Connect with Us

Me dyshime për pasurinë/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi

Vetingu

Me dyshime për pasurinë/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi

Publikuar

-

Kreu i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi është konfirmuar në detyrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u dha trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komiçi.

Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Dhe të njëjtën gjë ka konstatuar edhe KPK nga hetimet e saj.

Në lidhje me kriterin e figurës, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

LEXO EDHE:  U përball me Vettingun/ Zbardhet vendimi për një tjetër prokurore

Edhe pse i KPK, ka ngritur dyshime në lidheje me disa nga pasuritë e tij, sot ka vendosur të konfirmojë në detyrë.

Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se në vite ka 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka llogjikë në zbatimin e ligjit. Ndërkohë, në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

dorina bejko, spak

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sikurse bëri të ditur KLP, emrat në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

CNA.al ka kaluar në filtër më parë prokurorët të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e SPAK.

Sa i takon Dumanit, nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila që sapo ka nisur biznesin.

Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve kërkoi 3 dënimet  përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë.

Po ashtu, Altin Dumani  është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe  apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën  kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.

Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri  ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016. ( Lexo këtu)

                                                                                   Altin Dumani 

Kandidati tjetër për kreun e SPAK, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.( lexo këtu)

LEXO EDHE:  KPK nxori të dhëna konfidenciale/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon hetim të Komisionit

                                                                                Arben Kraja

Kandidati Edvin Kondili, ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

LEXO EDHE:  “Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë. (lexo këtu)

                                                                                       Edvin Kondili

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

Arben Kraja në “siten” e Vettingut/ Zbardhet pasuria, si ka ndryshuar ndër vite

Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca për Rovena Gashin/ Nuk pranohet motra asistente

LEXO EDHE:  KPK nxori të dhëna konfidenciale/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon hetim të Komisionit

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

LEXO EDHE:  KPK nxori të dhëna konfidenciale/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon hetim të Komisionit

LEXO EDHE:  Gjyqtari Astrit Faqolli në “filtrin” e Vettingut/ Zbardhen gjetjet e KPK-së

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

LEXO TE PLOTE