LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katërfishoi pasurinë në kohë rekord/ Zbulohet pse u përjashtua, gjyqtari i Krimeve të Rënda

6 Shtator 2019, 13:05, Vetingu CNA
Katërfishoi pasurinë në kohë rekord/ Zbulohet pse u

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Brahimllari u shkarkua në muajin Korrik  nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.

Shkarkimi i tij erdhi pasi gjatë hetimeve rezultoi se Brahimllarit kishte mungesë burimesh të ligjshme në krijimin e disa pasurive.

Gjatë seancës dëgjimore Brahimllarit, KPK e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare ia prezantuan  problemet e e gjetura nga hetimi.

Bëhej fjalë për mosdokumentimin e plotë të të ardhurave të bashkëshortes, mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e disa pasurive të patundshme dhe mospërputhje në deklarime.

Arsyet e shkarkimit

Në vlerësimin tërësor të çështjes, mbështetur në provat, faktet dhe rrethanat që Komisioni disponon për rivlerësimin e pasurisë, konkludohet se subjekti i rivlerësimit:

Për pasuritë e krijuara përpara vitit 2003, ka mungesë të të ardhurave në shumën 951.756 lekë, për të justifikuar  blerjen dhe ndërtimin e një pasurie në vitet 1997 ? 1998, si dhe ka deklaruar në mënyrë të pasaktë vlerën e shpenzuar për ndërtimin e pasurisë shtesë me sip. 16 m2 për investimin në një tjetër pasuri në vitin 2000

Për ndërtimin e klinikës dentare në qytetin e Kuçovës në vitin 1995, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me vlerën e shpenzuar për ndërtimin e kësaj klinike.

KPK thotë se ka mungesë dokumentacioni justifikues për të provuar burimin e ligjshëm të shumës 1.500.000 lekë (dhënë hua nga shtetasi A. S.) sipas parashikimit të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr. 84/2016. 57 3.

Ka mungesë dokumentacioni justifikues për të provuar burimin e ligjshëm të shumës 19.000 euro (dhënë hua nga shtetasi A. S.), sipas parashikimit të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr. 84/2016.

Nuk arriti të shpjegojë bindshëm, sipas nenit D të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, burimin e ligjshëm të shumës 2.000.000 lekë, marrë hua nga vëllai i tij, shtetasi B. B.

Për një tjetër pasuri ka mungesë të të ardhurave në shumën 899.670 lekë për të justifikuar pagesën e shumës 49.000 euro në vitin 2008. Nuk ka deklaruar këstin e paguar në datën 18.10.2008, në shumën 10.000 euro. Nuk ka deklaruar gjendjen cash në shumën prej 6.536 euro sipas pretendimit të tij se ka paguar shumën 20.000 euro në fund të muajit dhjetor të vitit 2008, si dhe nuk ka deklaruar gjendjen cash në shumën 1.291.185 lekë, të pretenduar në tabelën e përllogaritjeve nga eksperti kontabël, po për vitin 2008.

Ka mungesë të të ardhurave në shumën 2.172.082 lekë, për të justifikuar pagesën e shumës 41.000 euro deri në datën 3.6.2009. Ka kryer deklarim të rremë lidhur me burimin e krijimit të këstit prej 41.000 euro në vitin 2009, pasi ka deklaruar si burim krijimi të tij dy hua të marra përtej shlyerjes, përkatësisht në shumën 1.000.000 lekë, marrë shtetasit P. B., në datën 14.8.2009 dhe 10.000 euro marrë shtetasit B. B., në datën 17 shtator të po këtij viti.

Nuk ka deklaruar gjendjen cash në shumën 1.291.185 lekë, të pretenduar në tabelën e përllogaritjeve nga eksperti kontabël të vitit 2008 mbartur për shpenzimet e gjashtë mujorit të parë për vitin 2009.

Nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e krijimit të shumës 10.000 euro marrë hua nga vëllai i tij, shtetasi B. B. në 14.8.2009, sipas pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr. 84/2016.

Nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të shumës 1.000.000 lekë, marrë hua nga vëllai i tij, shtetasi P. B., në gusht të vitit 2009, sipas pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr. 84/2016.

Ka mungesë të të ardhurave në shumën 9.912.391 lekë (nga të cilat 6.840.639 lekë për vitet 2008 ? 2016 dhe 3.071.752 lekë për këstet deri në tetor të vitit 2008 dhe qershor të vitit 2009) për të justifikuar blerjen e kësaj pasurie, për shlyerjen e huave të marra, kësteve të kredive në shumën 25.000 euro dhe 50.000 euro, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera të familjes së tij, përgjatë viteve 2008 ? 2016.

Ka deklaruar në mënyrë të pasaktë burimet e pasurive në deklaratën ?Vetting?, si dhe nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të tyre dhe të të ardhurave me burim nga ushtrimi i aktivitetit të bashkëshortes për justifikimin e 13 huave, sipas pikave 1, 3, dhe 5 të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm sipas pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016./CNA.al

Zbulohet pasuria e gjyqtarit të Krimeve të Rënda/ Vettingu i â??pret duartâ? Gurali Brahimllarit?

Lajmet e fundit nga