Connect with Us

“Na hapi barkun para votimeve/ Ish ministri i Ramës sulmon shefin e OSBE-së

Politikë

“Na hapi barkun para votimeve/ Ish ministri i Ramës sulmon shefin e OSBE-së

Publikuar

-

Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 1″, Ylli Manjani ka shennjëstruar kreun e OSBE-së, Bernb Bochard.

Manjani nuk është ndalur vetëm tek shefi i OSBE, por ka vijuar edhe më tej duke përmënduar kreun e zyrës së BE-së Luigi Soreca, dhe diplomaten amerikane Leyla Moses-Ones

“Ore po ky Boschart, shefi i Prezencës së OSBE, ka ndonjë fjalë të thotë për raportin e ODIHR?

Na hapi barkun para votimeve duke legjitimuar monistët në çdo hap që bënin drejt budallëkut.

LEXO EDHE:  Grabitja e pronave publike/ Ish ministri i Ramës jep alarmin

E njëtja pyetje vlen edhe për Soreccën, Leylën e madje edhe për Palmer-in.

Ku jeni?

Pse s’flisni?!

Mbrojini votimet moniste, anti-kushtetutë, anti-ligj e mbi të gjitha anti-demokratike!

Mbrojini dhe vijoni të fajsoni opozitën, që qeveria vodhi edhe votat e veta, megjithse pa garë, ka shkruar Manjani në rrjete sociale./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Trafikantë dhe vrasës në Parlament”/ Murrizi zbulon frikën e Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në Report tv,  ka folur për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Sipas Murrizit Basha dhe Rama kanë frikë nga vota e qytetarëve, pasi po të kenë këta të fundit të drejtë vote, sipas Murrizit, gjysma e këtyre nuk zgjidhen as kryepleq dhe jo me deputet.

“Basha dhe ortaku i tij sivllau Rama kanë frikë votën e qytetarëve. Po të kenë qytetarët mundësi të drejtë me votë, gjysma e këtyre nuk zgjidhen as kryepleq dhe jo me deputet , sepse janë njerëz që mashtrojnë. Flasin shumë në emër të popullit.

Me firmë të këtyre që bilbilosin kanë ardhur në parlament trafikantë, vrasës. Dhumhane të këtij lloji që ka parlamenti sot nuk ka patur kurrë.”

Duke folur më tej, Murrizi theksoi se është për një sistem të pastër mazhoritar, pasi vetëm kështu grupet kriminale dalin jashtë loje në politikë.

LEXO EDHE:  Manjani sulmon Ramën/ Mblidh mendjen, ja për kë po punon Avokatura e Shtetit!

LEXO EDHE:  Procedimi i 4 prokurorëve/ Ish-ministri i Ramës: Kësaj i thonë drejtësi me ligjet e drogës

“Të vijnë të korrin 6 muaj jonxh si në kohën e Enverit. Të mos u hyjnë më shqiptarë në shtëpi nëpërmjet televizionit si baballarët e Kombit që kanë në dorë edhe jetën  e tyre. Jam për sistem të pastër mazhoritar, nuk kemi dhënë shembull që grupet kriminale dalin jashtë loje në politikë. Të ketë një përplasje kokë më kokë për të shkuar drejt një sistemi kombëtar me lista të hapura”, u shpreh Murrizi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari tregon nëse do ndryshohet sistemi zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar në këto momente tryeza e Këshillit Politik, për të cilin bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari tha se po mundohet të gjejë një konsesus.

Hajdari deklaroi para gazetarëve se i rëndësishëm është fakti që të arrihet marrëveshje për një produkt sa më gjithëpërfshirës.

Deputetja tregoi se mes palëve politike, në tryezë është diskutuar edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Për ne është e rëndësishme të arrijmë një konsensus dhe mesa shikoj unë palët kanë filluar të flasin për ndryshim e sistemit. Po gjithëpranohet edhe nga palët e tjera. Ne duhet të kemi një produkt të dakordësuar nga të gjitha palët , që të mos kalojmë në konflikte”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:  Reagimi i Ylli Manjanit/Partia dhe shteti tashmë janë një! OPOZITË ku je?

LEXO EDHE:  Krimi mbërthen vendin/ Ish-ministri “shuplakë” Qeverisë

Ajo e cilësoi të nevojshme arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, ndërsa tha se hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive.

“Është një marrëveshje që duhet të ndodhë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, duke iu dhënë shans shqiptarëve të kenë lista të hapura, që ata të votojnë ata që duan, dhe për t’u hequr pak pushtetin krerëve të partive. Mendoj që hapja e listave do të ishte një gjë shumë pozitive. Takimi ishte i suksesshëm, përfshirja e të gjitha palëve ishte gjë e mirë. Ju garantoj që tani e tutje do vazhdojmë të takohemi, mbase edhe përditë, pasi duhet bërë një punë shumë intensive”, tha Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi i Bashës me Komisionerin për Zgjerim/ Çfarë u diskutua dhe u dakordësua

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, me të cilin tha se ka diskutuar mbi zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.

Basha bëri me dije se Várhelyi, i prezantoi strategjinë e tij të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështet plotësisht.

“Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin. Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara. Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE