Connect with Us

Rritet angazhimi amerikan në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Kosova & Rajoni

Rritet angazhimi amerikan në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të premten në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrifica për të siguruar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dy senatorët qëndruan në Beograd, dy ditë pasi kishin vizituar Prishtinën për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se Beogradi pret heqjen e tarifës dhe kërkon një marrëveshje kompromisi pa të cilin Serbia nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodh pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për vëzhguesit në Kosovë, porositë e senatorëve janë pjesë e një diskursi amerikan gjatë këtyre 12 muajve të fundit.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në rajon nëpërmjet dy nismave.

“Kjo është një iniciativë e re me dy hapa, është emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkan të zotit Palmer dhe dy senatorët të cilët po provojnë të përgatisin një kornizë, një agjendë më të qartë dhe të konsoliduar për Departamentin e Shtetit gjegjësisht për Sekretarin e Shtetit dhe këto iniciativa janë shumë mirë të koordinuara, që njëri të punoj në nivelin më të lartë politik por duke mos angazhuar burokracinë direkte dhe tjetri duke angazhuar burokracitë direkte përmes zotit Palmer,” tha zoti Rashiti.

LEXO EDHE:  Grabiten pushuesit në Dhërmi/U marrin qindra euro dhe bizhuteri

Zoti Rashiti thotë se zyrtarët amerikanë po presin përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë për të rritur trysninë ndaj qeverisë së re për të hequr tarifat dhe ripërtëritjen e bisedimeve me Serbinë.

“Kush do që formon qeverinë do të ballafaqohet në njërën anë me presion për të hequr dhe në njërën anë me presion të brendshëm për të mos hequr taksën dhe të mos shkohet në dialog të hapur në një frymë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e krijojnë. Qëndrimet politike të shumicës së subjekteve politike janë shumë të qarta që nuk janë në përputhshmëri me këtë frymë por nuk shprehën në mënyrë të hapur për shkak faktit se janë SHBA-të dhe nuk duan të kenë përgjigje konkrete, nuk besojnë në këtë version dhe mbetët të shihet se si do të binden këta aktorë që të shkojnë në dialog duke hequr tarifën”,tha zoti Rashiti.

Zoti Rashiti thotë se faktori ndërkombëtar nuk duan as të provojnë rifillimin e bisedimeve pa u hequr tarifat ndaj mallrave serbe.

Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Serbia akuzon Ramën për “Pretendime territoriale”

LEXO EDHE:  36-vjeçari bie nga parashuta nga një lartësi e madhe në Tiranë

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE