LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ping-pong me raportin për zgjedhjet/ PD rikthehet tek dosjet “184” dhe “339”

6 Shtator 2019, 10:44, Politikë CNA
Ping-pong me raportin për zgjedhjet/ PD rikthehet tek dosjet

PD  vijon të komentojë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pas akuzave të mazhorancës se në këtë raport kritikohet Opozita ka reguar PD, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike.

“Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama?, është shprehur Bardhi.

Sipas tij, Opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve, siç dëshmuan dosjet ?184? dhe ?339?, por Rama jo vetëm që nuk është distancuar nga hajdutët e zgjedhjeve, por kryehajdutin e Dibrës e ka marrë në mbrojtje, duke e bërë kryetar të administrimit zgjedhor.

“Raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi raporti nuk është për të monitoruar opozitën. Raporti nuk ka nevojë për interpretime, është i qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë më tej Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga