Connect with Us

“Çmenden” babë e bir/ Dhunojnë barbarisht 25-vjeçaren

Kronika

“Çmenden” babë e bir/ Dhunojnë barbarisht 25-vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku babë e bir kanë dhunuar duke e goditur me sende të forta një 25-vjeçare.

Mësohet se uniformat blu pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, (babë e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I, 46 vjeçe.

LEXO EDHE:  E kafshoi burrin në vesh/ Në pranga 53-vjeçari

Sipas policisë, shtetasit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr në Elbasan/ Plagoset një i ri

Publikuar

-

Nga

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me iniciale A. D., 20 vjec,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi për vdekje një person/ Arrestohet 25 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Vol­kswagen” i cili aksidentoi sot për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Në pranga është vënë shtetasi R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Policia gatuan për çiftin e moshuar/ I gjejnë në një gjëndje mizore

LEXO EDHE:  Tentoi të përdhunonte të renë/ Arrestohet 36 vjeçari

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihen ende detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Zjarr në periferi të Elbasanit/ Digjen 3 shtëpi

LEXO EDHE:  E kafshoi burrin në vesh/ Në pranga 53-vjeçari

Ndërkohë autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE