LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teza e historianëve: Juda mund të mos e ketë tradhtuar kurrë Jezu Krishtin

6 Shtator 2019, 09:43, Blog CNA
Teza e historianëve: Juda mund të mos e ketë tradhtuar kurrë

Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një dishepull besnik? Deri më sot, emri ?Juda? është sinonim i tradhtisë. Ai akuzohet se si dishepull i Jezu Krishtit, dhe e shiti këtë të fundit tek romakët për 30 monedha argjendi. Mitologjia rreth Judës dhe Jezusit, qëndron në themelin e besimit të krishterë.

Por historianët nuk janë të bindur, nëse kjo histori biblike është historikisht e saktë. ?Askush nuk ka arritur të gjejë burime të pavarura mbi Judën në rrëfimet e Testamentit të Ri?- shkruan Suzan Gabar nga Universiteti i Indianas në SHBA, në librin e saj ?Juda:Një biografi? .

?Shumë pak vargje në Bibël i kushtohen Judës. Dhe ato pajtohen mbi atë se ai ishte dishepulli

që ua dorëzoi Jezusin autoriteteve të Jeruzalemit?- shprehet ajo. Sipas Testamentit të Ri, Juda e identifikon Jezusin tek romakët, duke e puthur në faqe. Një tekst i lashtë 1200 vjeçar egjiptian, i përkthyer në vitin 2013, sugjeron se ai e bëri këtë, pasi Jezusi ishte i njohur për ?ndryshimin e pamjes së jashtme?, çka e bënte të vështirë identifikimin e tij.

Ungjijtë e Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit, si dhe Veprat e Apostujve, tregojnë që të gjitha historinë e tradhtisë së Judës. Por ato nuk japin më tepër informacione mbi Judën, pra ku lindi, ku vdiq, kush ishte familja e tij etj. Por të gjitha tregimet thonë se Juda, dikur një ndjekës besnik i Jezusit, për ndonjë arsye apo tjetrën u kthye kundër tij, duke ua dorëzuar atë autoriteteve romake, në këmbim të një shpërblimi monetar.

Për më tepër, Ungjilli i Gjonit thotë se Jezusi tashmë e dinte që Iskarioti synonte ta tradhtonte. Ndaj iu afrua apostullit para darkës së fundit, duke i thënë:?Atë që kë ndërmend ta bësh, bëje shpejt!?. Të katër Ungjijtë, përshkruajnë Judën si një formë të së keqes.

Edhe mbiemri i tij, ?Iskarioti?, konsiderohet nga disa historianë si një bastardizim i fjalës latine ?sikarius?, që do të thotë ?vrasës?. Sipas disa tregimeve, Juda u vu nën kontroll nga fryma e Djallit. Të katër Ungjijtë, pretendojnë që Juda bëri vetëvrasje menjëherë pasi e tradhëtoi Jezusin. Sipas Veprave të Apostujve, vetëvrasja e tij ishte prekëse. ?Me paratë që mori për tradhëtinë e tij, Juda bleu një arë. Atje u rrëzua përtokë me këmbët e thyera, trupi i tij shpërtheu dhe zorrët e barkut i dolën jashtë. Të gjithë në Jeruzalem dëgjuan mbi këtë gjë, prandaj e quajtën atë fushë në gjuhën e tyre ?Akeldama?, që do të thoë ?fushat e gjakut?.

Po çfarë e nxiti Judën ta tradhtonte mjeshtrin e tij? Disa studiues, mendojnë se Juda nuk e ka tradhtuar Jezusin, dhe se Bibla e ka keqinterpretuar figurën e tij. Disa historianë, thonë se një fraksion hebrenjsh radikalë, shpresonin ta përdorin ndikimin e Jezuit si një mjet për t?u përballur me romakët.

Mbiemri i Judës, nënkuptonte se ai ishte një pjesë e një grupi të dhunshëm hebrejsh të quajtur ?Sicarii?, që ishin pjesë e lëvizjes radikale të Zelotëve . Këta ishin si atentatorë politikë,që mbanin me vete thika të vogla ose ?sica?, dhe sulmonin ushtarët ushtarët romakë nëpër rrugë.

Në fakt, edhe në Bibël thuhet se Jezuzi kishte lidhje me Zelotët më të njohur, siç ishte Simon Zeloti.

Zelotët kishin nisur një rebelim kundër romakëve, të cilët kishin pushtuar Izraelin. Ata panë tek Jezusi një mundësi për të dëbuar shtypësit e tyre. Siç shkroi historiani romako-hebre i shekullit I Jozefi:?Kur zelotët e panë aftësinë e Jezusit, për të bërë gjithçka që dëshironte vetëm me fjalët që thoshte, ata i kërkuan që të hynte në Jeruzalem, të shkatërronte trupat romake, dhe të shpallte veten mbret, por ai nuk i dëgjoi?.

Për të përcaktuar nëse ai ishte apo jo Mesia i vërtetë, Zelotët vendosën ta nxjerrin atë në gjyq. Në versionin grek të Biblës, folja e përdorur për të përshkruar përballjen e Judës me Jezusin në darkën e fundit është ?paradidomei? që përkthehet ?e dorëzoi?.

Ndaj, kur Juda e dorëzoi Jezusin para autoriteteve, kjo nuk ishte një tradhti, por një përpjekje për të provuar nëse ai mund të ishte Mesia, që do të udhëhiqte një grupim radikal në një revoltë kundër shtypësve të huaj. Shkrimtari i parë i madh i krishterë që diskutoi mbi tradhtinë e Judës ndaj Jezusit, ishte Origjeni nga Aleksandria.

Në shkrimet e tij, ai hedh poshtë pretendimet e teologut bashkëkohor Celsus, që pohonte se Juda nuk e kishte tradhëtuar Jezusin. Shkrimtarët e mëvonshëm, e përforcuan këtë linjë, dhe e bënë ?tradhtinë? e Judës një tipar përcaktues. Por disa studiues modernë si Ejprill Dekonik, profesore e studimeve biblike në Universitetin Rajs, besojnë se demonizimi i Judës u përdor për të dënuar jo-të krishterët.

?Me historinë e tij u abuzua ndër shekuj, si një justifikim për të kryer mizori kundër hebrenjve?- thotë ajo. Në vitin 2006, u zbulua një i ashtuquajtur ?Ungjilli i Judës?, një tekst i humbur i shkruar në koptishten egjiptiane rreth vitit 300 Pas Krishtit. Ai tregon një Judë jo të lig, por një shërbëtor besnik ndaj Jezusit, që bëri vetëm atë që i kërkoi zotëria i tij.

Sipas këtij Ungjilli, Jezuzi i kërkoi vetë që ai ta tradhëtonte, për të përmbushur profecinë e tij. Ai i mësoi Judës shumë gjëra mbi natyrën e shpirtrave dhe Ardhjen e tij të Dytë. Edhe librat islamë mbi Judën, e shfajësojnë apostullin, dhe pohojnë se ai e tradhtoi Jezusin, vetëm si një mjet për ta ndihmuar atë të arrinte synimin e tij përfundimtar të martirizimit për hir të njerëzimit. Një version tjetër sugjeron se Juda zuri vendin e Jezuit në kryq, dhe vdiq në vend të tij.

Pështatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga