Connect with Us

Masakra e Selenicës/ Burg përjetë për vrasësin e 8-fishtë

Kronika

Masakra e Selenicës/ Burg përjetë për vrasësin e 8-fishtë

Publikuar

-

Gjykata e Vlorës ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësisn e tetë-fishtë, Ridvan Zykaj.

Hetimet për ngjarjen e vitit 2018, kishin nxjerrë në dritë se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë më herët, por nuk ishte ndërmarrë asnjë masë.

25-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Ritvan Zykaj vrau tetë persona, kushërinj të tij, pasditen e të premtes në fshatin Resulaj, të Selenicës në Vlorë. 25-vjeçari u arrestua të nesërmen, pranë fshatit ku kreu krimin e rëndë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Xh., 32 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta nënën e tij, si dhe ka shkatërruar dhe thyer objektet e banesës.

B. S., 41 vjeç, pasi në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.



E. I., 24 vjeç, sepse në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Sh., 46 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

LEXO EDHE:  Abuzimi me pronat/ Qindra kallëzime në gjykata, kryeson Vlora

LEXO EDHE:  Abuzimi me pronat/ Qindra kallëzime në gjykata, kryeson Vlora

A. D., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.
B. B., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Publikuar

-

Nga

Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

LEXO EDHE:  Masakra e Çoles/ Burg përjetë për tre autorët

LEXO EDHE:  U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari/ Gjykata e Beratit liron të moshuarin

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;



Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasje me armë mes policisë dhe kultivuesve të drogës/ RENEA niset me urgjencë drejt Malësisë së Krujës

Publikuar

-

Nga

Forcat Speciale RENEA janë nisur në drejtim të Malësisë së Krujës, aty ku raportohet për përplasje me armë.

Mësohet se gjatë një kontrolli antikanabis në Malësinë e Krujës, kultivuesit e lëndës narkotike kanë qëlluar me armë drejt efektivëve që po bënin kontrolle duke rrezikuar jetën e tyre.



Nuk dihet nëse ka efektivë të lënduar, por në mbështetje të Policisë së zonës kanë shkuar ekipet e RENEA-s nga Tirana./CNA.al

LEXO TE PLOTE