Politikë
Foto-Lulzim Basha vazhdon “revolucionin”/ Zbulohet vendndodhja e tij

Ditët e fundit Lulzim Basha iu rikthye edhe një herë retorikës së para-zgjedhjeve të 30 qershorit me fjalinë-temë: Rama do rrëzohet nëpërmjet revolucionit demokratik.
Ndërsa për të disatën herë u bën këtë premtim demokratëve, mesa duket Lulzim Basha edhe kësaj radhe nuk e ka seriozisht, siç edhe shpesh kanë rezultuar qëndrimet e tij politike.
Fotoja e mëposhtëme është shkrepur në avionin e linjës Tiranë-Athinë, ku burime për gazetën Shqiptarja.com, bëjnë me dije se Basha është nisur me pushime drejt Mykonos-it, një prej ishujve më të shtrenjtë në Greqi.
Mesa duket Basha do e vazhdojë “revolucionin” për largimin e Ramës nga ishujt grekë./Tema
Lajme të Rekomanduara:

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës
Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka. Me...

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...