Connect with Us

Hetimet për Metën/ Blushi: Presidenti gati për të dëshmuar

Politikë

Hetimet për Metën/ Blushi: Presidenti gati për të dëshmuar

Publikuar

-

Pak ditë më parë Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, ku i kërkon që të paraqitet për të dëshmuar me datë 9 shtator, ora 10:00.

Sor, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjete sociale, ka deklaruar se Meta do të paraqitet për të dëshmuar ashtu siç i është kërkuar.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan Blushi në rrjetet sociale./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zgjidhja e krizës do të vijë nga brenda”/ Patozi nxjerr “zbuluar” Bashën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar sot deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme tha se “Zgjidhja e krizës politike do të vijë nga brenda dhe jo nga jashtë”.

I ftuar në A2CNN, Astrit Patozi tha se “Këto deklarata patetike të sovranistëve të vonuar që këtë profesion e ushtrojnë part time më shkaktojnë humor. Mbaj mend seancën e famshme të reformës në drejtësi ku u ngritën 140 kartonë jeshil, përfshirë edhe Bashën që ishte aty prezent për të shprehur dëshirën për të votuar. Kam parë paralajmërime për protesta të frikshme por që pas një telefonate nga përtej Adriatikut kanë përfunduar në përqafime”.

Më tej, ai theksoi se sidomos tani, në situatën që ndodhet Shqipëria, është e demosdoshme prania e ndërkombëtareve.

“Sidomos tani kemi nevojë për partnerët strategjike dhe historia jonë e ka treguar. Kur ata kanë humbur pak vëmendjen ndaj politikës në Shqipëri, ne kemi rënë në gabime të tmerrshme. Përmednim këtu pazarin e dy viteve më parë dhe 30 qershorin. Roli i partnerëve ndërkombëtarë është i domosdoshëm dhe i pazëvëndësueshëm”.-tha Patozi.

Gjithashtu ai theksoi se “Ne jemi të paaftë për të zgjidhur vetë krizën”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shembujt janë ulëritës”/ Astrit Patozi numëron arsyet, ja pse duhet ndryshuar sistemi

Publikuar

-

Nga

patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, është shprehur se zgjidhje për këtë nuk është vetëm Reforma Zgjedhore, por sipas tij duhet një ndryshim rrënjësor i sistemit.

I ftuar në A2CNN, Patozi tha se “Mendoj se duhet ndryshuar sistemi. Ky sistem ka degraduar, shembujt janë ulëritës, e para që prodhoi pazar në 17 maj 2017 dhe e dyta në 30 qershor që gati çoi në përplasje civile”.

Patozi theksoi se kjo është një krizë e sistemit, i cili i kthen partitë kryesore në sulltanate të kryetarëve.

“Do doja që partnerët tanë ta lexojnë drejt, shoqëria shqiptare është koshiente, por politika reziston.

Partitë kryesore që janë përgjegjëse për alikimin e keq të sistemit, duan ta ruajnë sistemin. Mua më duken shqetësuese këto qëndrime. Dy partitë kryesore nuk e duan këtë temë”-tha Patozi.

Më tej, ai u shpreh se ka dy mënyra që ata të detyrohen të ndryshojnë sistemin.

“Ata detyrohen në dy mënyra. E para presion i të gjithë aktorëve që janë të prekur nga sistemi. Duhet të çlirojmë listat nga kryetarokracia dhe të çlirojmë institucionet, pastaj të shkojmë në zgjedhje normale.

Duhet të çirojmë komisionet zgjedhore e pastaj të pretendojmë në një marrëveshje të madhe sociale që të na shpëtojë nga kriza. Shoqëria, media dhe sidomos faktori ndërkombëtar mund t’ia dalë që ti bindë palët që kjo është rruga e vetme”-tha Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji për pronat/ Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me Ramën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka në fokus projektligjin e pronave.

Sipas BW, Komisioni i Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator dhe misioni i vizitës është pikërisht ligji për pronat. Komisioni i Venecias do të takojë edhe grupet parlamentare

Sot pasdite, delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.

LEXO TE PLOTE