LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksion i madh në Maqedoninë e Veriut/ 10 të arrestuar, sekuestrohen disa mjete luksoze

6 Shtator 2019, 06:28, Kosova & Bota CNA
Aksion i madh në Maqedoninë e Veriut/ 10 të arrestuar,

Në shumë aksione të kordinuara policia deri tani ka arrestuar 10 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë bastisjeve konfiskoi rreth 20 kilogramë marihuanë, droga tjera narkotik, shtatë automjete dhe një motoçikletë.

Reparti për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz dhe Reparti për polici kriminalistike pranë Byrosë për siguri publike në MPB, në bashkëpunim me Sektorin për punë të brendshme Ohër dhe Repartin për operacione policore të specializuara, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë, zbuloi një grupë kriminelësh e cila është marrë me furnizimin dhe shitjen e marihuanës në Strugë, Ohër, Manastir, Veles dhe Tetovë.

Gjatë hetimit, kumtoi sot MPB, është konfirmuar se grupi është udhëhequr nga L.G.(25) nga Struga, i cili ka qenë i obliguar për furnizim, organizim të transportit dhe distribuim deri te dilerët e rrugëve për shkak të rishitjes së mëtutjeshme dhe M.D.(23) nga Struga, i cili drogën e ka fshehur në një shtëpi uikendi në fshatin Belicë e Epërme, ku është paketuar dhe dorëzuar personit L.G. për shitje të mëtutjeshme, raporton ?Tetova sot?.

Në fillim të muajit gusht 2019 në rrugën rajonale Resnjë-Manastir është bastisur në automjetin udhëtues ?mazda? me targa të Velesit, i ngasur nga D.D.(38) nga Velesi dhe janë gjetur rreth 4,5 kilogram marihuanë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe marrë edhe 2,5 kilogram marihuanë.

Në suaza të hetimit të zbatuar në rajonin e Ohrit, nga liria janë privuar personat L.G.(34) dhe A.V.(38), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjes në një apartman në lagjen Lagadin, ku përkohësisht kanë qëndruar dhe në automjetin udhëtues ?opel vektra? dhe ?folksuagen pasat?, janë gjetur dhe marrë rreth tre kilogramë marihuanë.

Në mes të muajit gusht në hyrje të Manastirit, potencohet në kumtesë, gjatë bastisjes së automjetit udhëtues ?mitsubishi?, i drejtuar nga Z.K.(32) nga Manastiri, është gjetur dhe marrë marihuanë, për çka është dorëzuar denoncim adekuat. Gjatë fundit të muajit gusht nga liria janë privuar N.M.(52) dhe G.M.(26), të dy nga Tetova, sepse gjatë bastisjes së automjetit udhëtues ?BMW? në rrugën rajonale për në fshatin Falishe dhe Saraqino janë gjetur dhe marrë rreth 10 kilogram marihuanë. Të gjithë këto persona drogën e kanë marrë nga L.G. dhe M.D.

Nga MPB informojnë se dje janë kryer bastisje në shumë lokacione në Ohër dhe Strugë te anëtarët e grupit kriminel.

Në Ohër është bastisur në dy lokacione, te P.K.(34) dhe R.T.(29)me ç?rast sëhtë gjetur dhe marrë marihuanë. Në rajonin e Strugës janë kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësira tjera në pesë lokacione dhe atë te personat L.G. dhe M.D., me ç?rast janë gjetur dhe marrë dy peshore digjitale, valixhe rrugore me mbetje të marihuanës, celularë, SIM-kartela, pistoletë ?Çeshka Zbroevka? një korrnizë dhe 16 plumba, automjet udhëtues ?fiat punto? dhe motoçikletë ?truva?. Të gjithë janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të dorëzohet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të bërë ?prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore?, dhe ?përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse?.

Në bazë të urdhërit gjyqësor është kryer bastisje edhe në një shtëpi dhe hapësira tjera te personi M.M. (32) në Strugë për shkak të dyshimit për involvim në tregti të palejuar me drogë. Megjithatë, nënvizohet në kumtesë, janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe shishe të mbushura me lëng të panjohur, për çka pas ekspertizës së kryer plotësisht do të dorëzohet padi penale kundër personit M.M.

Lajmet e fundit nga