Connect with Us

“Lufta, Presidencë-Qeveri/ “Ligjet” rrëzojnë dekretin e Metës për Pushtetin Vendor

Politikë

“Lufta, Presidencë-Qeveri/ “Ligjet” rrëzojnë dekretin e Metës për Pushtetin Vendor

Publikuar

-

rama dergon meten ne kushtetuese

Lufta Presidencë-Qeveri ka zbritur në komisionet parlamentare, pas kthimit të një sërë ligjeve nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Komisioni Ligjeve ka shqyrtuar sot dekretin për Pushtetin Vendor që është kthyer, ditë më parë nga Presidentit Ilir Meta.

Sipas këshilltarit ligjor të Presidentit Meta, Bledar Dervishaj,  po krijohet një kompetence ë re e autoriteteve vendore.

Por, deputeti socialist socialisti Bashkim Fino, ka reaguar duke thënë  se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit.

LEXO EDHE:  Meta thumbon Ramën/Jo deputetë kriminelë, ja kush duhet të futet në Parlament

Kjo ka nxitur edhe replika mes Finos dhe Dërvishajt.

Pasi Fino ka thënë se ndien keqardhje,  Dervishaj  është kundërpërgjigjur menjëherë.

“Vlerësimi i Presidentit behet vetëm mbi ligj. Është cituar relatori, sepse propozimi i qeverise nuk përmbante ato shqetësime të qeverisë”, ka thënë Dërvishaj.

Gjithsesi “Ligjet” vendosën të rrëzoni dekretin e Metës për Pushtetin Vendor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Publikuar

-

Nga

Ditën e martë me datë 10 dhjetor, në Gjykatën Penale të Tiranës do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, në lidhje me çështjen e audio-përgjimit “Babale”.

Nesër në orën 13.00, Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale ku të akuzuar janë dhe ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme i është shpërndarë një mesazh ish-deputetëve dhe kryesisë së PD-së, që të jenë të gjithë të pranishëm në gjykatë gjatë seancës.

“Të nderuar,

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj, ku i akuzuar nga organi i akuzës është kolegu Ervin Salianji. Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji.

LEXO EDHE:  Prapaskena e darkës te pazari i ri/Çfarë e bëri Metën të shpërthejë

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi pas darkës Rama-Meta, të gjitha lëvizjet

Ju përshëndes!”-thuhet në mesazh.

Mesa duket, Basha kërkon të shtanazhojë Gjykatën, në mënyrë që të ketë një vendim në favor të Ervin Salianjit.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, Ervin Salianji publikoi një audio-përgjim, në të cilin pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge.

Pas mbërritjes së akt-ekspertizës nga Mbretëria e Madhe, doli se audio-përgjimi ishte i montuar dhe për këtë u morën sit ë pandehur gazetari jetmir Olldashi, Albert Veliu, i cili njihet ndryshe si “Babale”, si dhe ish-deputeti Salianji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Basha i çon “selam” oligarkëve me këshilltarin të tij mizerabël

LEXO EDHE:  Meta thumbon Ramën/Jo deputetë kriminelë, ja kush duhet të futet në Parlament

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Basha i çon “selam” oligarkëve me këshilltarin të tij mizerabël

LEXO EDHE:  Parlamenti maqedon debaton për riformatimin e kabinetit qeveritar

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE