Connect with Us

Video-Imzot Joan shpjegon misterin e martesës/ Pse Kisha është kundër divorcit

Sociale

Video-Imzot Joan shpjegon misterin e martesës/ Pse Kisha është kundër divorcit

Publikuar

-

Tashmë është bërë traditë e konsoliduar prej dekadash, kampingjet orthodhokse zhvillohen rregullisht çdo vit, duke krijuar mundësinë për qindra fëmije, të rinj e të reja dhe student të kalojnë së bashku çaste të bukura.

Ata ngrihen shpirtërisht, nëpërmjet pjesëmarrjes në shërbesat e shenjta dhe mësimeve që marrin, por edhe zbaviten e bëjnë aktivitete të larmishme.

Gjatë kësaj vere, u zhvilluan tri kampe për vajza dhe tri kampe për djem, ku më poshtë po japim përmbledhur diçka nga veprimtaritë e tyre të shumta.

Mitropoliti i Korçës, Joan Pelushi gjatë një referati të mbajtur në Pogradec, në “Kampingun e familjarëve”, ndër të tjera ka shpjeguar misterin e martesës dhe pse Kisha është kundër divircit.

Imzot Joan tha se sot jetojmë në një kohë divorcesh pa fund, dhe sipas tij kjo vjen për shkak të dobësimit të besimit.

“Sot  jetojmë në një kohë divorcesh pa fund. Kjo vjen sepse është dobësuar besimi. Martesa është një sakrament, është një mister. Do ndalem shumë shkurtimisht se çfarë është misteri.

LEXO EDHE:  Nusja e re e familjes mbretërore thyen traditën qindravjeçare

Nnëpërmjet shenjave të dukshme, transmetohet hiri i padukshëm i Perëndisë. Ne bukë edhe ujë shohim në pagëzim, por ky është trupi dhe gjaku i Krishtit, ky është misteri.

Mister nuk është vetëm dicka e panjohur, është kur mendja jonë nuk e kupton dot të gjithën sesi. Edhe martesa është një sakrament. Radhën tjetër që diskutuam ju thashë se një shprehje, “Dituria e botës e shikon dashurinë si një lidhje mes burrit dhe gruas, ndërsa e krishterë e shheh si një lidhje mes burri , gruas dhe Perëndisë.”

Perëndia është hallka që e mban lidhur, nëse e heqim do dobësohet. Ndërtoje murin pa çimento dhe shumë shpejt do prishet. Kurorra në Kishë është bërë në praninë e Zotit.

Divorci është një fyerje karshi Zotit prandaj besnikëria është dicka shumë e rëndësishme. Do të thotë edhe besnikëri ndaj Perëndisë”-tha ndër të tjera Imzot Joan.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Në mes të pandemisë, mijëra qytetarë të Laçit 1 muaj pa ujë të pijshëm!”

Publikuar

-

Nga

Gjatë takimit me banorët e grupseksionit nr. 5 në Sanxhak, Laç, mbi propozimet e kandidatëve të Partisë Demokratike për pushtetin qendror dhe atë lokal, kreu i FRPD Belind Këlliçi ka denoncuar një problem shqetësues për këta banorë.

Sipas kreut të FRPD, mungesa e ujit të pijshëm prej më shumë se 1 muaji, në Sanxhak, Laç dhe Kurbin është një problem real edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, përpos kushteve të vështira ekonomike dhe mjerimit që ka pllakosur kudo, banorët tashmë përballen dhe me mungesen më bazike në keto kushte pandemie.

“Procesi i propozimeve te kandidateve te Partise Demokratike per pushtetin qendror dhe ate lokal, vijoi me grupseksionin nr. 5 ne Sanxhak, Laç. Transparence, pozitivitet dhe pergjegjshmeri maksimale ne cdo propozim!

Nje nder problemet kryesore te diskutuara ne Sanxhak, pas procesit te propozimeve ne zbatim te Udhezimit nr. 60 te PDSH, ishte dhe mungesa e ujit te pijshem prej me shume se 1 muaji, ne Sanxhak, Laç dhe Kurbin! Edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, me mijra qytetare te Kurbinit, perpos kushteve te veshtira ekonomike dhe mjerimit qe ka pllakosur kudo, tashme perballen dhe me mungesen me bazike ne keto kushte pandemie!

LEXO EDHE:  INSTAT: Shqiptarët martohen dhe lindin më shumë në vjeshtë, por vdesin më shumë në dimër

LEXO EDHE:  Angelina Jolie zbulon përpjekjet për të shpëtuar martesën me Brad Pitt

Nderkohe qe qeveria vijon propaganden dhe situata e menaxhimit te pandemise shkaktuar nga Covid-19 ka dale teresisht jashte kontrollit, nderkohe qe kudo behet thirrje per respektimin e distances sociale dhe ruajtjen e higjienes personale, ne nje sjellje teresisht kriminale dhe primitive, Edi Rama i mohon ujin e pijshem mijra e mijra qytetareve!

Ndaj shpresa e vetme per rikthimin e Shqiperise ne normalitet, mbetet vetem Partia Demokratike. Bashke do ja dalim”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”/ Mesazhi fortë i ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, lidhur me pandeminë e Covid-19.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj Kim.

Ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

LEXO EDHE:  Meghan Markle do të thyejë një traditë të rëndësishme mbretërore këtë Krishtlindje

LEXO EDHE:  INSTAT/ Shqiptarët korrigjojnë moshën e martesës

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fotot- Shpime në fytyrë e trup/ Pamje të frikshme brenda një sekti në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan.

Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte.

Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre. Fotot e publikuara tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.

LEXO EDHE:  INSTAT: Shqiptarët martohen dhe lindin më shumë në vjeshtë, por vdesin më shumë në dimër

LEXO EDHE:  Angelina Jolie zbulon përpjekjet për të shpëtuar martesën me Brad Pitt

Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të Kombinatit, ku nënë e bijë vdiqën si pasojë e vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja, po risjellim edhe njëherë këto foto nga veprimtaria e një sekti.

Fotot janë bërë vetëm pak pasi kishte rënë komunizmi.

 

LEXO TE PLOTE