Connect with Us

Ministria e Bujqësisë i përgjigjet Top Channel/ Po përhap panik, Silicon Mix i padëmshëm

Politikë

Ministria e Bujqësisë i përgjigjet Top Channel/ Po përhap panik, Silicon Mix i padëmshëm

Publikuar

-

Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me disa kronika të transmetuara në Top Channel, ku flitet për një produkt të quajtur silicon mix, i cili sipas tyre është një pesticid i rrezikshëm.

Pas shumë debateve në lidhje me këtë produkt, sot ka ardhur reagimi edhe nga Drejtori i Përgjithshëm në MBZHR, Arjan Jaupllari.

Në një deklaratë për mediat, Arjan Jaupllari ndër të tjera thekson se silicon mix nuk është pesticid, por pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi.

Gjithashtu në reagim theksohet se “qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.”.

Më tej, në deklaratë thuhet se “Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë.

Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut.”.

Po ashtu, Jaupllari kërkon që të mos krijohen alarme të pavërteta në publik.

“Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik.”-u shpreh Jaupllari.

Deklarata e plotë:

Reagim i Drejtorit te Pergjithshem Arjan Jaupllari ne MBZHR në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të publikut sqaron si më poshtë:

Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.

Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike, Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.

LEXO EDHE:  I kërkoi armë Arta Markut/ Pasuria e një kryeprokurori në panik

Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic.

Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fund  firmoset nga ministri. Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër, por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.

Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.

Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë.

Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut.

Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik.

Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona.

Më lejoni t’i bëj një thirrje të veçantë edhe profesionistëve të shëndetit, të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit, se nuk duhet të ndikohen nga askush dhe të jenë të pavarur në mendimet e tyre shkencore të bazuara në evidencë dhe përgjegjësi profesionale.

Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të përmbushur misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të konsumatorit shqiptar si dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve të biznesit dhe fermerit shqiptar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mur ndarës” brenda çadrës/ Kryefamiljari-Ramës: “Të rinjtë ‘luajnë’ natën, tërmet jashtë, e “tërmet” brenda

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti, në Mamurras.

Teksa takonte familjaërt që jetojnë nëpër çadra pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama ka hasur
një familje që kanë krijuar një “mur” të improvizuar brenda cadres.

Lidhur me këtë rast nuk munguan batutat mes kryeministrit dhe kreut të familjes i cili tha se të rinjtë “luajnë” natën.

Ndërkohë nga ana tjetër i biri tha se sapo u fejua ra tërmeti.

Kryefamiljari: Andej rri çuni, këtej rri nëna me babën

LEXO EDHE:  Uragani “Nate” mbërrin në Amerikë/ Shteti në këmbë

LEXO EDHE:  Panik në Amerikë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rama: Po sistemoni një çikë pse janë ato në mes.

Kryefamiljari: Jena nda!

Rama: Keni vënë mur për t’u ndarë nga njëri-tjetri. Pse ça do bëjnë këta?

Kryefamiljari: Lujnë natën këta. Janë të rinj!

Rama: S’ka pse të luaj në çadër. Të luaj në fushë! Zgjidhe se nuk mund të rrijë nëna me babën në një cep.

Djali: Ça të bëj! Sa u fejova ra tërmeti.

Rama: Nuk rri dot pa lujtë. Tërmet jashtë, tërmet brenda.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Taulant Muka “nxjerr zbuluar” zv.ministrin e ri të Arsimit/ Artikulli i tij shkencor, 100% kopje

Publikuar

-

Nga

taulant muka

Ish zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka denoncuar zv. ministrin e ri të këtij institucioni, Oltion Rrumbullaku për plagjiaturë.

Sipas Mukës, një artikull shkencor i Rrumbullakut, është 100% kopje pasi ka ndërruar vetëm valutën nga Dollar në Lekë.

“Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591
October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155):, shkruan Muka.

Ai bën me dije se nga një kërkim i shpejtë, del se pjesa më e madhe e artikullit të Rrumbullakut të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril.

LEXO EDHE:  Në panik nga hetimi mbi pasurinë/ Kryemadhi me fjalor rruge, del jashtë kontrollit

LEXO EDHE:  Edi Rama: E vërteta e “sherrit” me Top Channel dhe largimi i Sokol Ballës

“I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopise

Si mundet kjo qeveri të vazhdoje të tallet me shqiptarët? Kjo politike është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit!

Artikull i Oltion Rrumbullaku:  https://scholar.google.com/scholar…

Libri “The modern Vat”:  https://books.google.ch/books…

Libri i doktoratures se z. Egziabher  https://opendocs.ids.ac.uk/…/Value%20Added%20Tax%20(VAT)%20…”, shkruan Muka në postimin e  tij.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“150 milionë USD të oligarkëve të shkojnë për të pastrehët”/ Basha takon Ministrin e Jashtëm italian

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot Ministrin e Punëve të jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. Gjatë këtij takimi janë shprehur falenderime nga ana e kreut të opozitës për përkrahjen humanitare të shtetit italian pas termetit të rëndë të 26 nëntorit.

Kreu i PD nuk harron t’i bëjë thirrje Qeverisë për të qenë të organizuar në procesin e rikuperimit të dëmëve, duke theksuar se fatkeqësia natyrore që pesuam ka nxjerrë në pah se sa i përgatitur është shteti shqiptar.  Ai përmend se korrupsioni zë vend në Qeverinë shqiptare dhe se lekët që marrin “oligarkët” duhet të shkojnë për familjet që sot janë të pastreha si pasojë e termetit.

LEXO EDHE:  Fillon sot edicioni i 10-të i  “Portokallisë”

LEXO EDHE:  “Lufta” e televizioneve/ Ja kush e fitoi betejën e së enjtes

“Qeveria e ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milion dollarë që marrin oligarkët duhet të shkojnë tek mijëra familje në nevojë, të pa strehë, në dëshpërim”, ka shtuar Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Basha ceku faktin se ka diskutuar me Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri dhe si ky korrupsion po ndikon edhe investitorët italianë.

“Ndamë shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit që po ndikon negativisht edhe tek investitorët italianë”, shkruan Bashan në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE