Connect with Us

“Gjellën e prishur detyrohet ta hajë ai që e gatuan”/ Kujt i drejtohet Çollaku?

Politikë

“Gjellën e prishur detyrohet ta hajë ai që e gatuan”/ Kujt i drejtohet Çollaku?

Publikuar

-

Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vijojnë reagimet në të dyja kampet politike në vend, ku secila palë ia hedh fajin tjetrës për ktitikat.

Por, ndërkohë në lidhje me këtë raport sot ka ardhur një reagim edhe nga ish-kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku ka shigjetuar ministren për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, numrin dy të PS-së, Taulant Ballën dhe ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn, ndërsa shkruan se “Banalitet mund te quhet qendrimi publik i nje ministre me emrin Elisa, lidhur me raportin ODIHR per 30 qershorin dhe krizen politike ne vend. Jam i sigurte te ngjashem do te beje Taulanti e patjeter Fredi.
Dalja e Gentit nuk ngjiti..,vetem gajasi.

Por e tera nuk eshte rastesi.
Eshte nje projekt i miremenduar.
Sa here ne vend ka krize e miqte (e huaj)na kerkojne ta zgjidhim duke u ulur dialoguar e arsyetuar, si pararoje dalin disa personazhe si Elisa, Fredi, Taulanti.
Bejne deklarata provokuese ne ekstrem e shpesh dhe pertej kufirit te llogjikes, te lyer me arrogance.”

Sipas Çollakut, menyra me e mire per te mundur banalitetin e arsyes eshte ajo me e lashta dhe me e sigurta,mos angazhimi ne beteje me te.

“Ndaj duhen lene ne konsumin e banalitetit llogjik e politik,ashtu si gjellen e prishur detyrohet ta haje,heret ose vone,ai qe e gatuan.”-shkruan ndër të tjera Çollaku.

Postimi i plotë:

Ne kohen kur kerkohet arsye dhe serviret banalitet.
—————-
Banalitet mund te quhet qendrimi publik i nje ministre me emrin Elisa, lidhur me raportin ODIHR per 30 qershorin dhe krizen politike ne vend. Jam i sigurte te ngjashem do te beje Taulanti e patjeter Fredi.
Dalja e Gentit nuk ngjiti..,vetem gajasi.

Por e tera nuk eshte rastesi.
Eshte nje projekt i miremenduar.
Sa here ne vend ka krize e miqte (e huaj)na kerkojne ta zgjidhim duke u ulur dialoguar e arsyetuar, si pararoje dalin disa personazhe si Elisa, Fredi, Taulanti.
Bejne deklarata provokuese ne ekstrem e shpesh dhe pertej kufirit te llogjikes, te lyer me arrogance.

LEXO EDHE:  Sfida e emigracionit zgjidhet me dyer të hapura, jo me mure

Deklarata dhe arroganca irritojne,cudisin dhe nxisin replike. Por replika behet e veshtire dhe e gabuar nese deklaratat kane vec forme e jo permbajtje,pasi replika behet mbi permbajtjen. Keshtu replika behet sherr e sherri vec vret arsyen e permbajtjen,e nga kjo fiton vec ai qe nuk ka asnjeren e as tjetren.
Sherri eshte shpetim per ate qe nuk e ka argumentin.

Jane krijesa (publike)qe mjeshterisht Rama ka prodhuar per nje strategji qe shpesh ka funksionuar.
Personazhet jane te afte te thone cdo gje pa asnje kujdes e skrupull te brendshem ndaj arsyes e racionalitetit. Jane emocionalisht imun nga mungesa e ketyre skrupujve,kane shkeputur cdo interes ne investimin e imazhit publik (u intereson vetem investimi te Shefi ).
Duke mos u kujdesur per llogjiken nuk kujdesen edhe per fjalorin. Thone cdo gje u kerkohet,si u kerkohet kur u kerkohet. Te bindur se edhe nese nuk bindin publikun kane bindur shefin.

Jane arme perfekte per te te ftuar e fituar ne betejat e banalitetit llogjik.
Strategjia ka funksionuar ne shumicen e rasteve.
Shpesh kane rezultuar si arme publike perfekte per te futur gjithe dynjane ne spiralen “e lagu se lagu”…derisa halli te harrohet e ne pritje te hallit te rradhes.

Ekspozohen sa here ka nevoje per arsye ,si antidod per asgjesimin e saj.

Por menyra me e mire per te mundur banalitetin e arsyes eshte ajo me e lashta dhe me e sigurta,mos angazhimi ne beteje me te.

Ndaj duhen lene ne konsumin e banalitetit llogjik e politik,ashtu si gjellen e prishur detyrohet ta haje,heret ose vone,ai qe e gatuan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan fuga/ Një sqarim, i pari dhe i fundit!

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit zgjedhor te sotem qe pengon qytetarin te votoje une mbeshtetem te studimet e mia botuar te libri SHOQERIA PIRAMDALE.

Ky sistem eshte kanceri i Shqiperise se sotme, eshte burimi i te gjithe te keqiave. Vjedhja e votave, vendosja kryetare bashkish lloj lloj te inkriminuarish, PPP, tenderat vjedhacake, deputete pa mandat, etj., nuk jane asgje perpara kesaj menyre votimi dhe zgjedhjesh deputetesh qe perbejne aktin politik korruptiv themelor qe korrupton gjithe shtetin. Kurre shqiptari nuk ka qene kaq i rrezikuar sa nga cfare eshte nga ky kod zgjedhor.

Une ftoj te gjithe ata qe kerkojne te bisedojne me mua ketu lidhur me kete problem, qe kjo gje, me gjithe respektin tim, eshte e pamundur te ezaurohet ketu.

Kush deshiron ta njohi kete problem te plote, ta kuptoje dhe te me kuptoje, duhet t’i referohet librit te cituar me lart.

Nuk kam asgje me shume se cfare kam thene atje, as nuk i heq asnje fjali.

E kam shkruar me mendje te ftohte e sinqerisht per qytetarin. Jo per militantet fanatike. As per ata qe nga shoqeria vertikale, pavaresisht kush e qeveris ate, perfitojne privilegje pa merite.

Ka te korruptuar ne pushtet, por ka edhe ne opozite qe mezi presin te korruptohen. Nuk ka pyll pa derra.

Une uroj qe partite politike sidomos opozita te mos pajtohet duke mos u dorezuar perpara sistemit te sotem zgjedhor qe e tall, poshteron, e perdhos qytetarin.

Gjithsesi me trishtim shoh qe edhe individe qe prej dekade kane ndjekur shkrimet e mia kritike ndaj te qeverisurit, besoj nuk kam zhgenjyer, kane tre dite, pas qendrimit tim sinqerisht kritik ndaj sistemit te sotem zgjedhor, qe edhe opozita dikur e ka kritikuar, kerkojne te ushtrojne presion, te me intimidojne, per te hequr dore nga qendrimet e mia.

Nuk shprehin mendime, por bertasin politikisht per te sherbyer si investim i urryer per ndonje post kapterri me vone kur tua beje mbare Zoti.

LEXO EDHE:  “Krimi në Shqipëri, ekskluzivitet i Rilindjes”/ Deklarata e fortë e Armand Shkullakut

LEXO EDHE:  Sfida e emigracionit zgjidhet me dyer të hapura, jo me mure

Kane ngaterruar adrese, nuk me njohin ndonese nje pjese edhe miq virtuale, me ngaterrojne me ndonje tjeter.

O zonja dhe zoterinj, une nuk jam militant, as anetar partie, as pres perfitime, dhe as kam marre perfitime nga asnje parti, aq me pak nga qeveria e sotme qe nuk ka lene rast pa me pickuar e goditur. Hallall i qofte!

Mua nuk me interesojne fare partite. Me intereson vetem qytetari. Ai eshte pushteti, ai eshte opozita, ai eshte Zoti. Ne pra.

Nese ka skllever qe dorezojne te drejtat e tyre, jane te mjere, ata sapo nuk marrin privilegje kafshojne doren e atyre qe u kane dhene krodhen e bukes.

Une as tradhetoj, as braktis, por as servilosem.

Ideali im nuk eshte politika. Politika eshte thjesht nje mjet. Por ato qe vertetohen nga studimet dhe kerkimet shkencore nuk mund te mbulohen me sharje, presione.

Dhe me censure te eger. Te shemtuar. Po, po, te eger! Mjerisht. Ju lumte dora!

Une vazhdoj gjithnje i njejti. Ndonese shume i zhgenjyer.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Ramës për Spitalin Kirurgjikal/ Vasili: Lëri broçkullat, shtroju punës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Spitalin Kirurgjikal për të cilin tha se është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri, në shëndetësinë e vendit.

Vasili i thotë Ramës t’i lërë broçkullat “madhështore” për shëndetësinë, ndërsa pretendon se këtë deklaratë kryeministri e ka bërë me injorancë proverbiale.

“Në këtë rast qytetaret duhet ta dinë se ky është riorganizimi i vetëm disa prej shërbimeve kirugjikale si kirurgjiia e përgjithshme dhe urologjia. Që të quhej një spital kirurgjikal do të duhej që të gjithë shërbimet kirurgjikale të kryheshin atje.

Ndërkohë që në QSU salla kirurgjikale dhe shumë mirë të paisura që s’janë asfarë pjesë e këtij spitali, ekzistojnë në kardiokirurgji, në neurokirurgji, në djegje- plastike, në pediatri dhe në onkologji”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, katet që inauguroi Rama janë ndërtuar që në vitin 2012 si pjesë e spitalit të Urgjencës dhe e projektit me CEB, si një investim madhor dhjetëra milion euro dhe me teknologji të nivelit shumë të lartë, që ndodhet po aty.

“Vetë QSU është një investim madhor i realizuar në vite nga qeveri të ndryshme. Po kështu spitale si Durrësi e Shkodra, me investime mjaft të mëdha të qeverisë dhe Bankeën Botërore si dhe shumë investime të tjera mjaft më të medha të realizuara nga Qeveri socialiste dhe demokrate në Elbasan, Korçë ,Sanatorium si dhe projekti i I-Health etj.

LEXO EDHE:  Cakaj takon zyrtarin e lartë gjerman/ Rruga drejt BE-së, e pakthyeshme

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Zbulohen detajet e dosjes hetimore 184

Shqiptarët kanë sy, kanë memorje, po ashtu edhe mjekët dhe infermierët e këtij vendi përjashtuar ndonjë koleg mjek të shplarë nga personaliteti apo të verbuar nga pasioni rilindas që bën sikur i harron, i kanë parë e përdorur këto investime të realizuara ndër vite.

Ndonjë nga të mbijetuarit e Partise Socialiste brenda rilindjes duhet t’ja kujtojeë këtij injoranti dhe ziliqari investimet e bëra në shëndetesi edhe nga ministrat e shëndetësisë të Partisë Socialiste”, thekson nënkryetari i LSI.

Vasili deklaron se premtimi për shëndetësinë falas është një broçkull idiote, ndaj i kërkon Ramës t’i shtrohet punës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ne shohim vetëm majën e ajsbergut”/ Demalia: Rama i frikësuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Ilir Demalia, teksa ka folur për ligjin që synon censurimin e mediave, u shpreh  se pushtetarët janë të frikësuar për aferat korruptive në të cilat ata janë përfshirë.

Këta duan ti mbyllin gojën sepse e dinë veten mirë se kush janë. Ne nuk dimë asgjë, ata dinë më shumë më tepër. Ne shohim vetëm majën e ajsbergut, këta janë të frikësuar sepse dinë çfarë është nën ujë. Edhe Rama këtë e bën për të bllokuar investigimet, median, fjalën e lirë, por nuk do t’ja arrijë dot.

Regjimet autoritare dhe regjimet diktatoriale gjënë e parë që bëjnë fillojnë censurojnë fjalën e lirë. Ne kemi një eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme si popull me 45 vjet komunizëm, censurimi i fjalës së lirë. Po thuaj çfarë të duash për mua, nuk më intereson. Njeriu shqetësohet kur e ndjen veten fajtor”, u shpreh Demalia në një lidhje për Ora news./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE