Connect with Us

Drejtësia e re/ Si do shpërblehen prokurorët e SPAK-ut që godasin zyrtarët e lartë

Vetingu

Drejtësia e re/ Si do shpërblehen prokurorët e SPAK-ut që godasin zyrtarët e lartë

Publikuar

-

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët do të dërgojnë para Gjykatës Speciale zyrtarët e lartë të korruptuar, duke u konfiskuar njëkohësisht edhe pasurinë e pajustifikuar me burime të ligjshme, do të shpërblehen me karrierë të shpejtë dhe vlera monetare.

Kështu parashikon ligji për statusin e magjistratëve si dhe një rregullore e miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për ngritjen në detyrë të prokurorëve te SPAK-ut.

Në një kohë kur përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar përmes 7 mesazheve se pushtetarët e korruptuar dhe bosët e krimit do të japin llogari para SPAK-ut, goditja e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta është kusht kryesor për ngritjen në detyrë, vlerësimin dhe shpërblimin e prokurorëve të posaçëm, shkruan Shqiptarja.com.

Neni 16 i ligjit për statusin e magjistratëve parashikon që magjistrati që ka vlerësimin më të lartë etik dhe profesional merr një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë ose rreth 3 mijë USD, brenda një viti.

Ndërkaq rregullorja e miratuar nga KLP, e cila shërben si standard, parashikon hetimi i çështjeve të ndërlikuara ligjërisht dhe në fakte është kriteri kryesor për vlerësimin më të lartë profesion.

Sipas rregullores së KLP, ‘çështje e ndërlikuar ligjërisht dhe në fakte’ konsiderohen ato çështje ku subjekt i hetimit është një funksionar i lartë publik, të cilat kanë një numër të madh të pandehurish ose një numër të madh veprash penale, që passjellin pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë e personave ose shkaktojnë dëm të madh ekonomik, të cilat rezultojnë në konfiskimin e aseteve me vlera të mëdha etj.

 Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, pavarësisht arritjeve në detyrë, gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, bashkë me familjet, por edhe pasi të dalin në pension.

Prokurori i SPAK-ut ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku ushtron detyrën.

LEXO EDHE:  Ne kemi nevojë për një SPAK që të na sjellë besimin tek drejtësia!

Për çdo anëtar të familjes së tij, i cili jeton në të njëjtën banesë me prokurorin e posaçëm, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.

Në rast se në një familje janë dy persona kanë të drejtë të përfitojnë kredi për shtëpi të subvencionuar nga shteti, do të përfitohet vetëm nga një prej tyre.

Paga
Prokurorët e SPAK-ut do të marrin një pagë trefish më të lartë se paga aktuale e prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetingun.

Nëse aktualisht, paga mesatare për prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, paga e prokurorit të posaçëm do të bëhet nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke u bërë njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin.

Kjo vlen edhe për të gjitha gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun.

Ata do të marrin edhe një shtesë për vjetërsi në ushtrimin e funksionit llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

“Mungesë të burimeve financiare”/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani ka dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Canit.

Në konkluzionet përfundimtare të komisionerit publik, thuhet se ankimimi nga subjekti Besnik Cani nuk provon të kundërtën e pretendimit të komisionerit.

Pas verifikimeve të kryera është kërkuar shkarkim nga detyra i Canit, pasi sipas Komisionerit Publik prokurori rezulton me mungesë të burimeve financiare.

Deklarata e Komisionerit Publik:
Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.
Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.
KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.
Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.
Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.
KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.
Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: