Connect with Us

Berlin/ CDU-CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë

Bota

Berlin/ CDU-CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë

Publikuar

-

CDU/CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicionin lidhur me procesin e negocitava BE-Shqipëri. Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe kryeministri shqiptar.

Siç mësoi Deutsche Welle nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Të involvuar do të jenë kryeisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme. Gjatë javës së ardhme ata pritet të takohen si me përaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme (13.09) në Berlin.

Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë. Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, zqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut./ DW

LEXO EDHE:  EDITORIAL/ JO, Largimi i gjermanëve s’duhet jetë aspak festë kombëtare e Shqipërisë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

LEXO EDHE:  Rusia dëbon dy diplomatë gjermanë

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE