Connect with Us

Paratë e qytetarëve grabiten nga PPP-të/ Artan Fuga jep alarmin

Ekonomi

Paratë e qytetarëve grabiten nga PPP-të/ Artan Fuga jep alarmin

Publikuar

-

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka thënë se partneriteti privat publik është degradimi edhe i privates edhe i publikes, madje edhe i partneritetit midis tyre

Sipas Fugës privatja shkatërrohet nga publikja dhe publikja u shkatërrua nga privatja.

“Eshtë futja e hundëve të shtetit te privati dhe futja e dorës të privatit te buxheti i shtetit, pra te lekët tona. Është degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private. Eshtë degradimi i funksioneve të shtetit. Shkatërrimi i demokracisë”, shkruan Fuga në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

PPP pra partneriteti privat publik është degradimi edhe i privates edhe i publikes, madje edhe i partneritetit midis tyre!

Privatja shkatërrohet nga publikja dhe publikja u shkatërrua nga privatja.

Eshtë futja e hundëve të shtetit te privati dhe futja e dorës të privatit te buxheti i shtetit, pra te lekët tona!

Eshtë degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private!

Eshtë degradimi i funksioneve të shtetit!

Shkatërrimi i demokracisë!

Ca teoricienë lëpirës e quajnë anglisht pi pi pi.

Hi hi hi

Hahahaha!

Cfarë pi pi pi ?

Eshtë pu pu pu!

Mbulo kokën me jorgan dhe thuaj në dreq të vejë gjithçka!

Ka mbaruar ky popull!

E rropën!

Në partneritet/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Kasa fiskale dhe “fiskalizimi”/ Luftë me evazionin apo me mullinjtë e erës!

Publikuar

-

Nga

Nga Redi Ametllari
Auditues KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka filluar një auditim performance me temë “Efektiviteti i kasave fiskale”. Koha e zhvillimit të auditimit përkoi me fillimin e një reforme të re, e njohur tanimë si “fiskalizimi”, përmes së cilës synohet krijimi i faturës elektronike dhe raportimi në kohë reale të çdo transaksioni.

Kasa fiskale është shpikur nga vëllezërit James dhe John Ritty fill pas mbarimit të Luftës Civile Amerikane. Si pronar i një bari-salloni në Dejton të Ohajos, James Ritty krijoi këtë pajisje për të parandaluar vjedhjet që punonjësit i bënin biznesit të tij. Modeli i parë u krijua në 1879 dhe u shndërrua në një patentë tregtare. Në rajon, Greqia e ka zbatuar e para në vitin 1988 dhe më pas është përhapur në Rumani e Bullgari.

Implementimi i kasave fiskale ka qenë një përpjekje e hershme e shtetit shqiptar pas viteve ’90. Hapat e para u bënë në vitin 1994 por dështuan. Në vitin 2007, administrata tatimore vendosi të krijojë një sistem të kontrollit të pagesave me para në dorë, në të cilin të dhënat nga arkëtimet transferohen në sistemin qendror në fund të ditës së punës.

Aktualisht, sistemi “Nexus” i kasave fiskale nuk ofron një gjurmim në kohë reale të transaksioneve, përkundrazi rezulton se ky sistem është mjaft i ngathët dhe kryen transmetime të raporteve ditore, pra bën mbylljen në fund të ditës, por nuk ka zhdërvjelltësinë për të gjeneruar informacione mbi atë se çfarë mallrash janë shitur apo nëse të dhënat e raportuara pasqyrojnë realisht xhiron e subjektit.

Përpos problemeve të raportimi, sistemi “Nexus” paraqitet i mjegullt sa i përket të drejtave të aksesit që kanë shoqëritë e autorizuara që shesin kasat, veprimet e cilës nuk janë të identifikueshme nga administrata tatimore kur këto kompani regjistrojnë të dhënat për kasa te reja. P.sh, teknikët e autorizuar fiskalizojnë të dhëna të pasakta të subjekteve tek kasa fiskale, jo sipas ekstraktit të QKB. Ndryshimet e adresave të kasave fiskale nuk përputhen sipas të dhënave të sistemit E-Tax

Sistemi “Nexus” i kasave fiskale ka një kapicë me probleme saqë edhe sikur të gjithë bizneset të raportonin drejt xhiron, kjo “sjellje shembullore” e bizneseve s’do të reflektohej deri në fund të zinxhirit të raportimit. Tashmë prerja e kuponit tatimor është kthyer në “gogolin” e bizneseve dhe në “mëkatin” kryesor fiskal që ndëshkohet nga tatimet.

Pyetja që shtrohet është: A ka realisht një lidhje mes kuponit tatimor dhe evazionit fiskal?! Thënë më shqeto, a disponon administrata tatimore një të dhënë mbi humbjet që i vijnë buxhetit nga mosprerja e kuponit. Nga të dhënat e deritanishme, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk kryen asnjë analizë të impaktit të kasës fiskale. Duke qenë se një pjesë e biznesit nuk është treguar shumë bashkëpunues dhe përpiqet me lloj-lloj artificash për të mos prerë kupon tatimor apo prerë një kupon “gjysmak” (me vlerë më të ulët se transaksion), administrata tatimore i ka përshkallëzuar masat inspektuese.

Në njëfarë mënyre, vet sjellja evazive e biznesit e ka justifikuar disi “egërsinë” e administratës tatimore. Nga ana tjetër, kjo e fundit, e shtyrë nga pandehma se veprimet e saj do të ulnin evazionin, ka arritur të kundërtën, duke e trembur biznesin dhe duke e çuar drejt evazionit. Përnjëmend, të dy palët kanë harruar thelbin e ekzistencës së tyre: se administrata tatimore dhe biznesi janë në lidhje simbiotike, pasi nga prerja e kuponit, biznesi fiton nga konkurrenca e lirë ndërsa tatimet vjelin të ardhura për buxhetin e shtetit, që përkthehen në investime publike.

Kështu “kuajt e luftës” të tatimeve janë ndërsyer në vënien e gjobave. Në vitin 2018, masa e gjobave shkon në vlerën 166,956,308 lekë, ku janë konstatuar 476 raste të mospajisjes me kasë fiskale dhe 2,948 raste të mosprerjes së kuponit tatimor. Në vitin 2015 u ndërmorën ndryshime ligjore për të rritur masën e gjobës për mosprerje kuponi që parashikohej të bëhej 500,000 lek për biznesin e vogël dhe 10,000,000 lek për biznesin e madh, të cilat u konsideruan nga Gjykata Kushtetuese me Vendim Nr.33, datë 08.06.2016 si joproporcionale, të natyrës penale dhe që nuk i shërbenin efektivitetit të luftës kundër informalitetit.

Në këtë kontekst, administrata tatimore nuk ka bërë asnjë analizë se çfarë ndikimi ka mosprerja e kuponit tatimor tek të ardhurat tatimore. Por, nga një gjykim apriori, nëse do të shqyrtojmë të dhënat mbi përhapjen e kasave fiskale sipas kategorive të bizneseve do të vërejmë se në vitin 2018, nga 155,060 kasa fiskale(një biznes mund të ketë dy kasa ose më shumë), 81,086 ose 52.2% janë në biznesin e vogël pa TVSH, 33,681 ose 22% në biznesin e vogël me TVSH dhe 40,298 ose 26% në biznesin e madh.

Pra, 75% e kasave shtrihen tek biznesi i vogël dhe 26% tek biznesi i madh. Sikurse rezulton, kasa dominon tek biznesi i vogël, me xhiro vjetore deri në 2 mln lek, i cili u paguan organeve qendrore tatimore vetëm siguracione shoqërore. Për rrjedhojë, lufta ndaj evazionit fiskal me këtë “gjeografi” të shtrirjes së kasës fiskale duket si një luftë me “mullinjtë e erës”.

Problemi që është konstatuar në këtë drejtim janë pagesat e që kryen biznesi tek shoqëritë e autorizuara (4 shoqëri). Këto shoqëri veprojnë në formën e një “koncesionari të fshehtë” dhe ndonëse legjislacioni u kërkon bizneseve që të kolaudojnë kasën fiskale njëherë në 2 vjet, kundrejt vlerës 4,000 lek (vlerë tavan), shoqëritë e autorizuara ua bllokojnë bizneseve në mënyrë automatike kasën fiskale, përmes sistemit “Nexus” dhe u kërkojnë që të paraqitet tek qendrat e tyre për të kryer pagesën e kolaudimit, me shuma që shkojnë mbi 6,000 lekë.

Po ashtu, kontrata që lidhet mes biznesit dhe subjekteve parashikon pagesa të tjera dhe nuk bazohet në një kontratë tip të miratuar nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, që në mendimin tonë duhet ishte e tillë. Nga ana tjetër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk i kanë monitoruar shoqëritë e autorizuara dhe marrëdhëniet dhe pagesat që biznesi kryen tek to.

Njohja me këtë panoramë të veprimit të kasave fiskale na shërben për të kuptuar edhe sistemin e ri të fiskalizimit, i cili si koncept është tepër ‘revolucionar”. Pikërisht, kjo natyrë “reformuese’ e bën dhe më kompleks zbatimin e saj, veçanërisht në relievin e biznesit shqiptar, ku kultura elektronike nuk është mjaft e harlisur. Në fakt, fatura elektronike është një risi për vet Bashkimin Europian dhe ka filluar të aplikohet në mënyrë graduale nëpër vendet e BE-së, të cilat e kanë aplikuar falë asistencës financiare të Bashkimit Europian.

Një nga pionierët e këtij sistemi është Italia, shembull ky që nuk po ndiqet në implementimin tonë të fiskalizimit. Në vitin 2013, Italia bëri të detyrueshëm faturën elektronike B2G (biznes-qeveri) për administratën qendrore dhe në vitin 2014 për të gjithë administratën. Në vitin 2017, fatura elektronike u bë e detyrueshme për të gjithë bizneset me TVSH që të raportonin elektronikisht tek administrata tatimore, njëherë në katër muaj.

Përdorimi i faturës elektronike në B2B (biznes me biznes) ishte jo e detyrueshme deri në vitin 2019, kohë kur u bë e detyrueshme si për B2B ashtu edhe për B2C. Sistemi italian i faturës elektronike quhet “Sistemi i Shkëmbimit”. Kostoja e saj ka qenë 2.5 milionë euro investim fillestar dhe 0.5 mln euro shërbim operimi në vit. Me aplikimin e detyrueshëm B2B dhe B2C, kostoja e sistemit të shkëmbimit shkon në 10 milionë euro në vit.

Fiskalizimi shqiptar ka kushtuar rreth 15 milionë euro vetëm investimi. Se çfarë synohet të arrihet në objektiva afatgjatë apo afatshkurtër, ende nuk është e qartë, ose më saktë s’ka objektiva të qartë për shkak se nuk ka një studim fizibiliteti. Në raportin e vlerësimit të ndikimit të botuar nga DPT, thuhet qartë se “sa i përket përfitimeve, është e pamundur materializimi i tyre”.

Nëse do ta krahasojmë me gurët kilometrik të zbatimit në Itali, fiskalizimi në Shqipëri po bëhet në një kohë rekord dhe në drejtime plotësisht të kundërta me praktika te mira. Kështu, është planifikuar nxitimthi që me 1 janar 2020 të aplikohet fatura elektronike B2C, çka nënkupton fshirjen e një dekade të aplikimit të kasës fiskale, pa vlerësuar paraprakisht nëse kasat fiskale aktuale e përballojnë programin e ri të faturimit. Së dyti, ende nuk ka qartësi për kostot e operimit që ka për administratën, të cilat sipas prirjeve të deri tanishme, priten të shkojnë në miliona euro (referojuni Italisë).

Nga ana tjetër, edhe kostot për biznesin priten të jetë të larta. Deri më tani, bizneset do të detyrohen të blejnë firmën elektronike, për të cilën është miratuar tarifa fikse prej 6,400 lek për pajisjen usb token, 7,300 lek për asistencën teknike 12 mujore dhe tarifën për shërbimin e internetit, që u duhet të instalojnë në bizneset e tyre. Por, kosto të tjera ende nuk janë bërë të qarta. P.sh në Itali, bizneset paguajnë edhe tarifa që shkojnë deri në 100 euro për hapësirën e ruajtjes elektronike të faturave që lëshojnë.

Të gjitha këto paqartësi dhe zbatimi “invers” i sistemit të fiskalizimit, afati i së cilës, në gjykimin tonë, duhet shtyrë në gurë kilometrike për një periudhë disa vjeçare, duke filluar me B2G për të përfunduar tek B2C, sjellin risqe të larta për një zbatim efektiv të sistemit të ri të fiskalizimit.

Imbarkimi në një projekt të tillë, pa një busull fizibiliteti mbi atë nëse sistemi i ri do të sjellë më shumë të ardhura sesa vet kostoja e investimit apo operimit, rrezikon ta çojë biznesin dhe vet administrata tatimore në qorrsokakë përplasjesh dhe të krijojë rrethana të moszbatimit efektiv të projektit, qysh në gjenezën e saj./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Fiskalizimi/ Ndryshohet limiti i arkës për bizneset 

Publikuar

-

Nga

Ministria e Financave po punon për një draft të përmirësuar të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ashtuquajtur fiskalizimi, duke reflektuar vërejtjet e shumta të shoqatave të biznesit dhe grupeve të interesit.

Zëvendësministri i financave, Elton Harxhi, tha në një takim në Ministrinë e Sipërmarrjes se drafti pritet të jetë gati javën e ardhshme për t’u dërguar në qeveri në fillim të tetorit. Kjo do të jetë dhe koha kur do të vendoset nëse ligji do të nisë nga zbatimi në 1 janar të vitit 2020, apo do të ketë një shtyrje të tij, ashtu siç kanë kërkuar vazhdimisht grupet e interesit.

“Do reflektojmë datën dhe do të merret vendimmarrje, jemi të hapur për ta shtyrë. Nuk kemi mandat që nuk do shtyhet dhe se duhet të fillojmë se s’bën nga një janari”. Ai shtoi se kontrata me kroatët e NEOS, që kanë ndërtuar sistemin nuk përbën pengesë për shtyrjen e procesit të fiskalizimit. “Do e gjykojmë nëse duhet ta shtyjmë kur ligji te shkojë në qeveri, për momentin nuk ka vendim pasi jemi akoma në fazë konsultimi me bizneset dhe sektorin e teknologjisë së informacionit”.

Koha do të varet dhe nga aftësia e 4 kompanive të kasave per të ofruar produkte fiskalizimi. Ministria e Financave është në diskutime me kompanitë e kasave për një server të ndërmjetëm për përditësimin e modemit, çka do të mundësojë që pjesa më e madhe e kasave të përshtatet dhe të mos zëvendësohet, përveç atyre të vjetra. Kosto e konvertimit të kasave, sipas diskutimeve me kompanitë do të jetë nën 50 euro.
Harxhi nuk përjashtoi as mundësitë që alternativë mund të jetë dhe një operator i ri, që do dalë me zgjidhje tjetër.

Bëhet më fleksibël limiti i arkës për bizneset e mëdha

Drafti aktual parashikon kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt.
a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;
b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë deri në 300000 lekë;
c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë deri në 800 000 lekë.

Këto limite u kundërshtuan nga Shoqatat e Biznesit, sidomos për subjektet e mëdha e të mesme.
Harxhi tha se në variantin e rishikuar, për bizneset e vogla është ruajtur limiti prej 50 mijë lekë (mbi gjendjen në fillim) për një periudhë 10 ditore, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme për subjektet dhe shmang dhe problemin e mosfunksionimit të bankave të shtunën e të dielën.

Për bizneset e mëdha e të mesme, limiti është ndryshuar nga fikse prej 800 mijë lekë, në 2% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, që përkon me 10 ditë biznes.

Harxhi tha se një biznes nuk mund të hapë arkën më shume sesa ka limitin. Qëllimi, sipas tij, është të kontrollohen tepricat në arkë jo mangësitë. Biznesi i vogël, i cili është subjekt fizik mund t’i tërheqë paratë për nevoja të vetat.

Drafti

Projektligji, sipas variantit aktual, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Fillon zbatimi i Fiskalizimit/ Tatimet kërkesë kompanive të IT-së 

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar në faqen e saj se tashmë të gjithë bizneset mund të pajisen me certifikatë elektronike test për “fiskalizimin” në portalin e-albania.

Ndërsa vijon konsultimi publik mbi projektligjin ““Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, me grupet e interesit, në nivel qendror dhe rajonal, të gjitha subjektet private në fushën e IT të interesuara për zhvillime aplikacioni softëare në kuadër të projektit të Fiskalizimit, tashmë mund të aplikojnë online për Certifikatë elektronike test në portalin e-Albania.

Certifikata elektronike test mundësohet pa asnjë kosto, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të ketë vlefshmëri deri më datë 31 Dhjetor 2019

Aplikimi për këtë Certifikatë, ndjek hapa shumë të thjeshtë dhe realizohet brenda një kohe të shkurtër jo më shumë se dy ditore, thuhet në njoftim

Në njoftimin e DPT shkruhet se bizneseve ju nevojitet vetëm NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania dhe zgjidhni shërbimin “Aplikim për Certifikatë Elektronike Test”

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13378;

Pasi ndiqni hapat e treguar, Certifikata Elektronike Test do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.

Për çdo informacion teknik që ju nevojitet, lutemi të kontaktoni në adresën mail: [email protected], ndërsa për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtij shërbimi në portal, mund të kontaktoni në adresën [email protected]/ Monitor

LEXO TE PLOTE