Connect with Us

Ja si Tajvani mund të fusë në luftë Amerikën dhe Kinën

Blog

Ja si Tajvani mund të fusë në luftë Amerikën dhe Kinën

Publikuar

-

Nga Nicholas Kristof “The New York Times”

Nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në një luftë kundër Kinës, ajo mund të fillojë me siguri në Taipei të Tajvanit. Përgjatë ngushticës së Tajvanit, tensionet po rriten shumë. Dhe mbi të gjitha, ekziston një shqetësim në rritje në mesin e disa ekspertëve të sigurisë, se presidenti kinez Xi Jinping mund të veprojë në një mënyrë të pamatur përkundrejt Tajvanit gjatë viteve që do të vijnë, duke tërhequr kësisoj në një konflikt edhe Shtetet e Bashkuara.

Qasja e ashpër e Xi-së ndaj Hong Kongut, po alarmon tajvanezët, dhe po e zvogëlon edhe më tej mundësinë (nëse ka pasur ndonjëherë një të tillë) e një bashkimi paqësor të Kinës. Kina duket se po braktis përpjekjen e saj për të fituar “zemrat dhe mendjet” e banorëve të Tajvanit. Ajo ka përmirësuar vazhdimisht aftësitë e saj ushtarake, çka ka rritur frikën se Xi mund t’i përdorë në fund ato.

“Ne jemi shumë të shqetësuar”- më tha ministri i Jashtëm i Tajvanit, Xhozef Vu. Sipas tij, një ekonomi e ngadalësuar, dhe problemet e tjera të brendshme të Kinës, mund ta nxisin Xi të ushtrojë presion mbi Tajvanin për të shpërqendruar vëmendjen. “Ky është skenari që po diskutohet vazhdimisht nga vendimmarrësit kryesorë”- shtoi ai.

Shqetësimi kryesor i strategëve ushtarakë, nuk është mbi një pushtim në shkallë të plotë. Përkundrazi, ata druhen se Kina mund të shkaktojë kaos dhe dëmtojë ekonominë e ishullit, si një mënyrë për ta gjunjëzuar Tajvanin. Në këtë kuadër, ka një shqetësim real se një sulm kiberntik do të nxirrte jashtë funksionit rrjetin elektrik të Taipeit.

Ose mund të keyë një këputje të kabllove nënujore, që sigurojnë shkëmbimin e të dhënave dhe internetin në Tajvan. Ose një ndërhyrje në Detin e Kinës së Jugut kundër cisternave që transportojnë naftë në Tajvan. Vu shtoi ndërkohë se Kina mund të shtojë presionin e saj ushtarak, duke shpeshtuar patrullimet në zonë, ose duke kryer atje stërvitje ushtarake.

Edhe një bllokadë e pjesshme, do të kishte një ndikim të konsiderueshëm, në qoftë se ajo rrit

kostot e sigurisë, dhe dëmton besimin e investitorëve tek e ardhmja e ishullit. Zyrtarët e qeverisë në Tajvan, hezituan të tregojnë se si do t’i përgjigjen provokimeve në fushën kibernetike dhe në sfera të tjera.

Por Vu tha se zyrtarët ushtarakë “po përgatiten për mbrojtje dhe sulm”. Një tjetër zyrtar i lartë i qeverisë tajvanaze, tha se hakmarrja mund të përfshijë sulme ajrore mbi provincën kineze të Fuxhianit. Kjo i përshtatet bindjes së Tajvani do të përshkallëzonte përgjigjen, për të mbërritur tek një luftë ballore ndaj Kinës.

Dhe nëse ndodh kjo, askush nuk e di me saktësi se çfarë do të bënte SHBA-ja. Një ligj amerikan i vitit 1979, thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbrojtjen e Tajvanit, por ligji është i paqartë se deri ku është i përkushtuar në fakt Uashingtoni.

LEXO EDHE:  Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë në përgjithësi më shumë mbështetës i Tajvanit sesa paraardhësit e tij. Dhe kjo deri tani ka funksionuar mirë. Por tashmë hapat duhen hedhur me kujdes. Ndërsa Tajvani dhe Kina, mund të njohin linjat e kuqe të njëra-tjetrës, unë shqetësohem se politikanët amerikanë mund të përpiqen ta ndihmojnë Tajvanin në mënyra, që shtojnë rrezikun e shkaktimit të një krize.

Përveç përpjekjeve të saj për të izoluar Tajvanin, Kina po kopjon “manualin rus”, duke përdorur Facebook dhe platforma të tjera, për të ndërhyrë në demokracinë e Tajvanit në prag të zgjedhjeve vendimtare të janarit të vitit të ardhshëm. “Kina po përpiqet të diskreditojë dhe çmontojë demokracinë Tajvan”- thotë Keti Çen nga Fondacioni Tajvanez për Demokraci.

Një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mbi Tajvanin, do të ishte një kataklizëm. Por do të ishte një katastrofë, edhe nëse Tajvani do të izolohej ose t’i nënshtrohej Pekinit, pasi ky vend është një shtyllë e teknologjisë së lartë (burimi i më shumë se 90 përqind të çipave kompjuterikë më të avancuar), një shtyllë e demokracisë, dhe një “digë” kundër çdo ekspansioni kinez në Paqësor apo drejt ishullit japonez të Okinauas.

SHBA-ja mund të ndërmarrë disa hapa, të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e një krize. Uashingtoni mund t’ja bëjë të qartë Pekinit, se Tajvani nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm, siç është vetëshpallja si një vend i pavarur. Dhe kjo përveç rastit nëse Kina ndërmerr ndonjë veprim ushtarak.

Ndërkohë, Uashingtoni mund të paralajmërojë Pekinin, që nëse ndërpret energjinë elektrike në Taipei, e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe Shangait. Dhe nëse ngacmohen anijet që bëjnë tregti me Tajvani, ato mund të vendosin në të ardhmen flamurin amerikan.

Por kjo do të thotë të mendosh për atë që mund të ndodhë në vitet e ardhshme, dhe t’ja bësh të qartë Xi Jingping se ai do të paguajë një çmim jashtëzakonisht të lartë, nëse tenton të shkelë lirinë e Tajvanit.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ Mos i besoni asnjëherë fytyrës së një personi

Publikuar

-

Nga

* Shprehjet e fytyrës, mund të mos jenë tregues të besueshëm të emocionit, thonë studiuesit, duke shtuar se njerëzit nuk duhet t’i besojnë kurrë pamjes së fytyrës së një personi. Sipas studimit, disa biznese janë duke punuar madje edhe mbi një teknologji, që do të përcaktojë cilat janë kënaqësitë e klientit, pikërisht përmes shprehjeve të fytyrës.

“Pyetja që shtruam në fillim të studimit ishte:”A mund të zbulojmë vërtet emocionin, përmes shprehive të fytyrës. Dhe përfundimi kryesor është jo, nuk mundemi”- thotë autori kryesor i studimit Aleks Martinez nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në SHBA.

Për gjetjet, studiuesit u fokusuan në ndërtimin e algoritmeve kompjuterike, të cilat analizojnë shprehitë e fytyrës tek njerëzit. Studiuesit analizuan kinetikën e lëvizjes së muskujve në fytyrën e njeriut, dhe i krahasuan ato lëvizje muskujsh me emocionet e një personi.

Dhe zbuluan se përpjekjet për të zbuluar ose përcaktuar emocionet, bazuar në shprehjet e fytyrës së një personi, ishin thuajse gjithmonë të gabuara. “Që të gjithë ne bëjmë shprehje të ndryshme të fytyrës, bazuar në kontekstin dhe prejardhjen kulturore”- tha Martinez.

“Dhe është shumë e rëndësishme të kuptohet, që jo të gjithë ata që i shohim të buzëqeshim janë të lumtur. Dhe jo të gjithë ata që janë të lumtur buzëqeshin. Unë madje do të shkoja deri në ekstrem, duke thënë se shumica e njerëzve që nuk buzëqeshin, nuk janë domosdoshmërisht të palumtur”- shtoi Martinez.

Është gjithashtu e vërtetë, që njerëzit buzëqeshin ndonjëherë për shkak të një detyrimi ndaj normave sociale, thanë më tej studiuesit. Kjo në vetvete, nuk do të ishte një problem thotë Martinez. “Pasi me siguri ata kanë të drejtë t’i dhurojnë një buzëqeshje pjesës tjetër të botës. Por disa kompani, kanë nisur të zhvillojnë teknologji, për të njohur lëvizjet e muskujve të fytyrës, dhe për të përcaktuar emocione apo qëllimet që fshehin ato lëvizje.

LEXO EDHE:  Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

LEXO EDHE:  Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

Grupi i studi, analizoi disa nga këto teknologji, dhe zbuloi se ato kryesisht ishin të pasakta në analizat e tyre. “Disa pretendojnë se përmes këtyr teknologjive, mund të zbulojnë nëse dikush është fajtor për një krim apo jo, ose nëse një student është i fokusuar në mësim apo jo, apo nëse një klient është i kënaqur pas një blerjeje që ka bërë. Por ajo që tregoi hulumtimi ynë, është se ato pretendime janë të plota.

Nuk ka asnjë mënyrë se si mund t’i përcaktoni këto gjëra. Dhe akoma më keq, kjo mund të jetë diçka e rrezikshme”-shtoi ai. Pas analizimit të të dhënave në lidhje me shprehjet e fytyrës dhe emocionet, ekipi hulumtues arriti në përfundimin se duhen më tepër sesa shprehjet për të zbuluar saktë emocionin e një njeriu.

“Ajo që treguam është se kur përjeton një emocion, truri jonë çliron peptide – dhe kryesisht hormone – që e ndryshojnë rrjedhën e gjakut dhe përbërjen e tij. Dhe për shkak se fytyra është e mbushur me këto peptide, ajo ndryshon ngjyrë”- thekson Martinez. Sipas studiuesve, ngjyra e fytyrës mund të ndihmojë në sigurimin e shumë të dhënave./ Thepeninsulaqatar-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Telegrami i gjatë” i Xhorxh Kenan/ Kur SHBA hartoi stategjinë e frenimit të Bashkimit Sovjetik

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shërbimeve diplomatike në ambasadat dhe konsullatat amerikane kudo në botë, i dërgojnë çdo ditë raportime Uashingtonit. Pjesa më e madhe e asaj që ata shkruajnë harrohet, edhe para se të lexohet në Departamentin e Shtetit. Por disa kabllograma, bëhen të famshme kur rrjedhin dhe botohen në media.

Zakonisht asnjëra prej tyre nuk ndryshon dot rrjedhën e historisë. Përjashtim bën kabllograma e famshme që Xhorxh Kenan, i dërgoi eprorëve të tij të Departamentit të Shtetit nga Moska më 22 shkurt 1946. Në dimrin e viteve 1945-1946, shpresat e Shteteve e Bashkuara ishin të mëdha se gjërat do të shkonin mirë.

Lufta e Dytë Botërore, kishte përfunduar me humbjen e Japonisë dhe Gjermanisë naziste. Shumë amerikanë prisnin që Uashingtoni të kishte marrëdhënie të afërta me aleatin e saj të luftës, Bashkimin Sovjetik. Ata mbështesnin përfundimin e gjeneralit amerikan DuajtAjzenhauer, pas vizitës që zhvilloi në Moskën e vitit 1945:”Asgjë nuk e orienton më shumë politikën ruse, sesa dëshira për të pasur miqësi me Shtetet e Bashkuara”.

Por në fundin e vjeshtës së atij viti, aleanca filloi të prishet, ndërsa Moska nisi të ndërtojë një sferë të ndikimit të saj në Ballkan, një prelud i asaj që do të bëhej sundimi sovjetik i Evropës Lindore. Pastaj më 9 shkurt 1946, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin mbajti një fjalim të zjarrtë, në të cilën ai foli për aleancën e kohës së luftës si një gjë që i përkiste tashmë të kaluarës, teksa bëri thirrje që Bashkimi Sovjetik të zbatonte me një angazhim maksimal një seri planesh 5-vjeçare, që synonin një ndërtim të shpejtë ushtarako-industrial të vendit.

I mbajtur vetëm 6 muaj pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, fjalimi i Stalinit i alarmoi zyrtarët amerikanë. Departamenti i Shtetit iu drejtua për një shpjegim Xhorxh Kenanit, ekspertit më të mirë mbi sovjetikët në ambasadën amerikane në Moskë. Kenan, aso kohe 42-vjeç, një diplomat në karrierë, ktheu një përgjigje prej 5000 fjalësh, që ka hyrë në histori si “Telegrami i gjatë”.

Në të ai argumentonte se politika amerikane ndaj Bashkimit Sovjetik, mbështetej mbi një supozim të gabuar:që Uashingtoni mund të ndikonte në sjelljen e Moskës, duke ofruar stimuj për të inkurajuar një sjellje më të mirë.

Përkundrazi, ishte dinamika e brendshme e fuqishme dhe e parezistueshme, ajo që nxiti sjelljen agresive të Moskës. Sovjetikët besonin se me SHBA-në nuk mund të kishin një “modus vivendi” (një mirëkuptim) të përhershëm, se ata dëshironin dhe e shihnin të domosdoshme prishjen e harmonisë së brendshme të shoqërisë amerikane, duke shkatërruar mënyrën tradicionale amerikane të jetesës, dhe duke e shkatërruar autoritetin ndërkombëtar të SHBA-së.

Për pasojë, shkruante Kenan, vetëm kërcënimi i forcës mund të kufizojë ose ndryshojë ambiciet sovjetike. Ai publikoi një version të rishikuar të “Telegramit të gjatë” një vit më vonë në revistën “Foreign Affairs” me pseudonimin “X”. (Ishte ende një punonjës i Departamentit të Shtetit, dhe konsiderohej e papërshtatshme, që ai të shkruante nën emrin e tij).

LEXO EDHE:  Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

LEXO EDHE:  Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

Në thelb sugjerimi mbeti i njëjtë:elementi kryesor i çdo politike të Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Sovjetik, duhet të jetë ai i një kontrolli dhe frenimi afatgjatë, të durueshëm, por të vendosur dhe vigjilent ndaj tendencave ekspansive ruse.

Ideja e Kenan, ishte se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqeshin të mbanin nën kontroll, më shumë sesa të mundoheshin të riafroheshin me Bashkimin Sovjetik. Doktrina e frenimit, do të orientojë politikën e jashtme të SHBA-ve për 4 dekadat e ardhshme.

Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991, studiuesit e politikës së jashtme në të gjithë spektrin ideologjik, u përpoqën të ripërpunonin konceptet e Kenan, dhe ta riemërtonin epokën e politikës së jashtme që arriti të kontrollonte. Deri më tani, askush nuk e ka pretenduar trashëgiminë e tij.

Megjithatë Kenan, nuk ishte asnjëherë dakord me mënyrën se si u zbatuan sugjerimet e tij. Ai besonte se administrata Truman, i dha teorisë së frenimit të Bashkimit Sovjetik një përmasë më luftarake dhe militariste, sesa e kishte menduar ai.

Kenan nisi të mënjanohej gjithnjë e më shumë brenda Departamentit të Shtetit, dhe u largua nga Shërbimi i Jashtëm në vitin 1950. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Institutin për Studime të Avancuara në Univrsitetin e Prinstonit, duke shkruar në mënyrë elegante edhe pse kritike mbi politikën e jashtme të SHBA-së.

Ai vdiq në vitin 2005 në moshën 101-vjeçare. Ai e kishte siguruar termin përcaktues të epokës së tij. Por mendonte gjithnjë se ishte jashtë rolit të tij, duke e përshkruar veten si “mysafir të kohës së dikujt, dhe jo një anëtar të familjes së tij”./ Cfr.org-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kriza e re e emigrantëve sirianë në prag/ Europa është e papërgatitur

Publikuar

-

Nga

* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njollë turpi për bashkësinë ndërkombëtare. Që nga viti 2011, ky konflikt i ka marrë jetën rreth 500.000 njerëzve, ka plagosur më shumë se 1 milionë, dhe ka detyruar 12 milionë të tjerë – gati gjysma e popullsisë së vendit – të largohen nga shtëpitë e tyre.

Por edhe pas një dhune dhe rrënimi të përmasave të tilla, tragjedia po thellohet. Në Idlib, enklava e fundit që kontrollohet nga rebelët, po ndodh një nga katastrofat më të rënda humanitare të luftës. Të gjendur përballë një sulmi vrastar nga regjimi i Bashar Al-Asadit dhe përkrahësit e tij rusë dhe iranianë, rreth 900 mijë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë 2 muajve të fundit, ndërsa të paktën 300 civilë janë vrarë.

Në ndjekje të “fitores së plotë”, avionët sirianë dhe ata rusë kanë bombarduar spitalet, shkollat, tregjet dhe furrat e bukës. Ndërsa organizata humanitare janë të detyruara të largohen nga rajoni, disa nga tmerret e shkaktuara të panjohura për botën, por të tjerat jo.

Më 18 shkurt, “Save the Children” njoftoi se 7 fëmijë – mes tyre një fohnje 7 muajshe – kishin vdekur nga të ftohtit në kampet e Idlibit. Por lufta civile në Siri, është tashmë një tragjedi e harruar. Masakrat ndaj civilëve të një lloji që Perëndimi dikur u zotua të mos i tolerojë më kurrë, janë bërë mëse normale.

Sikurse vëren Dejvid Miliband, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe ish-ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, lufta është simptomë e një “epoke të pandëshkueshmërisë”, që karakterizohet nga mosrespektimi i plotë i sundimit të ligjit, dhe nga një defiçit po aq i madh i “diplomacisë ndërkombëtare”.

Sjellja brutale e regjimit të Asadit, është pasojë e gabimeve të rënda të politikës perëndimore. Në gushtin e vitit 2013, pas vrasjes së 1.400 civilëve gjatë një sulmi me gaz sarin në Gutan Lindore, Siria e kaloi vijën e kuqe të përmendur me herët nga presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama.

Dështimi i SHBA-së për të ndëshkuar Asadin, e zvogëloi ndikimin e saj në rajon, duke forcuar atë të armiqve të saj. Donald Trump, që e kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake në vitin 2013, synoi në mënyrë oportuniste ta poziciononte veten kundër administratës Obamam, kur SHBA-ja ndëmori disa sulme ajrore në përgjigje të sulmit kimik në Khan Shajkun në vitin 2017.

Por Trump, nuk ka hartuar kurrë ndonjë gjë që t’i ngjajë një strategjie koherente mbi Sirinë.

LEXO EDHE:  Tentoi të ndalonte një ves njerëzor, por Prohibicioni ndihmoi në fuqizimin e mafias në SHBA

LEXO EDHE:  Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

Në fakt, SHBA-ja i braktisi kurdët në verilindje të Sirisë, duke i detyruar ata të arrijnë një armëpushim me regjimin e Asadit. Robert O’Brajan, këshilltari i SHBA për sigurinë kombëtare, e zbuloi papërgjegjshmërinë përmes së cilës SHBA-ja e sheh sot Sirinë, kur deklaroi më 11 shkurt: “Çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur ata? A mos duhet të jemi një polic global, të mbajmë një shkop dhe të themi “Ndalojeni Turqinë, ndalojeni Rusinë?”.

Përballë asaj që historiani Najxhëll Hemilton e ka quajtur “Amerexit”, bota demokratike ka mbetur pa udhëheqje. Këshilli i Sigurimit i OKB, që cili numëron Rusinë në mesin e anëtarëve të tij të përhershëm, është i pafuqishëm. Bashkimi Evropian, i konsumuar nga problemet e brendshme, rri e bën sehir nga larg.

Britania e Madhe, pavarësisht retorikës së saj të zëshme për një “Britani globale”, nuk ka qenë kurrë më apatike dhe e mënjanuar sesa sot përballë një krize gjeopolitike. Asnjë zyrtar i lartë britanik, përfshirë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, nuk ishin të pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fillim të këtij muaji.

E megjithatë, as Britania dhe as Bashkimi Evropian, nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të luftës së pambarimtë në Siri. Zhvendosja e afro 1 milionë civilëve nga Idlibi, kërcënon të ringjallë krizën e emigrantëve që e goditi BE-në në vitet 2015-2016.

Turqia, që tashmë po mban 3.6 milion refugjatë sirianë, si pjesë e marrëveshje të dyshimtë me Evropën, është zotuar të mos i pranojë më. Por një BE e përçarë, nuk është aspak e përgatitur për një fluks të ri refugjatësh. Duke pasur parasysh këtë, Rusia dhe Turqia do të përpiqen tani të shfrytëzojnë dobësinë e Evropës, duke bërë kërkesa gjeopolitike, në këmbim të bashkëpunimit.

Në një botë të globalizuar, dallimi midis politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, nuk është më i përdorshëm. Por pa marrë parasysh këtë, Perëndimi ka kërkuar ngushëllim në iluzionin e izolimit. Megjithatë, katastrofa siriane do ta detyrojë së shpejti që të përballet me realitetin./“New Statesman”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE