimet e Prokurorisë për këtë çështje.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare përse nuk ka zbatuar ligjin për përcaktimin ligjor të dekriminalizmit, që përcakton në nenin 8 se ndaj funksionarit që nuk dorëzon shenjat e gishtërinjve brenda 5 ditëve, zbatohen ndalimi i ushtrimit të mandatit. “A i keni administruar ju provat që përmend Shërbimi Postar në deklaratën e tij zyrtare dhe që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin në datën 29 Gusht? Nëse jo, pse? Nëse po, pse nuk është aplikuar sanksioni i parashikuar në nenin 8 të ligjit?”- janë pyetjet konkrete që ngre Partia Demokratike dhe për te cilat prokuroria është r detyruar të përgjigjet.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shpreh bindjen e forcës më të madhe të opozitës se “çdo shkelje e ligjit nga ana e organit të prokurorisë mbi këtë çështje, do të evidentonte edhe më shumë faktin që sot Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e shtetases Arta Marku, është shndërruar në një celulë të mbrojtjes së krimit. Ju, sipas urdhrit të Edi Ramës, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni të vërtetën, por ju kurrsesi nuk do mund të pengoni që ajo të dal qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë!- thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike për të zbardhur veprimet e prokurorisë për çështjen e Agim Kajmakut, i cili ka fshehur nga formulari i dekriminalizimit faktin se është arrestuar në Greqi dhe është akoma në kërkim atje për një krim që dënohet me 10 vjet burg./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ligji për pronat/ Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me Ramën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka në fokus projektligjin e pronave.

Sipas BW, Komisioni i Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator dhe misioni i vizitës është pikërisht ligji për pronat. Komisioni i Venecias do të takojë edhe grupet parlamentare

Sot pasdite, delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Skandali i ARRSH/ Bllokon pagesat për mirëmbajtjen e rrugëve

Publikuar

-

Nga

Prej disa vitesh, Banka Botërore investon me mijëra euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri.

Por, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka penalizuar projektin më të rëndësishëm të Bankës Botërore në vendin tonë, i cili mbi të gjitha synon rritjen e sigurisë rrugore, për shmangien e aksidenteve.

BB është financues i projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”, me një vlerë prej 65.9 milionë eurosh.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se prej muajit prill, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nuk paguhen nga ARRSH, gjë që të çon në dyshime të forta për afera korruptive.

Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato ka stopuar pagesat, dhe mesa duket diçka pret. Por, ndërsa drejtoresha penalizon një prej projekteve më të rëndësishme të BB-së, fatura deri tani ka shkuar në rreth 3 milion euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimi po afron”/ Çfarë paralajmëron Basha

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishën sot në Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se brenda 6 muajve të parë të qeverisjespaga minimale do të shkojë në 300 euro dhe deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në400 euro.

Më tej, ai nuk ka kursyer edhe akuzat në lidhje me sigurinë në punë, ndërsa theksoi se “Vetëm në 6 muajt e fundit media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Autoritetet i kanë marrë vesh nga media. Përgjegjësia zero, masat e marra zero.

Babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun nga vlerat njerëzore është një nga shkaqet kryesore për rritjen e kësaj shifre”, u shpreh Basha.”.

Gjithashtu ai ka bërë një apel të fortë për sindikatat që t’i bashkohen PD-së, pasi sikurse e theksoi ai “bashkimi bën fuqinë”.

“Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane.”-deklaroi Basha.

Më tej, kreu i demokratëve tha se ndryshimi po afron dhe u zotua për mbajtjen e premtimeve të sotme.

“Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE