Connect with Us

Pas protestave të dhunshme/ LSI rinis “luftën” me OSBE-në

Politikë

Pas protestave të dhunshme/ LSI rinis “luftën” me OSBE-në

Publikuar

-

LSI ka rinisur sulmin ndaj OSBE-së. Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili , me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se OSBE, vulosi shkatërrimin e shtetit nga Rilindja.

Sipas tij, raporti i OSBE per votimet moniste të 30 qershorit është autopsia e kufomës shtet, që krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet.

“Të gjitha pushtetet në Shqipëri janë pushtuar nga kapja, degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes antishtet.  OSBE-ODIHR i vuri vulën që është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të shqyrtojë dekretet e Presidentit.

Postimi i plotë:

OSBE vulosi shkaterrimin e shtetit nga rilindja antishtet.

Shkaterrimi i shtetit ne cdo nivel te tij eshte fakt.

Raporti i OSBE per votimet moniste te 30 qershorit eshte autopsia e kufomes shtet,qe krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi jane pushtuar nga kapja,degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes antishtet.

ZGJEDHJE E 30 QERSHORIT,TE PALIGJSHME,

ANTIKUSHTETUESE NE KUNDERSHTIM ME DEKRETIN E PRESIDENTIT,QE KANE FUQINE E LIGJIT.

OSBE-ODIHR i vuri vulen qe eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe mund te shqyrtoje dekretet e presidentit.

Dekretet jane ne fuqi.

30 qershori i paligjshem,zero dhe inekzistent.Data e vetme e ligjshme eshte 13 tetori 2019.

ADMINISTRIMI I SHKATERRUAR I ZGJEDHJEVE:

Ka rene administrimi i zgjedhjeve pasi per here te pare autore e shkaterrimit eshte KQZ-ja qe asnje here me pare nuk ka qene demtuese e zgjedhjeve perkundrazi.

PUSHTETI GJYQESOR I KAPUR DHE I RËNË:

Ka rene pushteti gjyqesor me prokurori e gjykata dhe ato jane kthyer ne zgjatime te neveritshme dhe te telekomanduara te rilindjes antishtet qe cimentojne pandeshkueshmerine,

duke mos ndeshkuar krimin zgjedhor.

PUSHTETI EKZEKUTIV:

Qeveria eshte kthyer thjesht ne nje sekt, zgjatim te krimit, qe vjedh kercenon dhe shantazhon te gjithe qytetaret nepunesit ,bisneset ne funksion te gjallimit te saj si antishtet.Kercenon edhe me vendin e punes deri edhe me ndihmen sociale.

PUSHTETI I KATERT DHE MEDIA E KAPUR:

Media shqiptare si pushtet i katert eshte nen terrorin antishtet te Edi Rames dhe rilindjes duke u deformuar ne menyre te mjerueshme dhe duke u shnderruar ne nje instrument dezinformues,klientelist e te pavlere.

LEXO EDHE:  Zbardhet dokumenti/Ja si do spastrohen institucionet nga nëpunësit e LSI

Raporti i OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit eshte nje deshmi objektive,ligjore dhe e paanshme e votimeve me te turpshme,antiligjore te te gjithe pluralizmit shqiptar.

Perdorimi dhe kapja e Vetingut nga rilindja si mjet shantazhi per te kontrolluar gjyqesorin vuloset ne raportin e OSBE-ODIHR.

Lexoni se cfare shkruan qarte, e zeza ne te bardhe OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit:

-U SHKATËRRUA BESIMI I E PUBLIKUT TEK LEGJITIMITETI I ZGJEDHJEVE

-ADMINISTRATA E NJËANSHME ZGJEDHORE MINOI BESIMIN E PUBLIKUT TEK PROCESI ZGJEDHOR

-ZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT U MBAJTËN PA E MARRË NË KONSIDERATË INTERESIN E ELEKTORATIT

-VOTUESVE SHQIPTARE IU MOHUA MUNDËSIA TË ZGJIDHNIN NË 30 QERSHOR MES ALTERNATIVAVE

-PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS PUBLIKE U VENDOSËN NËN PRESION POLITIK

-VOTIMET E 30 QERSHORIT NË KLIMËN E PASIGURIsE JURIDIKE

-ZGJEDHJET U MBAJTËN NËN NJË TERREN TË KRIZËS POLITIKE DHE INSTITUCIONALE

-GJYKATA KUSHTETUESE, ORGANI I VETËM QE VENDOS MBI KUSHTETUTSHMËRINË E DEKRETEVE PRESIDENCIALE

-NË LISTAT E ZGJEDHËSVE U KONSTATUAN NËNSHKRIME DUKSHËM IDENTIKE, QË JANË PROVË E VOTIMIT NGA TË TJERË

-KQZ INTERPRETOI LIGJIN NË MËNYRË TË PAQËNDRUESHME DHE NË NJË MËNYRË TEPËR TË ZGJERUAR, DUKE CËNUAR SIGURINË JURIDIKE

-MOSPRANIMI NGA KQZ I KOMISIONERËVE TË OPOZITËS I PALIGJSHËM DHE E LA ADMINISTRATËN ZGJEDHORE POLITIKISHT TË PABALANCUAR

-KQZ VONOI PUBLIKIMIN E VENDIMEVE DUKE CËNUAR TRANSPARENCËN

-KQZ-JA E REGJISTROI PARTINË BINDJA DEMOKRATIKE DHE KANDIDATËT E SAJ NË MËNYRË TË PALIGJSHME

-MUNGESË E PAANSHMËRISË SË KQZ-SË

-GJYQTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR TË NDIKUAR NË PAVARËSINË E TYRË PËR SHKAK TË VETTINGUT

-PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE NDËRMARRJEVE SHTETËRORE ISHIN NËN PRESION TË DREJTPËRDREJTË

-QYTETARËT U KËRCËNUAN ME LARGIM NGA PUNA APO HEQJEN NGA NDIHMA SOCIALE

-MOSVEPRIMIN E ORGANIT TË PROKURORISË PËR NDËSHKIMIN E KRIMEVE ZGJEDHORE

-PROKURORIA ASNJË PROCEDIM PËR KRIMET ZGJEDHORE

-MUNGESA E HETIMEVE PENALE KONSOLIDON PANDËSHKUESHMËRISË MBI KRIMET ELEKTORALE TË KALUARA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Vasili shpërthen ndaj Ramës: Paranojak, i sëmurë…

LEXO EDHE:  Rama sulmon Kryemadhin, por “i lëpihet” Metës

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës tregon arsyen e vërtetë të protestës/ Nuk janë shqiptarët, por…

LEXO EDHE:  Dy faktet pse Ilir Meta shkon në koalicion me Edi Ramën

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE