Connect with Us

“Arrogantë, të paaftë!”/ Rudina Hajdari i përvishet Ramës

Politikë

“Arrogantë, të paaftë!”/ Rudina Hajdari i përvishet Ramës

Publikuar

-

“Kryeministri Rama nuk mund të fshihet më pas gabimeve të Bashës”. Kështu u shpreh kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari e ftuar në studion e “Kjo Javë” teksa foli për situatën poltike në vend dhe raportin e OSBE-ODHIR.

Sipas Hajdarit tani që “fusha” është e hapur Rama nuk mund të fshihet më pas gabimeve të Bashës, ndërsa theksoi se vendi po degradon dita ditës, pikërisht prej politikave të gabuara të qeverisë aktuale.

“Janë arrogantë! Të paaftë! Ndaj Shqipëria  po degradon dita ditës, sidomos nga aspekti ekonomik. Jemi ndër vendet me potencialet më të mëdha për investime të huaja, por nga ana tjetër nuk kemi asnjë investim.

Rama është në një moment të vëshirë. Tani fusha është e hapur dhe ai nuk mund të fshihet më pas gabimeve të zotit Basha. Ndaj në këto momente e ka shumë të vëshirë”, theksoi më tej Hajdari./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama “prek në sedër” Bashën/ I kujton kohën kur Zaev ishte në opozitë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka “prekur në sedër” kryedemokratin Lulzim Basha përmes një deklarate të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.
Rama ka vënë përballë deklaratën e Zaev dhe atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë në BE”, thuhet në deklaratën e Zaev.

LEXO EDHE:  Edhe Erion Veliaj si Lulzim Basha/ Mashtron me video ceremoni

Ndërkohë përballë kësaj Rama ka vënë deklaratën e Bashës ku thuhet: “Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri Europiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët ne opozitarët. Këtë e ka thënë sot me një gjuhë të qartë edhe Brukseli.”

Bashkëngjitur këtyre dy deklaratave, Rama shkruan: Pa koment./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Vasili: Vetëm me SHBA në krah ecën integrimi

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se vetëm më SHBA në krah ecën integrimi.
Sipas tij, vëmendja e SHBA është një garanci madhore për një të ardhme të mirë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Deklarimet e David Kostelançik janë rruga e duhur, për t’i njohur problemet e rënda të Shqipërisë dhe për t’i zgjidhur ato si e vetmja mënyrë që Shqipëria të eci përpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Vetem me SHBA ne krah ecen integrimi!!
Vemendja e SHBA eshte nje garanci madhore per nje te ardhme te mire per hapjen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Deklarimet e David Kostelançik jane rruga e duhur,per ti njohur problemet e renda te Shqiperise dhe per ti zgjidhur ato si e vetmja menyre qe Shqiperia te eci perpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat
David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd tha:
“Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.”
“SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” tha zoti Kostelancik. Ai bëri të ditur se SHBA po i kushton vëmendje politike dhe ekonomike rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.”
tha zyrtari i DASH, David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt dhe Majkos

Publikuar

-

Nga

Zbardhen debatet mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Diaspores Pandeli Majko, dhe ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PS.

Sipas Panoramës, Majko, dhe Xhafaj, e kanë vënë në siklet kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Në fund të mbledhjes Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave.
Ndërkohë Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.
“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”, ka thënë Majko.

LEXO EDHE:  Foto-Atentati në ish-bllok/ Kush janë mediat që sponsorizon Ervis Martinaj

Nga ana tjetër kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, Rama për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipqërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

LEXO TE PLOTE